Hoxhaj: Shqetësim për afrimin e shpejtë të Tiranës me Beogradin. Qëndrimi i Ramës në Beograd, shumë dinjitoz

4 Nëntor 2016, 00:07Rajoni TEMA

Vizita e Edi Ramës në Beograd dhe deklaratat e bëra prej tij atje u pritën përgjithësisht mirë në Kosovë, por para se kjo vizitë të ndodhte, pati një deklaratë të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, këtu vetëm Kosova është aktor politik, ndërsa Shqipëria besoj se e ka pasur të qartë historikisht këtë proces dhe besoj se edhe në të ardhmen do ta ketë të qartë. Kosova është shtet i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër në rajon, ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global, sikurse SHBA-të apo BE-ja.

Prandaj, në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ne natyrisht që kërkojmë mbështetjen amerikane dhe atë europiane, meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Çdo bashkëpunim që mund të ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Serbisë” ka deklaruar Hoxhaj për televizionin ART në Maqedoni.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi reagime të shumta si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Por cila ishte domethënia e kësaj deklarate? Vetë ministri Hoxhaj ishte këtë të enjte në Top Story me gazetarin Sokol Balla për të shpjeguar edhe më tej këtë deklaratë.

Ai thotë se i qëndron deklaratës së bërë, megjithëse shton se ajo është keqinterpretuar në Prishtinë dhe Tiranë.

Thelbi ka qenë për rolin e Shqipërisë në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kam thënë që raportet tona janë aq komplekse saqë vetëm SHBA dhe BE kanë instrumente që ta kushtëzojnë Serbinë deri në njohjen e ndërsjelltë. E kam përshëndetur bashkëpunimin Shqipëri-Serbi, por qëndrimi im ka qenë që të tregojë që SHBA dhe BE janë kushtëzues të Serbisë. Ky është një realitet gjeopolitik në raport me shtetin e Kosovës”, deklaroi ai.

Hoxhaj thotë se shqetësimi kryesor i diplomacisë së Kosovës është fakti sesi mund të lexohet në Beograd afrimi kaq i shpejtë i Shqipërisë me Serbinë, nisur edhe nga fakti që qeveria e Serbisë bëri publik planin e ri që flet për dialog shqiptaro-serb, duke mos përmendur Kosovën.

“Kemi shqetësim sesi Beogradi mund ta interpretojë afrimin e Shqipërisë me shpejtësinë që po ndodh kjo nga Kryeministri Rama. Serbia është e interesuar që të ketë një dialog shqiptaro-serb, kurrë nuk ka qenë e interesuar që të ketë një dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Deklarata ime ka qenë edhe një porosi për Beogradin dhe për partnerët tanë që politikën e kushtëzimeve ta vazhdojnë”, deklaroi Hoxhaj.

Ministri shtoi se Shqipëria ka dhënë dhe po jep një ndihmë të vyer për Kosovën dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në të shkëlqyera.

Qëndrimin e mbajtur nga Rama në Beograd, Hoxhaj e cilësoi shumë dinjitoz. Ai tha se roli i Shqipërisë për Kosovën është dhe do të jetë i patjetërsueshëm. Lidhur me votën jo anëtarësimit në UNESCO, ai nuk e quajti dështim.

Dështimi në UNESCO nuk ishte faji i Shqipërisë. Ministri Bushati bëri një punë të shkëlqyer. Ka patur mundësi që të bëhet më shumë dhe Shqipëria ka dhënë ndihmën e saj të madhe, përfshirë edhe së fundmi në samitin e NATO-s në Varshavë, për të avancuar në një fazë tjetër marrëdhënien mes Kosovës dhe NATO-s”, tha ai.

Kosova, shtoi Hoxhaj, ka një identitet politik e shtetëror të vetin, ndërsa sa për identitetin kombëtar ajo është shqiptare. Ai pati edhe një këshillë për politikën e jashtme të Tiranës.

Shteti shqiptarë duhet të rimendojë politikën strategjike dhe Tirana duhet të kultivojë marrëdhënie më të ngushta me Prishtinën, Shkupin dhe Podgoricën. Është në interes të Shqipërisë dhe Kosovës që të ketë një Maqedoni stabël dhe demokraci të fortë. Është në interes të shqiptarëve që të mos ketë një kufi mes Greqisë dhe Serbisë ”, tha kryediplomati i Kosovës.

Në fund, Enver Hoxhaj tha se nisma e qeverisë shqiptare për partneritetin strategjik ka ndryshuat thelbësisht marrëdhëniet, por përmendi edhe disa sektorë ku mund të bëhet më shumë.

Përse të mos kemi një treg i përbashkët, një treg i përbashkët energjitik. Nuk është vetëm bashkëpunim mes qeverive, por sa intelektualë nga Kosova janë ligjerues sot në universitetet shqiptare? Duhet një bashkëpunim mes të barabartëve. Bashkëpunimi mes bizneseve, këtë duhet të bisedojmë”, deklaroi ai.

7 komente në “Hoxhaj: Shqetësim për afrimin e shpejtë të Tiranës me Beogradin. Qëndrimi i Ramës në Beograd, shumë dinjitoz”

  1. Kola says:

    Te lexosh kete bajge, eshte njesoj si te lexosh Matoshin. Vari hebet dhe vazhdo me tej.

  2. tv truth says:

    Rrofte Enveri!!!!

  3. Sorge says:

    Asnje serb nuk eshte treguar me armik i realizimit t e endrres se shqiptareve per liri, pavaresi dhe teresi tokesore te Shqiperise, se sa ky tradhtar me damke. Neqoftese nuk eshte agjent serb, ky njeri megalloman, shume i rrezikshem ne politiken shqiptare per realizimin e vertete te pavaresise se shteti te Kosoves. Jashte nga politika kosovare!

  4. tema says:

    Menduan kosovarët që s’kanë më nevoj për ne

    1. Jeronim de Rada says:

      Shqiptaret e Kosoves (jo kosovaret) nuk e mendojne qe nuk e kane nevojen e vellezerve nga Shqiperia. Ata e kane nevojen e Shqiperise, por udheheqesit shqiptare duhet te kene me shume kujdese dhe, cka eshte me e rendesishmja , ata duhet t’i kordinojne punet me shqiptaret e Kosoves.

  5. niko says:

    o hoxhai o qen bir qeni

  6. zaho says:

    Dhe faktikisht nuk e lexova fare cfare shkruan sepse eshte humbje kohe por doja te komentoja personin (tradhetarin) hoxhaj. Kombi ska per tu bere kurre me politikane qe si ide kane vetem e vetem kolltukun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje