SHISH: Duam para për pajisje të re, të përgjojmë aplikacionet. Kemi mbetur te telefonatat...

24 Nëntor 2016, 18:37Politika TEMA

Shërbimi inteligjent shqiptar kërkon të që ecet me hapin e kohës pasi teknologjia ka përparuar shumë dhe e kanë të pamundur ta ndjekin hapa pas hapi krimin me teknologjinë ekzistuese.

Shërbimi Informativ Shtetëror kërkon para për blerjen e një pajisje tjetër përgjimi, që të mundësojë përgjimin e aplikacioneve, si Whatsapp, Viber e Messenger, pasi ajo aktuale përgjon vetëm telefonatat.

Kërkesa është bërë sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku zëvendësi i Visho Ajazi Lika ka diskutuar për buxhetin e SHISH. Report Tv ka zbardhur mbledhjen që u mbajt sot në Kuvend.

Sipas SHISH, pajisja aktuale e përgjimit është e vjetër nga ana teknike dhe përveç telefonatave nuk mund të përgjojë risitë në smarphone, siç janë aplikacionet e shumëpërdorura, si Whatsapp, Viber, Snapchat, Instagram etj.

Mësohet se deputetët sugjeruan që SHISHI-it ti mundësohej përdorimi i pajisjes përgjuese të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi pajisja e blerë nga Arben Imami në vitin 2013 është e sofistikuar dhe mund të lexojë aplikacionet.

Për pajisjen në fjalë, Partia Socialiste akuzoi në vitin 2013 ministrin Arben Imami, pas dyshimeve se Ministria e Mbrojtjes kishte përgjuar deputetët.

Në përfundim të mbledhjes Komisioni i Sigurisë miratoi buxhetin shtesë, 352 milionë lekë për Shërbimin Informativ Shtetëror.

1 komente në “SHISH: Duam para për pajisje të re, të përgjojmë aplikacionet. Kemi mbetur te telefonatat…”

  1. welfare office says:

    o Ajaz…. canadian welfare ka mor ntelefon dhe do leket mrapc qe i ke mor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje