Tom Doshi batutë pas lapsusit të prokurorit: Ju pëlqen shumë të më thërrisni “i pandehur”. Unë deputet më 2017…

26 Tetor 2016, 14:32Politika TEMA

Tom Doshi dhe Mark Frroku janë përballur disa herë në prokurori pasi Doshi deklaroi se ishte pikërisht Frroku ai që mësoi planin për eliminimin e tij nga Durim Bami, ndërsa sot përballjen e radhës e kanë pasur në gjykatën e Tiranës, aty ku deputeti i Shkodrës ka dëshmuar në favor të Frrokut.

Por gjatë seancës deputeti Doshi është kapur me prokurorin e çështjes, i cili ka bërë një lapsus duke e quajtur të pandehur.

Doshi-prokurorit: Ju pëlqen shumë të më thërrisni ‘i pandehur’

Prokurori: Ju kërkoj ndjesë, është lapsusi im

Më tej, Doshi ka deklaruar se do të jetë deputet edhe në zgjedhjet e 2017-ës, pa saktësuar se me cilën forcë politike do garojë.

Krahas akuzave për vrasje, fshehje të të ardhurave, mbi ish-deputetin kristiandemokrat rëndon edhe akuza e ndërtimit të paligjshëm, për të cilën deputeti Doshi deklaroi t’i ketë shitur një hotel, mbi të cilin Frroku nuk ka bërë asnjë shtesë.

1 komente në “Tom Doshi batutë pas lapsusit të prokurorit: Ju pëlqen shumë të më thërrisni “i pandehur”. Unë deputet më 2017…”

  1. Dorina says:

    Plehra, te gjithe plehra jeni. Kur do shpetoje ky popull nga ju????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje