REPLIKAT/ Rama-Berishës: I lajthitur gjer në dhimbje, qesharak deri në madhështi. Berisha: Mos na kërcëno me Putin

1 Dhjetor 2016, 16:00Politika TEMA

Kuvendi është përfshirë nga debate të ashpra për çështjen e negociatave, edhe pse këtë të enjte diskutohej projektbuxheti për vitin e ardhshëm.

Sali Berisha ka akuzuar Ramën se është ai që po e bllokon integrimin e vendit, ndërkohë që Rama e ka cilësuar qesharak.

Debatet:

Rama: Tamam si ajo poema e realizmit socialist, “i lajthitur gjer në dhimbje, qesharak deri në madhështi”.

Duke më përshkruar mua je në një monolog për veten. Gjëra që ndodhin këto por janë për biseda pranë zjarrit në një kohë tjetër.

E para, s’ka shqiptar që nuk e sheh dhe nuk e ndien, është ngazëllimi i papërmbajtur i yti, i djalit tënd në zyrë dhe tjerëve rreth e rrotull sa herë që krjohet një mundësi për të parë me dyshim këtë proces.

Ky ngazëllim është problem Sali se nëse do ishit të shqetësuar, të trishtuar që shfaqet një dyshim apo dikush apo disa që duan t’i shtojnë pikëpyetje këtij procesi atëherë edhe mund të besoheshit se ju e doni këtë proces.

Përtej kësaj, ka një të vërtetë të thjeshtë, sado përpiqeni ju që të përfshini në këtë gjullurdinë e përrorit tuaj psiqik, kancelaren e deputetë, zyra, lajme të fshehta, informacione nga biseda, muhabete pa lidhje, fakti është që ju keni bllokuar vetingun dhe për kulturën tuaj, vetingu është fillimi i procesit të screening, se është thjesht të bësh ligje, por edhe të monitorohesh në ligjzbatim.

Ajo që ka thënë në mënyrë të përsëritur miqtë e partnerët ndërkombëtarë lidhet me faktin që ne edhe pse s’kemi filluar të negociojmë, në procesin e legjislacionit jemi më të avancuar se sa Mali i Zi dhe Serbia, që janë në negociata, dhe ende duhet të përputhin legjilacionin e tyre të drejtësisë me standartet që ne kemi pranuar dhe adoptuar në atë votimin e famshëm ku erdhët të gjithë me kartonin jeshil të ngritur lart dhe me kokën të ulur poshtë.

5 prioritete, zgjedhjet dhe të tjera me radhë janë kritere Sali, nuk janë kushte për hapjen e negociatave, që cdo vend i ka në tavolinë deri ditën që bëhet anëtar i BE.

5 prioritete do shoqërojnë Shqipërinë në këtë proces deri kur të anëtarësohet në BE.

Që ti i përkthen gabim raportet kur del këtu dihet, dihet edhe ose e bën, je si ajo shprehja jep shpirt por s’heq dorë armiku u klasës sic thoshte partia jote.

Të arrini në pikën që të thoni është perkthyer gabim ligji dhe duhet ti cojmë prapë përkthimin Venecias është shprehje që ju ka dalë frika nga kontrolli.

E kape ti me Lulin BE me anglishten tënde të ububushme, megjithëse Luli e flet më mirë se ty anglishten.

Në mes të dhjetorit Gjermania do jetë mbështetësja kryesore e integrimit të Shqipërisë, domethenë që Shqipëria të marrë atë që i takon në këtë moment. Hajde ta zhbllokojmë vetingun, nëse KE nuk do të konsiderojnë hapjen e menjëhershme të negociatave do marr unë përgjegjësinë, mos rri vërdallë me hahaha e huhuhu se nuk është hera e parë që bllokon…

Berisha: Ramës, Metës, Bashës, edhe mua na kanë informuar diplomatët se ekziston marrëveshje të cilin ky e ka shkelur për votimin e 7 ligjeve në Parlament. Ia kanë thënë këtij, kryetarit të parlamentit, ia kanë nxjerrë marrëveshjen, dokumentin, ma kanë thënë edhe mua, ua kanë qarkulluar të gjithë faktorëve të interesuar, por Rama shkeli marrëveshjen se donte me cdo kusht ta kapte drejtësinë. Edhe vetingu mund të përfshihej në paketë negociatash dhe mundej plotësisht të jepej data dhe të hapeshin negociatat. Meqënëse janë në mes edhe zgjedhjet, të hapen në gjysmën e dytë të vitit ët ardhshëm, por nuk u caktua data, sepse nuk të besojnë, s’të japin paradhënie ty, s’të beson kush, ke kredencialet përtokë.

Berisha – Ramës: Hiq dorë nga kërcënimi i Evropës me Putinin

“Faleminderit zonjës Merkel që u ndal tek zgjedhet dhe kushtet e përcaktuara nga komisioni si të domosdoshme. Theksoj këtu se asnjëherë si kam thënë, si them e s’do i them njeriu që mos hapë negociatat me Shqipërinë. Me vendosmërinë më të madhe dhe asnjeri, as ka për të gjet kurrë njeri që të thotë më tha Sali Berisha. …duhet të jesh budalla, të ngrihesh dhe të thuash zgjedhjet s’janë kush, po zgjedhjet janë kusht more, janë kusht për cdo vend. Se ne s’kemi zgjedhje të përsosura, po njeriu zotohet, bëjmë zgjedhje të mira, hapim negociatat. Kurse ky vrapon i tmerruar, s’përmend zgjedhjet, kur ia përmendi zonja kryesore e Evropës.

Lidhur me debatin e hapur Bundestag-Kancerlari, kjo është një fantazi e sëmurë e Ramës, një gjë të dinë shqiptarët, gjykata Kushtetuese gjermane me vendim të formës së prerë detyron qeverinë, gruan më të fuqishme të botës sot, ajo është e Gjermanisë po në botë s’ka ndonjë nivel tjetër fuqie, që para se të japë zotimin për probleme integrimi, negociatash, të marrë mendimin, votimi është më vonë por të marrë mendimin e Bundestagut.

Zotëria në vend të përpiqet t’i sheshojë këto gjëra, del dhe sulmon si paranojak një nga figurat kyce të Bundestagut për këtë cështje që shkoi në zyrë dhe ia tha të gjitha.

Ke bërë një kërcënim të turpshëm. Hiq dorë nga kërcënimi i Evropës se Shqipëria mund të bjerë në kthetrat e ISIS apo Putinit, ti mund të përfundosh në llumin e plehrave të historisë por Shqipëria nuk lëkundet nga historia e integrimit.

Mos e trash këtë bisedë sepse mund të marrësh sic mori tjetërkush kartonin e kuq, mos mendo se me kërcënime gjynjëzon Evropën,. vërtet sot është e bazuar në filozofinë e paqes por sot është më e fortë se kurrë. Prandaj lëri ato dëngla ti, na flet për faktorë të tretë.

Për ta mbyllur u ktheve nga Gjermania sikur po vije nga Kuba, po pse, filloi fjalimi 20 min kundër opozitës, duhet të dini një gjë, Gjermania është vendi sot më i fuqishëm ekonomik, edhe politik dhe në standartet demokratike.

Mendove ti se Angela Merkel, është e kënaqur ta përdorësh për sulme të shpëlara ndaj opozitës?

Po je i biri i të atit ti , opozita s’mund të presë kurrë përgëzime nga asnjë shtetar përmes teje, fatmirësisht kancelarja përgëzimet ia ka përcjellë opozites jo përmes teje por direkt përmes kryetarit të saj.

Të mbetet të kënaqesh duke mashtruar shqiptarët se komisioni nuk vuri kushte, se negociatat u hapën, dhe mbrapa pastaj, jo po duhet edhe një raport tjetër, ky dërgoi Bushatin në të gjitha kancelaritë me kërkesën na jepni atë që i dhatë Serbisë, përgjigja ishte kartoni i kuq. Sepse Vucicit i besonin dhe këtij nuk i besonin. Kërcen nga halli dhe sevdaja por e vërteta kjo është atij ia dhanë dhe ty s’ta dhanë.

Me Edi Ramën, doni mashtirm keni mashtrime, nuk ka integrim.

Bushati: Ka rekomandim pozitiv për të filluar bisedimet për anëtarësimin. Keni dokumentin e përkthyer në shqip, rekomandohet fillimi i bisedimeve me mirëkuptimin që Shqipëria do fillojë zbatimin e ligjit për vetingun. Minimaslisht të mbani disa qëndrime cili është qëndrimi juaj për këtë rekomandim? U tha rasti i Serbisë, është mashtrim sepse të gjitha vendet anëtare diskutojnë mbi bazën e raportit që ka përgatitur KE, Shqipëria për të tretin vit rradhazi konfirmon një trend të kalcifikuar sa i përket reformave në fushën e sundimit të së drejtës, në ekonomi. Këtu bëre suflerin e Merkelit dhe të tjerëve me të padrejtë…lexoni raportin e DASH, keni bërë 3 mijë deklarata kundër policisë së shtetit.

10 komente në “REPLIKAT/ Rama-Berishës: I lajthitur gjer në dhimbje, qesharak deri në madhështi. Berisha: Mos na kërcëno me Putin”

  1. Karma says:

    Boll o plakush thithlope, zagar, gelbaze, kriminel, hajdut, kopili I Serbise, babai I kriminelit shkelzen, babai I hajdutes argite, e mbajte peng kete popull te shkrete. Hik nga syte kembet se zoti do te te zhduke nga ai kopili me I vogel I faqedjegmes argite e deri te ty me I madhi I asaj familje kriminale. Zoti marte hak sa me shpejt per te gjithe Shqiptaret qe paten fatkeqesi ne familjet e tyre per arsye te hajdutellikut familjar te familjes tende te mallkuar. Hik ore kopil I sheqeres. Nuk e di cdo benin te tjeret ti shahej nena kurve si te shahet ty. Por ti je I paturp, I pa shpirt. Zemer zi. Ne ferr e ke vendin. Harram buka qe ke henger ne shqiperi.

  2. Petro says:

    I thjeshte gjer ne dhimbje, i urte gjer ne madheshti…Ky eshte origjinali i nxjerre nga poezia e Kadarese, “Mesueset e fshatit”.Kryeministri ben nje kopjim te dobet, pa kuptIm dhe jashte realitetit.S ekziston qesharak gjer ne madheshti.Pervec matematikes e fizikes eshte deficent edhe ne letersi. Mjera neeeeeeeeeee…

  3. Petro says:

    I thjeshte gjer ne dhimbje, i urte gjer ne madheshti…Ky eshte origjinali i nxjerre nga poezia e Kadarese, “Mesueset e fshatit”.Kryeministri ben nje kopjim te dobet, pa kuptIm dhe jashte realitetit.S ekziston qesharak gjer ne madheshti.Pervec matematikes e fizikes eshte deficent edhe ne letersi. Mjera neeeeeeeeeee…

    1. Tony uk says:

      @petro,mjere ne per ty o petraqiu!!Mos u merr me Edin se eshte kryeministri i pare i ketij kombi,qe punon per vendin.tasin me groshe te keqen se te liron.

      1. Petro says:

        Tony, mut njeri, kak tjetri.Mbetje te komunizmit apo te kllasave te permbysyura? Edhe nje here per ty Tony refrenin e Petro Markos nga “Qyteti i Fundit” Mjera neeeee! E njeh apo je nga ata injorantet bythlepires???

    2. Sali p0.rdha kopil Karaxhiç says:

      Ti Petro mavria (ose loqja më mirë , por kam hall se mos ofendohet Saliu) nuk kuptoke sarkazëm. Bëji nder vetes dhe mos provo rrobat e letrarit, se po i shtohesh Saliut. Gjithë ky humor po na shkatërron brrinjët.

      1. Petro says:

        Shko more mavri.Merre dhe Saliun me vete, se nje race jeni.Kopilat e serbit qe ju lindi me 8 Nentor 1941.Mbetje komuniste qe po e zhbeni kete vend.Horra.Injorante.Nje faqe s ken lexuar ne jete.Dhe mos perdor gerqishten injorant.

  4. dash says:

    Ik ore budalla…funderrina paskemi shume..per fat te keq

  5. Na bashkoj kenga popullore says:

    O Zoti kryeminister po ça pret prej Salehit qe i thua hajde te zgjidh hallet e popullit qe nuk izgjidhi per 25 vite me rradh ,kur te ket birucen e burgut gati ateher thuaji hajde, se per ndryshe je duke u tallur me veten dhe mbi te gjitha me popullin e shkret qe e ke ne pik te fundit

  6. Sali p0.rdha kopil Karaxhiç says:

    Haaahaaaa… Nqs doni të dini se çbën PDja, gjithmonë shikoni për ç’farë akuzojnë të tjerët. Sjellje tipike bebeje. Parti me tru të pazhvilluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje