Basha, pasi e akuzoi për cënim “sovraniteti”: Faleminderit Amerikë, atdheu i dytë i qindra mijëra shqiptarëve(Vetë atdhe të dytë ka Holandën)

24 Nëntor 2016, 14:02Politika TEMA

Kreu i PD-së i kushtoi një urim special Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ditën e falënderimeve.

Basha shprehet mirënjohës ndaj SHBA-ve për gjithçka kanë bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke e cilësuar vendin e demokracisë në botë si atdheun e dytë të shqiptarëve.(Basha i bie të mos e ketë atdhe, pasi atdhe të dytë që ka dalë në vend të pare, ka Holandën).

Urimi i Bashës vjen pas gjithë deklaratave të tij dhe të Berishës kundër të huajve dhe veçanërisht SHBA dhe BE që po cënonin “sovranitetin” me imponimin e reformës në drejtësi.

“Është Ditë e Falenderimeve në Amerikë. Në këtë ditë dua t’i shpreh mirënjohjen për SHBA-të, për mbështetjen që ato i kanë dhënë Shqipërisë dhe kombit shqiptar në ditët tona më të vështira. Dua të falenderoj Amerikën që u bë atdheu i dytë për qindra mijëra shqiptarë të cilët i priti me krahët hapur dhe u dha lirinë, mundësinë dhe ëndrrat. Today, we are thankful for America”, uron kreu i PD.

I cili për dy vite me radhë ka qënë kundër të gjitha iniciativave të SHBA, përmes ambasadorëve në Shqipëri. Dhe në veçanti kundër reformën në drejtësi, iniciativë e SHBA përmes ambasadorit Donald Lu. Që i kërkoi dhe në fund të mos e ankimonte “Vetting”-un në Kushtetuese.

1 komente në “Basha, pasi e akuzoi për cënim “sovraniteti”: Faleminderit Amerikë, atdheu i dytë i qindra mijëra shqiptarëve(Vetë atdhe të dytë ka Holandën)”

  1. Raimond vlonjati says:

    Po mire Basha e ka fjalen per Shqiptaret nuk e ka fjalen per vete

    By the way , sa te jete ne ktye te PD nje deficent , tip rembythje fare , si Basha , PS-ja nuk bije kur nga pushteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje