Batutat te Universiteti Bujqësor, Rama thumbon ‘ngelësat’ dhe ka një ëmbëlsirë për pedagogët

1 Nëntor 2016, 10:23Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në 65-­vjetorin e themelimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka folur edhe për akuzat për reformën në arsim.

“Vitet e fundit i është vrarë shpirti Universitetit Bujqësor.

Sfida jonë t’i rikthejmë universitetit shpirtin dhe fytyrën.

UBT mund të ndërvepronte me qendra ekselence në gjithë botën…

Na janë mërzitur ngelësat dhe na janë shqetësuar prindërit dhe një ankth i madh e ka përfshirë shoqërinë se ata me 5.1 s’marrin dot diplomë për t’u bërë juristë, inxhinierë e profesorë.

Ne jemi të vetëdijshëm që mesatarja 6 që sot konsiderohet tavan që pengon liritë dhe të drejtat e njeriut është një nivel qesharak, por duhet ta kthejë rrugën drejt dyerve të universitetit, rrugën e atyre që e meritojnë të hynë në universitet dhe atyre që s’kanë nevojë të shkojnë me cdo kusht në universitet dhe bëhen viktima të zgjedhjes së gabuar, por të synojnë arsimin profesional dhe të bëjnë një jetë dinjitoze se njerëz të zanatit dhe profesionit”, tha Rama, që më pas vijoi me disa batuta.

“Mund të thotë dikush se këto fjalë duken goxha të qëlluara në 65 vjet se për 25 vjet na kanë pushtuar, por po ju them se zaptuesit do ikin nga Universiteti që të gjithë, cdo godinë, cdo ngrehinë që nuk i takon universitetit do shembet dhe cdo person, cdo familje që s’ka lidhje me universitetin do largohet, ky territor do bëhet atdheu i ekselencës shqiptare, me të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike por pa humbur kohë se është humbur 25 vjet…

Pashë edhe nja 5­6 dele atje që kishin mbetur nga ato të eksperimenteve dhe më shumë kishte makina se sa dele, vetura që venin e vinin aty bashkë me delet dhe i ngatërronin rrugën njëri­tjetrit.

Kemi diskutuar me rektorin disa herë masterplanin dhe do nisim paraleleisht çlirimin nga pushtuesit dhe rindërtimin, ju mund të qeshni por për universitetin bujqësor jeni para 29 Nëntorit, jeni të rrethuar të pushtuar dhe punoni për llogari të familjeve tuaja por për fat të keq s’ju jepet mundësia të punoni për llogari të atdheut tonë të përbashkët.

Nëse ju ndihmon një ëmbëlsirë në fund të këtij fjalimi të hidhur do ju thosha që do ju rrisim rrogat, do ju rrisim rrogat por nëse po themi për pedagogët e matematikës po themi apo pedagogët e lëtersisë rroga është gjithçka, për pedagogët e universitetit bujqësor duhet të jetë vetëm baza se i ka të gjtha mundësitë të bëhet një nga ndërmarrjet më fitimprurëse për ti marrë paratë për të stimuluar stafet dhe kërkimin shkencor, atje jashtë mureve të këtij territori të pushtuar ka dhjetra mijëra njerëz që kanë nevojë për ju, ka një Shqipëri të tërë që ka nevojë për ju, një popull në fshat që s’e ndihmon dot as qeveria, as ministria, as shteti, duhet vetëm që puna e këtij universiteti të organizohet për këtë qëllim dhe studentët e këtij duhet të ndihen më të privilegjuarit. Mund të ngelesh i papunë vetëm nëse s’do të punosh”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje