Lulzim Basha si “lajmëtar vdekjesh"

21 Nëntor 2020, 17:55Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka lëshuar një deklaratë bombë në emisionin ku kishte shkuar të sqaronte të gjithë të kaluarën e tij si pjesë e hetimit të UÇK-së. Në emisioin Opinion kreu i PD-së ka deklaruar se mjekët kanë fshehur humbjet e jetës nga Covid- 19, duke falsifikuar numrin e tyre në buletinin e përditshëm të ISHP-së.

Deklaratë që u kundërshtua dhe u përgënjeshtrua fuqishëm nga shtabi i mjekëve-pjesë e grupit që po merren me luftën ndaj pandemisë. Basha ka publikuar një seri numrash apo llogarish pa firmë pa vulë,  që e ka cilësuar si të dalë nga morgu i Tiranës; institucion që varet nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Shëndetësisë.

Nëse do të kishte realisht një statistikë apo dokument, mbi rastin e vdekjeve, do të duhet që për çdo numër të kishte një deklaratë zyrtare të autopsisë-vetëm atëherë ai dokument quhet i saktë. Përndryshe, nuk mund të jetë tjetër, së paku spekulim, e së dyti abuzim i përmasave që mund të ndjellë një panik e katastrofë.

Pas kësaj deklarate-gjëmë të Bashës mjekët që kanë zyrtarisht të drejtën që të firmosin për fatalitetet me Covid 19, e kanë përgënjeshtruar hapur dhe prerë. “Shkakun e vdekjes së një personi nuk e përcaktojnë dot politikanë, përveç mjekut përkatës. Kartelin e të ndjerit nuk e dyshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje humanizmin e autorit të tyre.

Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të akuzohet si i përfshirë në një monstruozitet me deklaratat e tilla. Bëj me dije se nëse akuza përsëritet ne do ftojmë organet kompetente të hetojnë dhe bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore. Nuk do ta lejojmë këtë pa një ballafaqim qoftë ligjor apo miqësor”, tha profesoreshë Najada Çomo, kreu i Spitalit Infektiv që është edhe njeriu që drejton armatën e vijës së parë të zjarrit me pandeminë.

Qëndrimin e Bashës, e ka cilësuar si kalim të rëndë të kufirit edhe kryeministri Rama, i cili ka premtuar që nesër të japë një deklaratë të plotë. Sipas gjasave, sot ai kërkon të mbledhë një informacion sa më të plotësuar të situatës së fataliteteve.

“Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!”, shkruan Rama.

Por përse Lulzim Basha do të duhej të plaste këtë deklaratë pikërisht kur po flitet për të shkuarën e tij e kur çdo ditë dilnin nga një person; me zë e me figurë që sillnin fakte për përfshirjen e tij në operacionet e hetimit ndaj UÇK-së.

Pikërisht për të prodhuar një lajm më të bujshëm sesa i pari. Për të çuar mediat në një hulli ndryshe nga ai që gjithë këto ditë gazetarët kanë ndjekur zhvillimet në vend.

Por a mundet që ta shpëtojë Bashën nga akuzat e Kosovës me ‘bombat’ e Covid-19? Ndoshta vetëm përkohësisht, as 24 orë, pasi gjërat logjikisht që do të shkojnë në kahun e duhur… Kush luan me zjarrin, natyrisht që do të digjet vetë nga ai!

6 komente në “Lulzim Basha si “lajmëtar vdekjesh””

  1. sajmo nga londra says:

    O yllo, iku koha e ndjeshmërisë për tjetrin
    është koha “Mos e caj bythën për tjetrin, shtypi kokën dhe bëhu i suksesshëm dhe i pushtetshëm”
    ti yllo paske ngel pas!!

    lajmet e vdekjeve ti i ke parë se kush i jep
    psikopatët yllo hyjnë në rol – ky është problemi jo se e cajnë bythën për ndokënd!
    boll me fjalë emocionale
    lulje dhe fjalëbukur ishte edhe Enver Hoxha

  2. Lulezim Basha-SPIUN I UDB.se says:

    Lulezim Morgu Basha PER TY NUK KA morg por KREMATORIUM…sepse jeni Shume Gjithe BANDA e UDB-se….TE DIGJEN TE GJALLE..lol

  3. ???? says:

    Lulushe të martë lumi
    hiqu sysh se na mërzite,
    vetëm qahesh qurravitesh
    tani ik, s’ke kohë të rritesh .
    Nuk të do ty demokrati,
    Nuk të do partia jote,
    Nuk të do dhe socialisti
    Të do vetëm militanti .
    Pa të do dr .mavria
    se pas teje struket mbrohet,
    Nuk të do as Leshelija,
    por do sa të rimorkjohet .
    Nuk të do as e munduara,
    kjo e lodhura Kosovë,
    Sepse jo vetëm s’e mbrojte
    Por ju bëre shërbētor.
    Shërbëtor i shkjahut t’ndyrë
    S’ke më faqe, s’ke fityrë.
    Kot përpiqet Markagjoni që me ty të na pajtojë,
    JO MOMENTI KËRKON TRIMA,
    TRIMAT TY NUK TË NGJASOJNË.

  4. RAMA-VUCIC says:

    GENJEN LULI- NE SHQIPERI NUK KA ASNJE TE VDEKUR RAMA LE TE LUAJE BASKETBOLL -NE QEVERISJEN E RAMES SHQIPERIA ESHTE SHTETI I PARE NE EKONOMI DO VINE PLOT RREFUGJATE FRANCES,GJERMANE;POR NATYRISHT EDHE SERBE-RROFTE RAMA POPUULL DELE

    1. Mondi says:

      Pse sa erdhen ne kohen e kancerit vicidols kopil karaxhixhit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje