FOTOT/ 85 vjetori i shkrimtarit: Kumbaro i uron ditëlindjen, Agolli një shënim të veçantë për ministren!

13 Tetor 2016, 12:56Kulturë TEMA
FOTOT/ 85 vjetori i shkrimtarit: Kumbaro i uron ditëlindjen, Agolli

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli sot feston ditëlindjen e tij të 85-të. Me këtë rast, Ministria e Kulturës ka shpallur Javën e Dritëroit me një sërë aktivitetesh, ndërsa mëngjesin e ditës së sotme, Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro i ka bërë një vizitë në shtëpi shkrimtarit dhe intelektualit për ta uruar në ditën e tij të veçantë.

Ministrja kishte zgjedhur një buqetë me lule për Agollin, por shkrimtari e ka surprizuar Kumbaron me dhuratën e vet. Ai i dhuroi asaj një nga librat e tij, ku me shkrimin e një dore që dridhet prej viteve,por ende vitale për të shkruar, shënoi:

“ Zonja Mirela Kumbaro, ju përgëzoj për të gjitha të mirat që keni bërë në fushën e kulturës, veçanërisht në atë të letërsisë dhe arteve. Me dashuri. Rrofshi, Dritëroi”

Në bisedën miqësore me ministren, Agolli vlerësoi sidomos Fushatën Kombëtare të Leximit të ndërmarrë nga Ministria e Kulturës, me moton “Takohemi për një libër”. Shkrimtari tha se e ka ndjekur këtë nismë dhe se ndjen gëzim kur sheh se po punohet në fushën e letërsisë për të motivuar njerëzit të lexojnë dhe të duan librin. Gjithashtu shkrimtari shtoi se letërsia shqiptare, pa harruar atë të Kosovës, po vijon të trashëgohet brez pas brezi, me shumë emra të nderuar, të cilët po vijojnë këtë traditë të mirë të letrave shqip.

Ndërsa Kumbaro tha se ishte e nderuar që ishte aty, krah shkrimtarit të madh, ndër të paktët që lexohet e preferohet nga të gjithë brezat.

Dritëro Agolli më tej, tha se, ai vijon të lexojë ende, ndërsa ndau me ministren disa nga eksperiencat në kohën kur punonte si gazetar dhe udhëtonte në të gjithë Shqipërinë.

Një suprizë tjetër e bukur për shkrimtarin në këtë 85-vjetor ishin një grup vajzash, adhuruese të tij, të cilat kishin veshur bluza të stampuara me vargje nga poezi të Agollit.

2 komente në “FOTOT/ 85 vjetori i shkrimtarit: Kumbaro i uron ditëlindjen, Agolli një shënim të veçantë për ministren!”

  1. Petro says:

    Late name, o te mjere.S dini si t i nderon me shume mbetjet e komunizmit.I mbajci me shendet.lepiresit e diktatures do t ju shoqerojne drejt fundit te turpshem.

  2. GK says:

    Do te drejtohem i nderuar komentatori ‘Petro”………Une jetoj ne Kanada,larg vendit tim te bekuar SHqiperi. Por pyetja dhe pergjigja ime se midis te bukures dhe te shemtuares, te ultes dhe te madherishmes , miresise dhe krimit ,e them kete se Driteroi yne i dashur dhe popullor ,na la nje shembull te shkelqyer qe PUNA eshte nderi dhe krenaria njerezore,…………. pra Driteroi beri punen me penden e tij te ARTE.Edhe Ti i nderuar Petro Je i informuar dhr i bindur qe Ky shkrimtar i madh i kombit Shqiptar jeton ne ate shtepi te vetme dhe vetem te vetme,kur banditet dhe kriminelet e sistemit te sotem ” demokratik ” nuk dine se sa shtepia ,prona brenda e jashte Shqiperise dhe PARA te vjdhura kane te ketij POPULLI te rraskapitur dhe te lodhur deri ne palce. Gezuar festat e fund Vitit.GEZUAR VITIN E RI 2017 !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje