Vlorë, sulmohet me mjete të forta avokati

18 Nëntor 2016, 15:18Kronika TEMA

Dy persona kushërinj me njëri-tjetrin kanë sulmuar një avokat në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë ngjarja ndodhi paraditen e djeshme rreth orës 11:20, në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës, dy personat e shpallur në kërkim, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës, kanë goditur me sende të forta, hekur, avokatin Vladimir F. Agresorët janë identifikuar si Shkëlqim dhe Eqerem S.

Avokati është dërguar në spital ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur kërkimet për të kapur 2 kushërinjtë që sulmuan avokatin Fejzo.

1 komente në “Vlorë, sulmohet me mjete të forta avokati”

  1. mirel says:

    Sa keq qe raste te tilla jane te pakta.
    Duhen sulmuar dhe gjykatesit te paret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje