ANALIZA: As koha, as historia nuk është në mbështetje të Trump për zgjedhjet presidenciale!

23 Tetor 2020, 17:45Bota TEMA

Gjithçka dukej kaq e thjeshtë për Donald Trump ndërsa ai ngjitej në skenën e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në janar të këtij viti. Në fillimin e një viti zgjedhor, mbledhja e elitës globale të biznesit ishte një mundësi për të filluar fushatën e tij.

“Sot jam krenar të deklaroj se Shtetet e Bashkuara janë në mes të një bumi ekonomik”, tha Trump në një sallë të mbushur plot. “Amerika po lulëzon dhe po fiton përsëri si kurrë më parë.”

Trump e njihte historinë. Shumica e presidentëve në detyrë që nga Lufta e Dytë Botërore nuk u ndihmuan nga një ekonomi e dobët. Pra, me tregun e aksioneve në rekorde të larta dhe papunësinë në nivelin më të ulët, presidenti mendoi se rruga drejt fitores do të ishte e qetë.

Por ai nuk mendoi për asnjë moment që fushata e tij për rizgjedhje do të zhvillohej kundër një pandemie globale. Përpara debatit të së enjtes me Joe Biden, pandemia kishte shkaktuar më shumë se 200,000 vdekje në SHBA dhe nivelet e infeksioneve janë akoma në rritje. Papunësia u rrit në 15%, ngaqë pjesët e mëdha të ekonomisë u mbyllën në pranverë. Larg nga kryesimi i një bumi ekonomik, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se ekonomia më e madhe në botë do të tkurret me më shumë se 4% këtë vit. Vendosur në kontekst, hera e fundit që ekonomia u tkurr me më shumë se 4% në një vit zgjedhor presidencial ishte në 1932, kohët e Depresionit të Madh, kur Herbert Hoover ishte në Shtëpinë e Bardhë. Hoover nuk mori një mandat të dytë…

Në pamundësi për të bërë fushatë me pretendimin se po kryeson ekonominë më të fortë që ka njohur ndonjëherë SHBA, javët e fundit Trump ka pretenduar se ai është kandidati më i mirë që mund të sigurojë rimëkëmbjen. Ndaj dhe presidenti është i etur që të marrë një projekt-ligj të ri stimulues përmes Kongresit para ditës së zgjedhjeve.

Për muaj me radhë, Trump është përpjekur të marrë këtë paketë të re që mund të ushqejë ekonominë, por edhe nëse një marrëveshje arrihet, votuesit nuk do të ndiejnë ndikimin e kësaj pakete përpara zgjedhjeve.

Me më pak se dy javë në dispozicion, koha dhe historia nuk janë në anën e presidentit. As pandemia nuk është. Këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë vetëm me atë që është më i miri në drejtimin e ekonomisë por edhe se kush do të jetë më i miri në trajtimin e Covid-19 dhe kush mund t’i mbajë amerikanët të sigurt.(scan,The Guardian)

1 komente në “ANALIZA: As koha, as historia nuk është në mbështetje të Trump për zgjedhjet presidenciale!”

  1. Trump eshte Presidenti me i madh qe ka pase Amerika says:

    Reporter e ke gabim qe z. Trump nuk do te fitoje zgjedhjet Presidenciale ne Amerike. Nuk e njihni Ameriken. Mbani mend kete koment dhe desheroj te ve nje bast me ju qe fituesi i gares Presidenciale ne Amerike do te jete z. Trump. Eshte i vetmi President qe ka qene i cilter dhe i paster dhe ka thene te verteta si psh fake news. Nuk ka patur asnje Presdient qe ti thote stacionit televiziv CNN qe ju botoni fake news. Nuk ka patur asnje President qe ti thote Kines ndal, ti je hajdute e prones intelektuale, qe ti thote ndal Pekinit per sistemin G5, qe te arrestoje kineze per vjedhje intelektuale, qe te mbroje ekonomine e Amerikes ne menyren si e ka bere ai. Nuk ka patur Presdient qe i tha Europes MJAFT. Harxhoni per mbrojtjen ose ika dhe ju lashe t’ju haje rusi. Beri nje marreveshje te re per Ameriken e Veriut dhe e hoqi marreveshjen NAFTA me shume favore per ekonomine Amerikane. I detyroj shume industry amerikane qe ta sjellin biznesin e tyre ne Amerike dhe jo ne Kine apo Indi apo vende te tjera te botes. Eshte i vetmi Presdient qe ka cuar ceqe per cdo amerikan qe paguan taksat dhe po pergatit nje pakete tjeter ndihme. Eshte Presdeinti qe ndaloj miljona emigrante te paligjshem qe vinin drejt Amerikes duke sjelle pervec punes se tyre edhe nje krim te jashtezakonshem me banda te rrezikshme. Sukseset e z. Trump jane te gjithaneshme. Prandaj jo vetem do te fitoje, por e meriton qe te fitoje dhe te ndryshoje Ameriken dhe boten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje