Balla komenton deklaratën e Ramës për “martesën” djathtas të LSI: S’ka gjasa, koalicioni PS-LSI fiton më 2017

31 Tetor 2016, 13:41Politika TEMA

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar sot deklaratat e kryeministrit Edi Rama, për koalicionin qeveritar PS-­LSI.

Në një deklaratë për gazetarët, Balla tha se nuk ka gjasa për një ‘rimartesë’ LSI-­PD. Balla ndau të njëjtin qëndrim me kryeministrin Rama kur tha se kjo aleancë do të vazhdojë, duke çuar në fitore të zgjedhjeve parlamentare 2017.

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se nuk ka asnjë arsye pse PS-­ja dhe LSI­-ja të mos vazhdojnë të projektojnë të ardhmen e koalicionit në zgjedhjet e vitit 2017.

Në një intervistë për “Tv Klan”, kreu i Qeverisë u shpreh se nëse Ilir Meta nuk do të “martohet” me të djathtën në zgjedhjet e ardhshme, ai mund të qëndrojë në koalicionin natyral të së majtës.

Ndërkohë deputeti i PS Balla pohoi se votimi elektronik nuk mund të përdoret për zgjedhje pa u testuar, siç ishte edhe rasti i Austrisë. Ndër të tjera ai theksoi se PD duhet të zgjedh qarkun për projektet pilote me numra identifikimi.

“Meqë jemi në kohë, duhet të na sjellin draftimi për buxhetin që ti shtojmë buxhet KQZ-së. PD më shumë se të bërtas, lë të bëhet pjesë e procesit”, tha Balla.

Në lidhje me reformën në drejtësi Balla shtoi se PD ka aleancë me gjyqtarët e korruptuar, duke shtuar se opozita duhet ta ketë të qartë se ligjet e kësaj pakete do të miratohen.

1 komente në “Balla komenton deklaratën e Ramës për “martesën” djathtas të LSI: S’ka gjasa, koalicioni PS-LSI fiton më 2017”

  1. adi says:

    I zoti e shet
    E tellalli se jep.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje