FOTOT/ De Biasi nderohet në Itali me çmimin..."Lakra e Artë"

15 Nëntor 2016, 14:38Sport TEMA
FOTOT/ De Biasi nderohet në Itali me çmimin..."Lakra e

Xhani De Biazi është fituesi i këtij viti i çmimit “Lakra e Artë” (“Radicchio D’Oro”) për sportin. Nuk është tallje, është një çmim i vërtetë, i cili jepet nga shoqata e Restoranteve në krahinën e Venetos për njerëzit që kanë spikatur gjatë vitit në fusha të ndryshme.

Të hënën në darkë u zhvillua edhe ceremonia e këtij çmimi prestigjioz për krahinën ku është lindur dhe banon De Biazi, i cili është vlerësuar për kontributin e madh që ka dhënë në rritjen e imazhit të Trevizos nëpërmjet drejtimit të Kombëtares shqiptare të futbollit.

Në panelin e personaliteteve që kanë marrë këtë çmim, kane qenë edhe emra të tjerë shumë të njohur, mes të cilëve këngëtari Al Bano dhe prezantuesja e njohur televizive Martina Kolombari.

Ashtu si të gjithë fituesit e çmimit për këtë vit, në panelin e ndërtuar enkas për këtë eveniment, edhe De Biazi ka treguar pak nga eksperienca e tij në vitin 2016, duke u ndalur më shumë te paraqitja e suksesshme në Europian, raporton Panorama Sport.

Ndërkaq, e ftuar ishte edhe një personazh i cili nuk po i ndahet trajnerit italian, Miss Italia, Rakele Risaliti, përkrah të cilës trajneri ka komentuar dy javë më parë edhe ndeshjet e Ligës së Europës.

1 komente në “FOTOT/ De Biasi nderohet në Itali me çmimin…”Lakra e Artë””

  1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    O italiane , lerini keto cmime , por meqe e vleresoni kaq shume xha Ganiun , perse nuk e merrni trajner te italise ?
    Apo keni frike se mos e coje italine ne vendin e 80-90 te FIFAS ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje