Një aktore e famshme indiane është rrahur barbarisht nga tre meshkuj të maskuar në Paris.
Mallika Sherawat ishte në apartamentin e saj me një mik kur tre meshkuj hynë dhe pasi hodhën gaz lotsjellës i rrahën barbarisht.
Nuk dihet ende nëse ata kanë vjedhur gjë në apartament apo hynë thjesht për të dhunuar 40-vjeçaren indiane.
Ngjarja ndodhi pak metra larg hotelit ku një muaj më parë u grabit Kim Kardashian.
Sherawat njihet për mbështetjen e grave të dhunuara dhe ndoshta sulmi është kryer pikërisht për shkak të aktivitetit të saj.