Veliaj: Natyrën s’e kontrollojmë dot, por 1800 punonjës të Bashkisë janë në terren dhe situata është nën kontroll

8 Nëntor 2016, 12:01Sociale TEMA

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për reshjet e dendura në Tiranë.

Ai thotë se që prej ditës së djeshme, 1800 punonjës të Bashkisë së Tiranës janë në gadishmëri dhe situata është nën kontroll.

Shiun që sjell Zoti/Natyra nuk e kontrollojmë dot, por ka disa gjëra ku duhet bashkëpunim nga secili në ditë si sot në Tiranë e gjetkë:

Redukto lëvizjen me makinë

Tel 112 për urgjenca ?

Jo mbeturina në rrugë, qeset zënë kanalet kulluese totalisht

SHPERNDAJE për të tjerët ?

Bashkia e Tiranës në gadishmëri prej ditës së djeshme me 1800 punonjës nga ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, IMT dhe Zjarrfikëse. Situata është nën kontroll, por ka disa zona të cilat paraqesin problematika:

– Njësitë Administrative Zall Bastar dhe Zall Herr (QENDRO LARG LUMENJVE)

– Bregut të Lumit – Pjesa ku ka ende ndërtime pa leje në shtrat

– Kthesa e Kasharit zona mes Bashkive Tiranë e Vorë

– Ura e Shkozës, Njësia 1 – eskavatorët po nxjerrin tonelata me qese nga bllokimi

– Zona e Selitës – pjesa informale më problematike

– Zona e rr. Misto Mame

– Rr. Don Bosko

– Zona e Bregut të Lumit të Tiranës”, thotë Veliaj.

5 komente në “Veliaj: Natyrën s’e kontrollojmë dot, por 1800 punonjës të Bashkisë janë në terren dhe situata është nën kontroll”

  1. test says:

    Para se te shtrosh rruget me asfalt zgjero kanalet. Duket se beni vetem punet qe duken, ato qe nuk duken perdite duken vetem ne kohe me shi.
    Imagjino sikur te bjere 2 dite shi pa pushim se cfare mund te behet

  2. billi says:

    Po dhe natyren do ta kontrollosh o delenxhi! Dhe natyta ju ngel ta vidhni

  3. VforVendetta says:

    Jo mer Erjon po kur u permyste ne kohe te sales dhe sala thoshte qe se kontrolloj dot motin ju thoshit e ka fajin qeveria qe nuk mori masa po tani apo si te na vij me mbare .

  4. “Natyren se kontrollojm dot”…….. Veliaj, une i kam bere jehone punes tuaj si Bashki, por tani e ke gabim; nuk mundet te shtrosh rruge pa hapur dhe pastruar kanalet kulluese….. edhe ne Gjermani bie shi (me shume se ne Shqiperi) por permbytjet jan shume te rralla; pastaj Tirana, goxha kryeqytet, nuk mundet te permbytet me dy pika uje, eshte gjynaf te jemi katandisur keshtu!!!

  5. lili says:

    Edhe ky si Berisha faji eshte i hênes! E kur jo i puneve qe nuk i kemi krye si ka dhane Zoti!Tjeter hère,ku te asfaltojsh,mendo me hap kanalet per âne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje