Pse 8 Nëntori, përvjetori i themelimit të PKSH është një datë e veçantë për Berishën

8 Nëntor 2016, 18:14Politika TEMA

Ndonëse duket sikur ka kaluar në heshtje, 8 nëntori është data e themelimit të PKSH-së.

Për Sali Berishën, ish-komunistin antikomunist, data 8 nëntor ka një simbolikë të veçantë.

Sipas librezës së anëtarësisë të PPSH që ka mbajtur për 23 vite rradhazi deri në vitin 1991, Sali Berisha është pranuar si komunist pikërisht në datën 8 nëntor të vitit 1968, ose 23 ditë pasi kishte mbushur 24 vjeç- raporton DITA.

Që të pranoheshe anëtar në PKSH (PPSH), nuk ka qënë një privilegj që arrihej lehtë në ato vite.

Duhej, ose të ishe pjestar i një familjeje të lidhur ngushtë më partinë, ose të kishe dhënë prova të shumta, me qëllim që kupola e partisë të bindej se ishe besnik  i devotshëm i saj.

Që të pranoheshe komunist, duhej të kishe rekomandim nga 3 komunistë të afërt e besnikë të kupolës së PKSH në qytet, rreth, ose qendër, që i jepnin “garanci” PKSH, se i pranuari do të ishte “komunist i betuar deri në vdekje për mbrojtjen e vijës së partisë”.

Sali Berisha edhe pse në vitin 1968 ishte vetëm 24 vjeç e me 1 vit punë (kur duheshin 5 vite punë), u vlerësua se i kishte plotësuar këto “prova”.

Më vonë, përveç “10 cilësive të komunistit” Berisha dëshmoi se kishte edhe cilësi të tjera.

Por ka një të veçantë tjetër në pranimin e Sali Berishës si komunist.

Pranimet si komunist në datën 8 nëntor bëheshin shumë pak si numër, afërsisht nga 1 në çdo rreth, ose qendër të madhe pune. Ato bëheshin me kontroll të rreptë dhe në mënyrë ceremoniale, me mbledhje të zgjeruara të komunistëve e popullit.

Pra, pranoheshin njerëz shumë të besuar me “CV” të “rekomanduar” nga sekretarët e parë të PKSH (PPSH) të rretheve dhe nga degët e punëve të brendëshme të sigurimit të shtetit.

Mandej, ata që përzgjidheshin për t’u pranuar si anëtarë të PKSH (PPSH) në datën 8 nëntor, miratoheshin si emra në Komitetin Qëndror të PKSH (PPSH) dhe u jepej tesera e anëtarësisë nga kandidatë, ose anëtarë të Byrosë Politike.

6 komente në “Pse 8 Nëntori, përvjetori i themelimit të PKSH është një datë e veçantë për Berishën”

  1. ish student i arteve says:

    Ca peshq kemi qene ne 91 …por nuk di si ti quaj ata qe e besojne akoma sot…

  2. Fatosi-kosove says:

    Nuk do ta pranoj as kete fakt sali berisha,do te thot se Rama ja ka punuar me fotoshop,siq tha edhe per armen strazimirit,vrasjet ne shesh me 21 janar 2011,e shum e shum te tjera,por nje gje se kuptoj se si ka mundesi qe ai i thot Rames komunist e nuk e di se ka qenne vet 24 vjet me radhe bile edhe ne krye te skuadres vrastare,pra a duhet et jete njeriu kaq i poshter per te qene ne PD dhe ne nivel me sali berishan,lulin,bumqin,boden,noken,paloken,strazimirin,jozefinen,alibeajn,salijan klyshin,fazlliqin e shume flliqsira rreth e rrotull.

  3. Thanasi qe ta plasi says:

    O djema po falsifikoni nje cike me me lezet jo keshtu. Ajo foto e Berishes duket qe eshte e bere ne kohen e demokracise

  4. Bushi says:

    Ja kushe eshte Sali Berisha.Ka nostalgji per PKSH,prandaj ka bere kaq krime te medha sote ne demokraci.Nuk i pelqen demokracia.

  5. qorri me motorr says:

    Loqe keni qene, te gjithe ju studentet. Ata prej jush qe u erdhen mendte pastaj u bene skutha si puna e Fevziut.

  6. Hasani says:

    Po Edmond Haxhinasta qe eshte bere komunist vitin e fundit te fakultetit …dhe ne vitin 1989 kur te gjithe e kishin kuptuar qe kjo pune kishte mbaruar???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje