Prokuroria nxjerr urdhër ndalimi për ish-kryetarin e Qarkut të Kukësit: Ja akuzat që rëndojnë

23 Tetor 2020, 17:02Kronika TEMA

Prokuroria e Kukësit nxjerr urdhër ndalimi për për ish-kryetarin e Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi. Mësohet se 54 vjeçari, banues në Kukës nuk është vënë ende në pranga, ndërkohë që ndaj tij rëndojnë tre akuza, si: “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës”

Ndër të tjera policia njofton:

“Më datë 20.10.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin Abedin Oruçi, 54 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës” . Mësohet se po punohet për kapjen e shtetasi”, nënvizon policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje