Rama publikon videon e çiftit nga Vlora, gazetarja Zenepe Luka: Çfarë do bënte më shumë Vasili? Shehu të veshë bluzën e bardhë. Meta të vlerësojë infektivin me një dekoratë

2 Dhjetor 2020, 19:08Politika TEMA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video të mjekut stomatolog, bashkëshortit të gazetares Zenepe Luka së cilës iu vendos tritol në vitin e largët ’98.

Ismail Luka u infektuar nga COVID-19 dhe arriti të mbijetojë edhe pse fillimisht i punonte vetëm 30% e mushkërisë.

Vetë mjeku thotë se u shtrua për 2 javë tek Infektivi dhe shpreh vlerësimin për shërbimin dhe punën e mjekëve.

”Jam Ismail Luka me profesion mjek stomatolog. Më 29 tetor bëra tamponin, dhe një skaner Vlorë dhe ika direkt Tiranë në spitalin Infektiv. U shtrova 2 javë.

Shërbimi ishte i shkëlqyer. Nga infermierët tek mjekët. I përsosur. Falë fatit tim dhe trajtimit unë jam shumë i përmirësuar komplet. Dhe po e marr veten. Duke filluar nga infermierët, çdo orë mbi kokë të sëmurëve, i ushqenin, edhe për mjekët për mua janë heronj.

Këtu dua të përmend Tritan Kalon, Najada çomon që me këshillat i shpëtova vdekjes. Kam qenë më 30% të mushkërive kur shkova në Tiranë.”- tha mjeku stomatolog.

Nga ana tjetër gazetarja Zenepe Luka thotë se çdo ditë i shkruante ose telefononte Tritan Kalo apo Najada çomo që i raportonin për burrin e saj.

Zenepe Luka shpreh rezervat e saj për opozitën, teksa pyet Petrit Vasilin dhe Tritan Shehun se pse ende nuk kanë veshur bluzat e bardha për të kontribuar.

Po ashtu ajo i kërkon Metës të vlerësojë bluzat e bardha që prej një viti po shërbejnë në pandemi.

Situata shëndetësor e burrit tim ishte shumë kritike. Kur i bëra skanerin dhe doli me 30% të mushkërisë, u alarmova, u nis brenda orës në Tiranë me ambulancë. Le të besojnë të gjithë njerëzit e ndershëm, që kanë shpirt dhe zemër, një përkujdesje e jashtëzakonshme e Tritan Kalos. Najada çomos.

Në ditën e 4-t ndjeu përmirësimin dhe kthesën drejt ditës. Tritan Kalo më shkruante, ashtu dhe Najada çomo, në telefon prof. Duka më bënte. Si gazetare e ndjek situatën orë pas ore. Me atë ministre, e re në moshë po me zemër aq të madhe. Kur e pashë që u përlot në parlament pasi opozita i fyen, i shan i akuzon. Them o zot, edhe në këtë situatë kur diskutohet jeta e njeriut nuk po bashkohemi.

Pashë lajmin në Greqi të gjithë deputetët ikën nga parlamenti, dhe veshën bluzat e bardha ata që ishin mjekë. Këtu, ata të opozitës jo vetëm që s’po e bëjnë këtë, por me daljet e tyre arrijnë deri në njëfarë mënyre të denigrojnë, madje nuk do toleroja ato fotografitë nga morgu.

Nëse do ishte z.Vasili ministër i shëndetësisë çfarë do të bënte më shumë? Tritan Shehu urdhëro të veshë bluzën e bardhë. Pse nuk vendosën një vilë në dispozicion, të shndërrohet në spitali COVID. Takoj qytetarë në Vlorë, e më thonë boll më me lajme të zeza. O burra të japim të gjithë kontributin. Jam Presidente e Fondacionit Nermin Vlora Falaschi vendosëm t’i akordojmë një medalje mirënjohje spitalit Infektiv të Tiranës, gjithë personelit. është dhënë nga 20 degët e fondacionit që kemi në botë.

I themi Presidentit të Republikës, pse nuk hidhni vështrimin dhe të vlerësoni bluzat e bardha. I ngre moralin.”-tha gazetarja Luka.

12 komente në “Rama publikon videon e çiftit nga Vlora, gazetarja Zenepe Luka: Çfarë do bënte më shumë Vasili? Shehu të veshë bluzën e bardhë. Meta të vlerësojë infektivin me një dekoratë”

  1. Inshallah says:

    O moj Zenepė, po ne tjereve qe nuk japin asnje xhevap per familjaret tane, as Najada Çomo, as Tritan Kalo, çfare duhet te themi sipas jush?!

    1. miresi says:

      Ti “inshallah” je ndonje babale i poshter dhe mos te theme ndonje fjale tjeter. Bastard! Ato qe thote Zenepe Luka jane te thjeshta dhe te drejta. Zenepja, nje heroine e Vlores martire qe e beri Sali Kerma me ata qe flasin akoma sot dhe s’bejne asnje pune. Balashet. Rrofshe Zenepe, te pershendes sinqerisht se je ajo gruaja e atyre diteve te zeza per Shqiperine qe bertisje me gjithe forcen e zerit e te fjales deri ne vesh te perendise po te kete. Te kishim sa çereku Zenepes dhe ata te rruges qe bredherijne e flasin pa moral, respekt, dashuri , vetem poshtersi. Vishni bluzat e bardha , maskarenj! Jete e shendet, Zenepe, ty, burrit, femijeve, VLORËS , gjithe Shqiptareve dhe ne veçanti atyre heronjeve te spitalit. Te shkruaj nga shume larg i pezmatuar per kohen.

    2. Ray says:

      Turp qe japin intervistat e ketyre servileve,
      Sherbimi mjekesor eshte i mire vetem per ata qe kane njefare emri ,
      ndersa per njerezit e thjeshte sherbimi mjekesor eshte tipik Naziskin

      Ate Dotkoresh Najaden e akuzoi ne media e vajza e atij qe u hodh nga dritarja para nja dy javesh
      E bija e te ndjerit tha, qe , babi kishte vdekur menjehere dhe e kishin cuar ne Morg, nderkaq Najada na thoshte : se babai eshte ne kriurgji dhe po bdoktoret po bejne te pamunduren qe ti shpetojne jeten…”

      Shikoni cfare genjeshtre prej Nazisti ben kjo Najada dhe i thote vetes Mjeke–Kjo nuk eshte qenie njerezore, ,
      por nje naziskine e piste
      Si mund te genjesh tjetrin ne kete menyre? — Kjo eshte skandaloze
      Natyrisht nuk eshte faji i doktoreshes pse i semuri u hodh nga dritarja,
      por te pakten mos i mashtro familjaret , dhe ti mbash me shpresa te kota.

      Dhe pothuaj shumica e njeresve te thjeshte thone qe sherbimi mjeksor tek Infektivi eshte anti-human ,

      1. Titvasil shkollëshumi says:

        Obo bo! Ky qysh në mëngjez na hap barkun me përroin e tij psikik! S’kemi ç’bëjmë, po e durojmë se kushedi si e ka hallin fukaraj. Gjithsesi mëshirë për të!

  2. Albert says:

    Te lumte, Zenepe. Te shkuara, zoti Ismail. Kur eshte ne proven e mbiegzistences jeta e mijera njerezve, si ne rastin e kesaj lufte qe po vazhdon prej mese nje viti, politika duhet te lere me nje ane armet.

  3. Rrumpalla says:

    Këtij inshallah, që dhe emrin fallco e vë Turk a myslimon, duhet që patjetër ta marri në telefon mjeku i spitalit, pa patur njeri të shtruar në spital. Po kishe njeri në spital na thuaj , sepse vetëm nga pyetja prej injoranti që bën, jamë i sigurtë që ti zdi asgjë dhe ja fut kot?!

    1. Inshallah says:

      Po kam. Kati dyte te Infektivi. Dhoma 84. Nese keni akses juve me ndihmoni per te dhenat e pacientit. Sepse as specializantet qe punojne aty nuk te japin pergjigje. Mzei gjejme ndonje infermier turni qe e pyesim.

  4. Gri says:

    Ideja per dekorim te mjekeve te infektivit edhte gjeniale ne kete kohe! Po kam frike se President kokelopa do te kritikoj!
    Kot nuk i the qe kete propzim ta bente Qim Peka ose Bilbilushi kur thote Antena. Do shpallesh edhe antikushtetutese! Presi ka hallin e te vdekurve per ti dokoruar 2 apo 3 here se mos i del ndonje vote per LSI e mbaruar!

  5. Ermal says:

    Kjo KURVA e Vlores vampiria qe più gjakun e gardisteve ne 97 se gjen gje gjen e keqe as corona se mer

  6. Nik says:

    Zenepja ,aha!E njihni mir kete llafazanen qe nuk la njeri pa lepir ne komunizem dhe mbijetoj kohrave dhe ja ku kemi kete burr qe quhet zenepe na jap keshilla.Ik moj me nder ti gazetare ,zot i madh.

  7. Vlonjati says:

    Doli kjo shoqja e Zani Caushit! Ik mi zarbe! Ti na e bere hero Zanin! Kush te beson ty???

  8. Hysni says:

    NUK KA KOHE META DEKORON ATA QE JANE DEKURUAR QE DEKORATA E METES SHERBEN PER TE FSHIRE MENDEREN TANI DUHET DEKOROJE VETEN PER THESARIN E GRABITU DHE PER HADUTELLEQET E TJERA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje