Pandemia, shpresë e re për 2021, Demollari: “Shtëpia e Gjetheve” u vizitua nga 106 qytetarë

17 Janar 2021, 08:40Turizëm TEMA

Pandemia, penalizoi turizmin kulturor, vitin e shkuar, numri i vizitorëve, pësoi një rënie me 80 për qind në gjithë muzetë në vend.

Ky fenomen u reflektua edhe në muzeun “Shtëpia e Gjetheve”, i cili shënoi një rënie të ndjeshme të numrit të vizitorëve.

Sipas drejtoreshës, Etleva Demollari 80 për qind e vizitorëve kanë qenë shqiptarë. Për shkak të mbylljes së kufijve.

Por, ky fillim vit ka ndezur shpresën thekson Demollari.

“Jemi në mesin e muajit janar, dyert i kemi hapur që më tre janar. Kemi rreth 107 vizitorë. Kemi nisur mbarë këtë vit. Ndoshta edhe pse Muzeu Kombëtar është i mbyllur.”

Ndërkohë që kanë nisur edhe takimet duke respektuar protokollet e pandemisë, mes ish të përndjekurit politik, Uran Kostreci me nxënësit e shkollave. Qëllimi i tyre është rrëfimi i terrorit komunist për brezat.

“Duke zbatuar gjithë protokollet, ne i kemi vazhduar aktivitet tona me aq mundësi sa kemi pasur. Bëhen grupe me nga 10 nxënës. Numri i aktiviteteve është ulur, por i vazhdojmë bisedat me drejtoritë e shkollave.”

Ky muze është nderuar edhe me çmimin e rëndësishëm “Muzeu i Këshillit të Evropës” në dhjetor të 2020.

Projektet,“Kujto për të mos harruar”si edhe konkursi  “Mbresat”, do të vazhdojnë pavarësisht pandemisë./abcnews.al

6 komente në “Pandemia, shpresë e re për 2021, Demollari: “Shtëpia e Gjetheve” u vizitua nga 106 qytetarë”

  1. trendafili Permetit says:

    Vazhdoni me terrorin komunist apo dhe me legjenden e Noes dhe lerini terrorin demokratik qe per 30 vjet ka “ngrene” gjysmen e popullsise shqiptare dhe ka shketrrua pa kthim menyren e jeteses se tyre familjare.
    Ngrijeni larte flamurin e demokracise se vdekjeve, vrasjeve shtetrore, tradhetise, vjedhjes dhe terrorit poshterues te njerzeve te ndershem. Vazhdoni me luften e Trojes e te Skenderbeut dhe mbuloni me cipen e virgjerise demokracine e sotme shqiptare. Pika atyre qe u besojne!

  2. Km says:

    Sa jane shtuar muzete qe ngrene lavdine e armes se sigurimit.

  3. Sul Korriku says:

    Kjo drejtoresha thote qe gjate janarit kemi patur “RRETH” 107 vizitore. Po saktesisht sa vizitore pa patur, 107,5 ?!

  4. Fisniku says:

    Ky i ashtuquajtur muzeu “Shtepia me gjethe” eshte nje maskarade e vertete qe verteton se shteti shkerdhatokratik i ketyre 30 vjeteve nuk eshte i afte te vleresoje te mirat dhe te keqijat e shtetit socialist!
    Kaq hajvane jeni sa te mos kuptoni,qe ne te gjithe boten shteti nepermjet institucioneve te specializuara te tij perdor forma te ndryshme per te survejuar,hetuar dhe kapur kundershtaret e tij te cdo kohe!
    Dhe ky muze eshte nje karikature e peshtire e qellimit antishqiptar te ideuesve!
    Po keshtu per turpin e ideatoreve,vecanerisht sharlatanit Rama, edhe muzeu i strehimit ne bodrumin e ministrise se Brendeshme tregon idiotesine e ideatorit,sepse ai eshte nje vend strehim sic jane edhe te gjithe bodrumet apo gazazhdet ne katet nen toke te te gjithe pallateve shume kateshe!
    Ku eshte ketu qellimi kunder atomik dhe per me teper qe qenka ndertuar vetem per udheheqjen e larte?
    Po keshtu si karikature idiotesie eshte edhe muzeu i Bunk Art ne rreze te Dajtit,qe quhet bunkeri i Enverit,por ne fakt ishte VEND KOMANDA E SHTABIT TE PERGJITHSHEM TE USHTRISE”
    Cfare ka ketu qe te tallen idiotet e qeverise se po i tregojne botes se paskan zbuluar ndonje “arme berthamore” te fshehur nen toke nga Enveri?
    Me BUDALLENJ se jane treguar me keto Bunk artet nuk ka ku te veje me!
    Si ish ushtarak do t’i sugjeroja ketij kryeministri,qe Fortifikimin e Mbrojtjes se Vendit te mos e injoronte,por ta shfrytezonte ne menyre shkencore per te thithur miliona turiste nga e gjithe bota!
    Se plazhe,grataciela,ujra,ushqime e bukuri te kesaj natyre ka e gjithe bota,me bukur se sa Shqiperia,por e vecanta me e madhe qe ka Shqiperia,qe nuk e ka asnje vend ne bote ESHTE PERDORIMI I FORTIFIKIMIT PER TURIZEM e jo per tallje sic ka bere Rama deri me sot!
    Jam i sigurte,qe ne se piramidat e Keopsit do te ishin baltosur si vende ku gjate ndertimit te tyre kane vdekur me miliona vetem per te varrosur perandorin doemos qe ato sot nuk do ishin kaq te frekuentuara nga miliona turiste!
    Po ashtu edhe Muri i Madh kinez ku gjate ndertimit te tij kane vdekur miliona vete etj,etj!
    Fortifikim i mbrojtjes se vendit sic e ka Shqiperia NUK E KA ASNJE VEND I BOTES!
    Rama t’i therrase mendjes se nuk merr vesh nga keto pune!

  5. Shqipja says:

    SHtepi me gjithe ka ne cdo vend te botes. Kjo Europe qe na dashka shumee Pse nuk I dha urdher edhe serbise te prishte shtepine me ferra qe ka masakruar me mijra shqiptare.
    Keni 30 vjet qe shkaterroni, vidhni perdhunoni e na beni derrrrrr. Turp

  6. Trapajanet ne vijen e zjarrit. says:

    Ne vazhdim te ish ushtarakut per fortifikimin.ne dokrrat e derisione jane edhe dy xhevahire:-fortifikimi eshte veper e paranojes se enverit.plan sulmi ndaj shqiperise nuk ka patur.si dhe enveri i ndertoi per vehten e tij.sipas dokumentave te deklasifikuara te vonuara te gazeta sot,shba ka patur te planifikuara hedhjen e tre bomba e atomike ne shqiperi,duke percaktuar edhe vendet se ku.a nuk eshte edhe ky fakt qe tregon se ka patur plan sulmi?po ky enveri do ishte i kudondodhur?Ndaj ndetoi fortifikime ne te gjithe territorin?Ndaj ne cdo qytet nderroi strehim per qytetare ,spitalet,fabrikat e bukes,etj,etj.?shqetesimi se ku jane sot,kush i ka kthyer ne magazine droge,privatizuar ate nuk ekziston?si per cdo gje tjeter.diktatori eshte i tille sepse armatosi dhe pergatiti popullin per pune dhe mbrojtje.salikaraxhicet ,fut ketu edhe edi ramen prune demokracine e krimit dhe droges me moton”komunistet ne litar “.kush e nderroi shtepine me gjithe si muze?edi Rama me miku e tij ,djalin e armikut mehmet shehu.po per mehmetin ,duhet the aty?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje