Arrestohet në Vjenë shqiptari më i rrezikshëm në Europë, kontakte dhe me Al Kaedën

25 Nëntor 2016, 17:45Politika TEMA

Forcat speciale të policisë austriake kanë arrestuar një shqiptar tejet të rrezikshëm, në veri të Vjenës. Blenard Fejzullai, 40-vjeç, është arrestuar ndërsa ishte në makinë i vetëm.

Ai konsiderohet si një nga trafikantët më të rrezikshme të drogës, prej 10 vitesh në arrati. Organizata kriminale e tij u shkatërruar në vitet 2000-2001.

Ai duhet të bëjë 12 vite burg në Itali, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar në vitin 2006 për trafik ndërkombëtar të drogës.

Sipas mediave italiane shqiptari gjatë kësaj kohe është fshehur në Shqipëri, në qytetin tij të lindjes, në Fier. Nga hetimet ka rezultuar se shqiptari ka jetuar gjatë kësaj kohe në luks, kjo nga fitimet e shitjes së heroinës. Ai u pikas në mars të vitit 2016, për tu arrestuar në nëntor.

Hetimet kanë treguar se në fillim të viteve 2000 ai ka futur në Evropë sasi të mëdha të heroinës nga Afganistani, duke bashkëpunuar me talebanët.

Por nuk ishte vetëm heroina, lënda narkotikte që fuste shqiptari në Evropë. Ai njihet edhe për  “kokainë rozë” të ardhur nga Bolivia dhe që konsiderohet me cilësi tejet të lartë. Kjo lloj droge është shumë e shtrenjtë në tregun me pakicë., raporton Tv Klan.

Sipas hetuesve ai përdorte rrjetet sociale për shitjen e drogës, email-e, një mënyrë e kopjuar nga grupi terrorist Al Kaeda. Kjo i bën hetuesit të dyshojnë se fieraku ka bashkëpunuar dhe me terroristët, duke shtruar pyetjen se ku e ka mësuar këtë metodë.

Si u lirua nga Gjykata e Tiranës

Në muajin mars të vitit 2016, Blenard Fejzullai u arrestua nga Policia e Tiranës. Por Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për njohjen e dënimit të dhënë nga shteti italian.

Për rrjedhojë, miku i Arjan Selimit, i ekzekutuar disa vite më parë, është liruar nga burgu në qershor të vitit 2016.

Gjykata ka vendosur “Mosnjohjen e efekteve juridike në shtetin shqiptar të vendimit penal të huaj, të Gjykatës së Milanos të Shtetit të Italisë të dhënë ndaj shtetasit shqiptar, Blenard Fejzulla, alias Ermal Mali, për shkak se për të njëjtin fakt dhe ndaj të njëjtit person në shtetin Shqiptar është dhënë një vendim penal i formës së prerë”.

Blenard Fejzullai ka qenë i dënuat në Shqipëri me 6 vjet burg për akuzën e trafikut të drogës.

Në Itali rezultonte i dënuar me 12 vjet heqje lirie për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Fejzulla njihet si një nga anëtarët e grupit “Kompas” që drejtohej nga Armand Andoni alias Arjan Selimi.

Selimi është ekzekutuar me disa plumba poshtë pallatit të tij, ndërkohë që për ish-mikun e tij, Blenard Fejzulla, Italia kishte nisur prej disa kohësh gjuetinë.

4 komente në “Arrestohet në Vjenë shqiptari më i rrezikshëm në Europë, kontakte dhe me Al Kaedën”

  1. tfgs1 says:

    Nuk ka laro sunit ‘shqiptar’,flitet per turkoshqipfoles nga soi i Zike sumes……………….

    1. Uns says:

      Ik mer lopçar I afendikojt. Te ka qire në bithe që femi naj prift grek, pastaj te ka mbush mendjen se je rrace superiore, e që zoti te ka zgjedhur pikërisht ty qe ti kenaqesh koqet priftit. Me siguri ti je jevg, që rrjedha e lumit të ka sjell edhe në Shqipëri e prandaj flet shqip. Yyy mbetje e shpifur ballkanike!!!

  2. sofia says:

    Dmth gjyqtaret e gjykates jane edhe ata pjese e alkaides, s’ka se si te jete ndryshe, prandaj ata gjyqtare duhen arrestuar.. Reforma ne drejtesi urgjente.

  3. pro says:

    ..sigurisht qe jam me sofine…per ç’do kriminel te rikapur te gjykohet edhe ish-gjyqtari i çeshtejes,neqoftese eshte perserites !!…sigurisht keshtu duhet te veprohet edhe me administraten ..e cila duhet te paguaje ç’do gabim..veprime te tilla zerojne “gabimet “me dashje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje