VIDEO/ Zyrtari i Departamentit të Shtetit lajmëron grusht kundër Hillary Clinton: FBI dhe CIA të përfshira

3 Nëntor 2016, 20:34Bota TEMA

Steve Pieczenik, një pjesëtar i “komunitetit të inteligjencës” i cili ka shërbyer si zëvendës sekretar i shtetit nën Henry Kissinger, Cyrus Vance dhe James Baker, përfshi këtu shërbim në administratat presidenciale të Gerald Ford, Jimmy Carter, Ronald Reagan dhe George H.W. Bush, ka publikuar një video “bombë”, ku detajon fillimin e një “kundër grushti” ndaj kandidates demokrate për presidencën e SHBA, Hillary Clinton.

Sipas Pieczenik, Bill dhe Hillary Clinton si dhe shoqëria e tyre organizuan një grusht shteti civil të heshtur, më 1 nëntor 2016 nëpërmjet “korrupsionit dhe kooptimit”

Clinton-ët janë përfshirë në kooptimin e Shtëpisë sonë të Bardhë, gjyqësorit, CIA-s, FBI-së, Prokurores së Përgjithshme Loretta Lynch, dhe të Drejtorit të FBI James Comey, prej disa kohësh tashmë”, shprehet ai.

Piecznik tha se grushti i filluar nga Clinton-ët ishte i mundshëm, për shkak të “klientelizmit politik” dhe shpjegon se si ai dhe të tjerë kanë filluar ta ndalojnë.

“Për të ndalur këtë grusht, ne në komunitetin e inteligjencës dhe të tjerë të përfshirë në mënyrë informale jemi bashkuar, dhe me lejën e tyre unë po filloj të njoftoj se kemi nisur një kundër-grusht nëpërmjet Julian Assange dhe WikiLeaks.”

Pieczenik tha se rihapja e hetimit të FBI për email-et e Clinton nëpërmjet hetimit të Anthony Weiner për skandalin e mesazheve seksuale më një 15- vjeçare nuk kishte të bënte detyrimisht me çështjen e Weiner, por ishte një “aperitiv për shumë nga ne në kundër-grusht për ti thënë administratës, ‘Ne ja u dimë lojën.”

“Jo vetëm ja u dimë lojën, por do ju ndalojmë ta bëni Hillary presidente të SHBA, dhe në të njëjtën kohë do të dënojmë dhe padisim presidentin e SHBA, Loretta Lynch, dhe shumë të tjerë që janë përfshirë në mbulimin e korrupsionit masiv që ka ndodhur me Fondacionin Clinton.”

Pieczenik shpreheti se të dyja, grushti shtetit dhe kundër-grushti ishin “të heshtur” dhe se “me shumë gjasa është hera e parë në historinë e ndonjë vendi që një grusht shteti niset nga interneti dhe një kundër-grusht niset po ashtu nga interneti.”

Ai e quajti kundër-grushtin një “revolucion i dytë amerikan” që është paqësor, pa patur dhunën si synim.

“Ne, publiku amerikan, dhe ata nga ne që kanë shërbyer si veteranë dhe në shërbimet e informacionit si unë, do ti ndalim Clinton-ët nga marrja e pushtetit që nuk e meritojnë.”

“Në të njëjtën kohë, do të sigurohemi që Obama të largohet pa ndonjë shenjë faljeje apo ndonjë akti tjetër tradhtie. Në fakt, në duam një tranzicion paqësor në këtë republikë të madhe amerikane.”

Pieczenik lavdëroi “burrat e gratë guximtare” të cilëve u ka ardhur në majë të hundës me korrupsionin, përfshi këtu “FBI, CIA, Drejtori i Inteligjencës, shërbimi informativ ushtarak dhe burra e gra në 15 organizata të tjera informative.”

Ai gjithashtu theksoi se Assange ka qenë instrumental në grusht duke publikuar emailet “që ne ja dhamë për të minuar Bill dhe Clinton” dhe që ai ka qenë “shumë i guximshëm.”

5 komente në “VIDEO/ Zyrtari i Departamentit të Shtetit lajmëron grusht kundër Hillary Clinton: FBI dhe CIA të përfshira”

  1. toni says:

    Ne te gjyshesh vafshi te gjithe, ashtu sic keni bere corap me intrigat e juaja gjysmen e botes, ashtu te shkoni dhe ju per lesh vete!!!! Ka Zot lart!!

  2. adi says:

    SHOKU LAJMEROE HILARINE
    SE KUR FBI DHE CIA TE VENE NE SHENJE PO NUK IKE VETE GJEJNE NDONJE SNAIPERIST NGA NDONJE MAGAZINE LIBRI QE E HAP RRUGEN.
    NUK ESHTE HERA E PARE KJO NE HISTORI PYESNI ANDEJ NGA FAMILJA KENEDI SE JUA THONE ME TROC!!!!!!

  3. albaniafirst says:

    another crappie idiot-do te thuhej ne anglisht.
    Ca si puna e ketij hajvanit, qe ka vajtur per lesh me kohe, jane suportet e Trump-it qe eshte as me shume e as me pak nje Hitler i dye, me ndryshimin se po erdhi ai ne fuqi, lufta e dyte boterore do duket si parajse me ferrin qe do beje Tramp-i.

  4. Lungara says:

    Ata që drejtojnë këto sherbime nuk janë Gazidede e Visho Ajazë ! Jemi në Amerikë , ore ba-bam !
    Këto shërbime janë betuar ti shërbejnë Atdheut dhe , jo Sali Berishës , më falni – Klintonëve !

  5. usa says:

    Shko more legen ha nje ashure. Klinton eshte Presidenti numer nje me perqindjem me te larte midis Presidenteve te kohes moderne, Obama eshte i dyti, mbas Klintonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje