Gjendet një trup i pajetë tek zona e Brrylit në Tiranë, dyshohet se i është prerë fyti

6 Dhjetor 2016, 08:29Kronika TEMA

Një person është gjetur pa jetë nga kalimtarët në zonën e Brrylit në Tiranë.

Trupi i personit në fillim të paidentifikuar është gjetur pranë lumit të Lanës, ndërsa paraprakisht mendohet viktima është vrarë pasi është më fyt të prerë.

Trupi i viktimës rreth të 70 vjeç është gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:35 në afërsi të një banke të nivelit të dytë.

Mësohet se ai është Hekuran Zeqo, 71 vjeç.

Sipas policisë personi dyshohet se është prere në fyt me  thikë.

Policia sqaron se në dorën e viktimës është gjetur edhe një thikë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje