Reforma në drejtësi/ Meta: Po të ishte bërë pa konsensus, do kishim sherr për 20 vite

15 Tetor 2016, 12:35Politika TEMA
Reforma në drejtësi/ Meta: Po të ishte bërë pa

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj.
Meta tha se mbështetja për LSI-në vjen nga mesazhi pozitiv dhe fakti që kjo forcë politike ka treguar se është një faktor për stabilitetin e vendit. Kryetari i LSI-së theksoi se mesazhi pozitiv në politikëbërje kërkon që përmes bashkëpunimit ta çojë politikën përpara dhe ta vërë në shërbim të njerëzve.

“Është një përkrahje dhe simpati që në radhë të parë mendoj se vjen nga mesazhi pozitiv i LSI si faktor stabiliteti. LSI ka treguar se është faktor për stabilitetin e vendit. Së dyti, LSI si mesazh pozitiv në bërjen e politikës që kërkon përmes bashkëpunimit, përmes dialogut, përmes arsyes, logjikës, qëllimeve të mira, ta çojë politikën përpara dhe ta vërë në shërbim të njerëzve. Nuk është një forcë konfliktuale, e lodhshme, stresuese e kështu me radhë. Angazhimi ynë për konsensus për reformën në drejtësi është historik. Sepse po të ishte bërë pa konsensus do të ishte hapur një sherr i paparë për 20 vjet në vendin tonë. Angazhimi ynë edhe për shumë çështje të tjera të rëndësishme ka qenë tregues i përgjegjshmërisë sonë”, – theksoi Kryetari i LSI-së.

Gjithashtu, Meta e vuri theksin te forca e LSI-së, që është te respekti për njerëzit si edhe te përgjegjshmëria në politikë, duke treguar korrektesë me të gjithë.
“Forca e LSI-së mendoj se është tek mesazhi i saj pozitiv, është tek politika e saj me vendin tonë, është tek respekti për njerëzit. Kjo është shumë e rëndësishme që ne jemi gjithnjë korrekt me ta dhe mbi të gjitha është tek rinia, tek pjesëmarrja e gjerë e saj. Ne jemi të përmbajtur dhe shumë të përgjegjshëm edhe në politikë. Sepse është e thjeshtë ta humbasësh qetësinë, të bësh një veprim të nxituar, por pastaj të duhet kohë për ta korrigjuar. Njerëzit duan besim, njerëzit duan seriozitet, njerëzit duan më shumë qëndrueshmëri. LSI është në një moment shumë pozitiv sepse është një forcë gjithnjë e qëndrueshme dhe në rritje. LSI të jetë një forcë në vitin 2017, e cila vërtetë të jetë një garanci shumë herë më e madhe se sa është sot, që vendi të mos përjetojë konflikte të panevojshme, por njëkohësisht edhe reforma të nxituara, të cilat në vend që të zgjidhin problemet e vjetra, shpesh krijojnë edhe probleme të reja dhe të panevojshme”, – vijoi Kryetari i LSI-së, teksa nënvizoi: – “Mendoj se për këtë garanci është fuqia në rritje e LSI, organizimi i saj, pjekuria e saj dhe aftësia e LSI-së për të reflektuar gjithmonë. Dhe reflektimi vjen nga procesi i komunikimit, i hapjes, i përfshirjes së qytetarëve pasi në fund fare ata janë gjykatësit më të mirë të secilit prej nesh dhe gjykimin e bëjnë me votë dhe zakonisht nuk kanë gabuar”.

Ndërkaq, në fjalën e mbajtur në këtë takim Meta kërkoi që kjo periudhë para zgjedhjeve të 6 nëntorit të shfrytëzohet për të përmirësuar përfaqësimin e LSI-së në të gjitha nivelet, ndërkohë që vlerësoi maturinë e LSI-së.

7 komente në “Reforma në drejtësi/ Meta: Po të ishte bërë pa konsensus, do kishim sherr për 20 vite”

  1. analisti says:

    Edhe sikur te behesh pa konsensus,nuk do ishte ndonje kiamet i madh,se keta qe jane sot ne opozite, vetem konsensus nuk dine te japin,keta akoma nuk ja shprehur zyrtarisht se njohin kushtetuten dhe shume reforma te tjera,keta jane armiqte e konsensensusit ne shqiperi,kane arsyet e veta qe i dine shume mire ata pse mbajne keto qenrime,ata e pane qe dolen te zbuluar per reformen ne drejtesi dhe frika qe kane nga vetja e tyre i detyroi te votonin ne rresht,pasi i dine shume mire gjynahet e tyre,por kjo nukdo te thote qe keta per cfare kane bere,do ti shpetojne drejtesise

  2. Prokurori says:

    Po more hajdut, po. Prit se po te vjen teskereja. Mos u merzit, prit edhe ca.

    1. Ata Votuan Mosndeshkimin e Tyre says:

      Hajduti kerkoi konsesus dhe kete e mbeshtet edhe TEMA e Meros.

  3. hqiptari says:

    Ilir Meten, per te mire a per te keq, historia do e rendise pas S Berishes

  4. Toni says:

    Hajdut i peshtire. Reforma do te jete funksionale atehere kur te vesh ti atje ku e meriton. Burg

  5. shvejk says:

    Iliri nuk ben vete , eshte K…r megjithmend. A thua se keshtu nuk kemi 20 vjet sherr.

  6. emilio says:

    Dmth ky thot qe opozita e dha konsensusin dhe procesi po shkon vaj !!! Po dele i kujton ata qe te degjojne mo hajdut 24 karat, kanceri i ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje