Reforma në drejtësi, PD përgatitet të dërgojë në Kushtetuese ligjin për qeverisjen e drejtësisë...

5 Nëntor 2016, 18:52Kronika TEMA
Reforma në drejtësi, PD përgatitet të dërgojë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike do te kërkojë ne Gjykate shpalljen antikushtetues te ligjit për qeverisjen e sistemit te drejtësisë te miratuar dy dite me pare ne parlament.

Burime pranë PD bëjnë te ditur se edhe ky ligj do te ankimohet ne Kushtetuese, duke e çuar ne 2 numrin e ligjeve te reformës ne drejtësi, qe do te kalojnë testin kushtetues, pas atij te vettingut. Opozita gjykon se rregullimi ligjor per mënyrën se si zgjidhen 5 anëtaret e Këshillit te Larte Gjyqësor dhe atij te Prokurorisë, bie ndesh me ligjin themeltar te shtetit. Kushtetuta ne leximin e demokrateve parashikon kandidim te lire nga avokatet, pedagoget dhe shoqëria civile për këto poste dhe verifikimi i kritereve ligjore, behet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.

Dy anëtarë jogjyqtarë zgjidhen nga radhët e avokatëve, dy anëtarë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe një anëtar nga shoqëria civile. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, bazuar në një procedurë transparente dhe publike, shpall vendet vakante, sipas ligjit.

Por ligji i miratuar vetëm me votat e mazhorances parashikon qe vlerësimi i kritereve te behet nga nje komision i posaçëm.

Kryetari i komisionit te pavarur Ad Hoc i përcjell sekretarit te përgjithshëm te kuvendit një liste me emrat e kandidateve qe kane marre piket me te larta, por jo me shume se 10 kandidate dhe ne çdo rast jo me pak se trefishi i numrit te vendeve vakante. Procedura per zgjedhjen e 5 anëtareve ne Këshillin e Larte Gjyqësor dhe te Prokurorisë është prej kohesh ne qendër te debatit mes opozitës dhe mazhorances; kjo ishte çështja e fundit per te cilën u negociua deri ne orët e vona te mbrëmjes se 21 korrikut.

Dhe serish kur u diskutua ligji per këto organe pati përplasje te forta mes dy kampeve politike. Fillimisht mazhoranca propozoi qe filtrimi i kandidaturave te behej nga avokatet dhe pedagoget por ky version u cilësua i papranueshëm nga opozita dhe per këtë arsye shumica miratoi versionin ku vlerësimi i aplikanteve behej nga nje komision i posaçëm, i cili po ashtu per Partine Demokratike është antikushtetues.

Goditja ne Gjykatën Kushtetuese e ligjit te “vettingut” dhe ligjit per qeverisjen e sistemit te drejtësisë, godet edhe strukturën e posaçme antikorrupsion. Pavarësisht se ligji për SPAK është votuar me unanimitet, asnjë strukture nuk mund te ngrihet pa kaluar vettingun dhe pa u ngritur Këshilli i Larte Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë.

1 komente në “Reforma në drejtësi, PD përgatitet të dërgojë në Kushtetuese ligjin për qeverisjen e drejtësisë…”

  1. Sherifi says:

    Po sic po ndodh; i bie qe reforma te filloi nga kushtetuesja , ketu qenka e keqja me e madhe perderisa PD-ja ka shume shpresa tek kjo cedhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje