Erdogan sulmon Perëndimin: Ndihmuat ISIS!

17 Nëntor 2016, 17:36Bota TEMA

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar gjatë vizitës në Pakistan se Perëndimi po ndihmon ISIS-in.

Erdogan në adresimin që u ka bërë deputetëve të Parlamentit në Pakistan ka thënë se Perëndimi po mbështet ISIS-in duke shtuar se armët që janë gjetur tek terroristët janë prodhuar në vendet perëndimore.

Turqia është anëtare e NATO-s dhe koalicionin me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës që luftojnë kundër ISIS-it në Siri dhe Irak.

Siç bën të ditur Asociated Press, sulmet ajrore të koalicionit ndihmuan forcat irakiane dhe siriane që të largojnë terroristët nga shumë qytete.

2 komente në “Erdogan sulmon Perëndimin: Ndihmuat ISIS!”

  1. toni says:

    permend ermat dhe shtetet o mushtaqe mut….mos thuaj vetem thjesht Perendimi.

  2. Braqja says:

    Une dhe Edvini jemi me Erdogan sido qe te vene punet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje