Bilushi i Metës shpjegon strukturën e Komitetit anti-qeveritar për COVID

16 Nëntor 2020, 19:36Antena TEMA

Presidenti Meta ka krijuar sot një Komitet anti-qeveritar për COVID, detyra e të cilit është të sulmojë Komitetin qeveritar për COVID.

Bilushi i Metës, në një deklaratë për shtyp shpjegoi skemën e presidentit:

“Të dashur gazetarë!

Pasi Edi Rama injoroi për muaj me radhë planin me 5 pika të Lulzim Bashës, aq shumë sa ai tani ka harruar dhe pikat,

pasi Edi Rami ka gjobitur për maskë dhe ka shoqëruar në polici Kaç Islamin,

pasi Edi Rama ka gjobitur Monika Kryemadhin dhe e ka fyer si doktoreshë të dështuar,

pasi Edi Rama ka gjurmuar dhe filmuar gjithë drekat dhe darkat e presidentit nëpër Shqipëri, ku ai ha e pi i gëzuar me popullin,

pasi Edi Rama po kërkon të na fusë friken në palcë nga vala e dytë e COVID,

pasi Edi Rama po synon të na lërë pa fushatë elektorale për shkak të COVID,

Atëherë presidenti Meta vendosi krijimin e Komitetit anti-qeveritar të COVID.

Komiteti ka në krye zotin Panariti, veteriner i njohur, i cili është marrë me studime gjenetikë tek bagëtitë, të cilat vlejnë dhe për njerëzit.

Në përbërje të Komitetit pritet të hyjë shpejt dhe Tit Vasili, i cili do t’i dhurojë dhe gjak me antitrupa anëtarëve të Komitetit, dhe veçanërisht presidentit Meta.

Anëtarët e tjerë të Komitetit do të jenë part time dhe do të sugjerojnë çdo ditë një idë kundër Komitetit qeveritar.

Ideja është se ne duhet të testojmë besimin e popullit para zgjedhjeve.

Meqë Edi Rama po kandidon si kryemjek, atëherë dhe ne do provojmë të shikojmë se kë do besojë populli, ne apo atë.

Ju e dini që Ilir Meta është dashnor i referendumeve.

Ky është referendumi i parë i tij.

Tani të shikojmë se cilin mjek do besojnë shqiptarët!”

4 komente në “Bilushi i Metës shpjegon strukturën e Komitetit anti-qeveritar për COVID”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    U mendua hollë hollë
    gjersa një shkëndijë i ndriti
    meqë e la komiteti
    bëri komitet Convidi.
    .
    Ësht’ bela kur ikin bletët
    të mbetet vetëm kotherja
    se të krruhet koka boshe
    sikur të ka zënë qerja.
    .
    Këshilltarët ç’këshilluan
    po në fund ai e ngriti
    dhe i vuri një mballomë
    Komiteti Panariti.
    .
    Jo vetëm “si mbas pilafit”
    e “Si kofini pas të vjele”
    vë në krye “doktor” kafshësh
    Popullin e quan dele.
    .
    Në ndryshim nga DRITËROI
    Në vëndin tim e vëndin tënd
    ilir meta Karalloi
    na ha mutin nuk na çmënd!
    .
    Sa për pikat keq më vjen
    te vila që Fal Papuli
    ngaqë rren dhe vetëm rren
    Pesë pikat harroi Luli.
    .
    Pikën gjashtë ia shtoj unë
    Lul të .iftë ajo gjëja
    sipas sumës gjete Hunë
    Nuk t’a fal ty UÇëKëja.

    1. zani partizani says:

      Bravo gopi i nshrakut, paske gjet pune.

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @zani partizani
    .
    Po mo, kam filluar
    më paguajn mirë
    gratë e fisit tënd
    veç për një të .irë.
    .
    Po piva dy dopjo
    dhe m’pagu faturat
    nuk e kom problem
    palloj dhe ju burat!

    1. zani partizani says:

      Ti dukesh qysh prej larg qe je si pune qeni, demek bon gam gam gam po te kane rene dhembet e nuk kafshon. Sa per ato bemat seksuale qe permend me mire fshi qurrat e tua e ik e futi noi groshe a noi paçe, e pastaj pirdh sa te mundesh,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje