Teknologjia, në qendër të zhvillimit të hapësirave publike në Tiranë, Veliaj: Pas Piramidës, po transformojmë bibliotekat në funksion të të rinjve

6 Mars 2021, 16:06Sociale TEMA

Teknologjia, e cila po zë vend gjithnjë e më shumë te gjenerata e të rinjve, është sot në qendër të zhvillimit të hapësirave publike në kryeqytet, veçanërisht bibliotekave, të cilat po transformohen gjithnjë e më shumë në funksion të teknologjisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë ndarjes së çmimeve të konkursit BiblioTech Challenge, u shpreh se Tirana do të kthehet në qendrën e teknologjisë.

“Ne duam që Tirana të jetë një super hapësirë për teknologjinë. Një nga gjërat që po transformohet teksa flasim është Piramida e Tiranës, e cila do të jetë një hapësirë shumë më e madhe sesa Parku Olimpik, ku fëmijët mund të mësojnë si të kodojnë. Nëse gjenerata e prindërve tanë duhet të dinte rusisht që të ecte përpara në jetë, gjenerata ime duhet të dinte anglisht, kurse gjenerata juaj duhet të dijë gjuhët e kompjuterit sepse kjo është gjuha e së ardhmes,” u shpreh Veliaj.

Teksa ka përgëzuar talentet e reja të Tiranës të cilët prezantuan gjatë ditëve të konkursit idetë e tyre, Veliaj tha se Bibliotech me fokusin tek teknologjia po aq sa edhe libri, është biblioteka e së ardhmes.

“Ne kemi marrë nismën që bibliotekat t’i kthejmë në hapësira ku të mësojmë kodim dhe gjuhën e kompjuterit. Biblioteka në vitin 2021 nuk mund të jetë vetëm për libra, por do të jetë edhe një hapësirë ku organizata të ndryshme rinore, apo të fëmijëve, mund të mblidhen bashkë të zhvillojnë një aktivitet, të propozojnë një vendimmarrje të re. Bibliotech, me fokusin tek teknologjia, po aq sa edhe libri, është biblioteka e së ardhmes. Jam shumë i lumtur që bashkë me UNICEF-in kemi transformuar bibliotekën jo vetëm si një hapësirë librash, por si një hapësirë teknologjike. Jam po ashtu mjaft krenar që kemi sot 8 biblioteka në Tiranë. Plani është që të kemi 27, në të gjitha njësitë e Tiranës, sepse e ardhmja është e teknologjisë,” deklaroi më tej Veliaj.

Nga robotika tek librat digjitalë, idetë e të rinjve që morën pjesë në BiblioTech Challenge u vlerësuan nga juria profesioniste dhe në fund u ndanë disa çmime.

1 komente në “Teknologjia, në qendër të zhvillimit të hapësirave publike në Tiranë, Veliaj: Pas Piramidës, po transformojmë bibliotekat në funksion të të rinjve”

  1. Bojkotoni Celulën Greke Çani-Curri në TV-Klan says:

    Zoti Veliaj,
    Ti je nje djale i palodhur punetor, plot energji pozitive, menaxhues i talentuar dhe me vizione dhe ide te novatore per te kthyer Tiranen ne nje metropol te jetueshem me tipare europiane.
    Une personalisht te admiroj dhe te perkrah ne punen dhe ne aksionin tend publik e politik.
    E gjitha kjo, nen nje opinion te pergjithshem se deri me tani, nuk ka te dhena apo shenja te korrupsionit apo vendim marrjeve per interesa te erreta, gje qe vlen shume ne kete epoke korrupsioni biblik te administratave qendrore dhe lokale, kudo ne bote dhe ne rajonin tone, perfshire edhe Shqiperine.
    Por asnjehere nuk e kam kuptuar as planin, as idene dhe as vizionin tend se perse, nje objekt arkitektonik dhe historik kaq i vecante, sikurse eshte Piramida ne qender te zones administrative dhe turistike te Tiranes, te kthehet ne nje “qender te teknologjise bashkekohore” per te rinjte dhe per femijet tane, nje funksion qe do te mund ta kryente edhe me mire akoma, cfaredo ndertese e gateshme e pershtatur sigurisht, apo nje ndertese e projektuar dhe e ndertuar krej e re nga fillimi me kete funksion-detyre te dhene per grupet e projektimit.
    Cfare paska aq te vecante a specifike Piramida, qe ju pershtaska teknologjise moderne se informacionit, per te sakrifikuar permbajtjen hapsinore, arkitekturen, vlerat historike, simbolike dhe turistike te saj.
    Ky vendim dhe veprim i yti, eshte i nxituar, i pamenduar mire, dhe i shtyre nga nje tendence per te bere bujera me cfardo kushti.
    Populli do t’a pershkruante pershtatjen e Piramides per nje shkolle te zakonshme te mesimeve te High-Tech si nje pune: Prish bucele e bej kenace!
    Me parate qe po shpenzohen per kete transformim te nje perle arkitektonike e muzeale te kryeqytetit, ne nje shkolle kursesh te zakonshme, te mos them mediokre, mund te ndertohej nga e para, nje ndertese moderne, me pertendime serioze, me instalimet dhe strukturat e nevojshme inxhinjerike dhe arkitektonike per High-Tech ne nje vend te pershtatashem dhe funksional, prane nje zone mesimore edukative, le te themi prane shkolles Harry T. Fultz, apo diku prane ndonje godine universitare inxhinierike apo elektronike, si aneks i saj dhe si nje kompleks qe mund te hidhte bazat e nje Instituti Teknologjik te Tiranes (ITT), apo Albaninan Institut of Technology (AIT).
    Sigurisht, kam bindjen se, ky vizion apo perceptim, do ta shpetonte ndertesen e Piramides nga kthimi ne nje lokal ku mblidhen rrethet jashtshkollore shkencore, (si tek Pallati i Pioniereve te dikurshem) qofte edhe me pretendimet e kurseve se teknologjise moderne te informacionit elektronik.
    Kurset jane vetem kurse, universiteti eshte universitet, institutet e larta te teknologjise jane institute.
    Por, mund te nenqeshet dhe me ironi te pyetet: Por per cfare dreqin do ta perdorim Piramiden qe po degradohej nga pushteti ne pushtet, nga nje eksperiment ne tjetrrin, nga nje funksion ne tjetrin?
    Une nuk jam as se afermi ne pozicionin dhe ne kredencialet per te dhene mend apo ide per pergjigjen $1 milioneshe te kesaj pyetje.
    Por kam nje ndjesi dhe droje te madhe se, edhe eksperimenti yt, zoti Veliaj, per ta kthyer Piramiden ne nje bashkesi kursesh amatore mediokre te teknologjise, do te kete te njejtin fund si sprovat e meparshme.
    Teper vone per ta rishikuar kete transformim, per te cilin tashme jane shpenzuar miliona?
    Une them se JO!
    Vlera shume dimensionale e Piramides e kapercen cdo cmim.
    Le te mbeten shpenzimet dhe ndryshimet e derimetashme per ta konservuar ndertesen, per ta shpetuar nga rrenimi dhe mjerimi i metejshem.
    Organizoni nje forum specialistesh per propozim idesh dhe projektesh!
    Zgjidhni 2-3 me te miret, apo me interesantet, apo me futuristiket!
    Hidhini ne nje REFERENDUM, ku 1 milion banoret e Metropolit te Tiranes te votojne ate qe i pelqen gjenerata e tyre. Mund edhe te konsiderohet qe votuesit ne referendum nen moshen 30 vjec, apo ata nen 35 vjec apo qofte edhe ata nen moshen 40 vjec, nese doni, t’a kene fleten e votimit me ngjyre tjeter, te dallueshme dhe te llogariten ne numurim sa per dy vota, apo edhe sa per tre vota, per t’ dhene perparesi moshave te reja.
    E njejta gje, ka ardhur dhe ka shkuar koha tashme, duhet bere edhe per ikonen arkitektonike dhe turistike te Tiranes Hotel Dajti, te cilin korrupsioni dhe interesat okulte te Berishes ja shiten Bankes Kombetare te Shqiperise.
    Dhe, per t’a mbyllur, me lejo zoti Velia te te shpreh nje opinion timin, thjesht personal dhe teper modest, per nje nga ato transformimet publike per te cilat rrahin tam-tamet e propogandes se mrekullive te puneve publike te realizuara, qe mund te kete marre edhe “vleresime” apo edhe Cmime nderkombetare:
    “Sheshi qendror i Tiranes eshte nje deshtim i madh!”
    Nuk eshte vendi ketu dhe koha sot, te sjell disa argumenta per kete.
    Ndofta nje here tjeter dhe ne nje forum tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje