Shqiptari vritet në Athinë nga policia pas shkëmbimit të zjarrit, kishte vjedhur një banesë

13 Nëntor 2016, 10:24Kronika TEMA

Një shtetas shqiptar 32 vjeç është ekzekutuar prej policisë gjatë një shkëmbim zjarri të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Edhiniu 104” në lagjen “Qeracini” të kryeqytetit helen.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të së dielës, kur policia u telefonua për një vjedhje banese në zonë.

Sapo mbërritën policët e ndërhyrjes së shpejtë, 4 grabitësit  e dyshuar filluan të qëllojnë kundër policisë,e cila iu përgjigj me breshëri zjarrit.

Banda e hajdutëve mundi të futet në një magazinë, prej nga ku vazhdoi të qëllojë kundër oficerëve.

Të gjendur nën rrethimin e policisë, grabitësit u detyruan t’i dorëzohen forcave speciale të ushtrisë “EKAM”, të cilët janë trajnuar enkas për situata të tilla.

Në zonën e ngjarjes, policia thotë se njeri prej grabitësve u gjet i plagosur prej plumbave të saj. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi t’iu shpëtojë plagëve të marra.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për një 32-vjeçar shqiptar, për të cilin deri tani nuk rezulton se ka qenë i implikuar në ndonjë ngjarje ose vepër penale.

Tre anëtarët e tjerë të bandës, identitetet dhe kombësia e të cilëve ende nuk dihet, u dërguan në Drejtorinë e Policisë së Atikës, ku dhe po merren në pyetje.

Autoritetet thonë se po hetojnë lidhur me ngjarjen. Në zonë ka mbërritur mjeku ligjor dhe prokurori për të kryer hetimet e mëtejshme.

Prej burimeve të sigurta të Top Channel mësohet se, prokurori ka urdhëruar sekuestrimin e armëve të shërbimit të të gjithë policëve që morën pjesë në aksion, për të kryer verifikimet dhe gjetjen e armës nga e cila është bërë qitja, që shkaktoi vdekjen e 32-vjeçarit.

9 komente në “Shqiptari vritet në Athinë nga policia pas shkëmbimit të zjarrit, kishte vjedhur një banesë”

  1. tfgs1 says:

    Zike suma,te le rradhen e komentit…………………….apo je akoma ne xhami duke i bere ”pipa” hoxhes!!!??

    1. . says:

      Komitat Arnaut te Ali Pashes, dolen ne Attike per te bere Placke….
      Beni gati funeralin e te “ndjerit”…. mos harroni o Arnauta Hipokrit ta mbeshtillni me Flamirin Kuqe-Zi, te therisni Xhufin, Nikun, Idrizin… qe te mbani Fjalime per “Patriotizmin”, e te Riut 32 vjecar qe ishte “viktime pa fajshme” e “masakres” Greke.

    2. . says:

      Komitat Arnaut te Ali Pashes, dolen ne Attike per te bere Placke….
      Beni gati funeralin e te “ndjerit”…. mos harroni o Arnauta Hipokrit ta mbeshtillni me Flamirin Kuqe-Zi, te therisni Xhufin, Nikun, Idrizin… qe te mbani Fjalime per “Patriotizmin”, e te Riut 32 vjecar qe ishte “viktime pa fajshme” e “masakres” Greke.

      Gjith se si Ngushellime Familjareve per dhimbjen qe i perfshiu….djali i tyre ishte viktim i Fukarallekut dhe i Ligesis ndaj Greqise, qe eshte Mbjell per kaq vite rresht nga “Patriotat” Turk-Arnaut.

  2. stolicknaja says:

    lajmi ose nuk eshte perkthyer mire ose ka tjeter qellim,me sakte policia gjeti te qelluar me plumba nje shqiptar ne keratsini ku thuhet se mund te jete shkak grupet e narkotrafikanteve,po dje ne selanik u theren tre shqiptar nga grupe rivale ne kete fushe,disinformimi i mediave shqiptare eshte per te ardhur keqe prapseprap nuk e justifikon dot kriminalitetin shqiptar ne greqi dhe shume vende te tjera i cili ze vendin e pare

    1. tfgs1 says:

      file mou,informacionet apo materialet qe jepen nga media shqipfolese per sunitokusaret qe grabisin ose vrasin ne Greqi kane nje qellim: frustimin e sunitokomentuesve[tipou Zike] me sharje dhe ofeza kunder popullit grek,populli i cili u dha buke dhe kepuce barkthareve tourk’alvanoi.

  3. says:

    Të vritet ambasadori Greqisë

  4. askushi says:

    Ne nje portal grek qe e lexova thuhet qe 32 vjecari u gjet i vrare dhe po behet investigim. Ndoshta ju keni informata me te fresketa. Sido qe te jete verifikojeni lajmin.

  5. fashisti says:

    ta varrosim me flamurin kombtar dhe ta shpallim hero kombtar si iskender beu,katoliku me emer t bo synet.

  6. Albani says:

    Sido qe te jete,ne qofte se flitet per hajdute dhe trafikante mire bene qe e vrane dhe mundesisht ti eliminojne dhe ata shkerdhatat e tjere qe kapen,kushdo qofshin.
    Disa te mos fluturojne me pras ne bythe,sepse kriminelet,hajdutet,mafiozet nuk kane nacionalitet,gjenden kudo dhe atdheu i tyre eshte krimi dhe paraja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje