Tahiri: "Vetting"-u një hap që s'ka kthim pas, pavarësisht rezistencës nga fronti i së keqes

7 Dhjetor 2016, 10:38Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka akuzuar gjyqtarët se marrin në mbrojtje ndërtimet pa leje.

Deklarata u bë në nisje të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Universitetin Bujqësor.

Kjo është përplasja e Shqipërisë që gjetën me atë që duam të bëjmë. Gjetëm një Shqipëri me ndërtesa shumëkatëshe në ambientet e universiteve. Duam të ndërtojmë një Shqipëri me hapësira publike në shërbim të publikut.

Ashtu sic është përplasja e sistemit të drejtësisë që gjetëm dhe që kemi ende me sistemin që duam të ndërtojmë pas vettingut.

Sot disa gjytqarë kishin bërë gati të merrnin vendim për të siguruar këto objekte të paligjshme. Tashmë  të kthyer në një praktike korruptive, sa herë gjendemi një ndërtimi pa leje, gjenden disa gjyqtarë që e kanë bërë zakon shkeljen e ligjit, të marrin mbrojtjen e ndërtimit pa leje dhe të ndalojnë institucionet të bëjnë detyrën. Përpjeka jonë është të ndërtojmë një sistem drejtësise që i shërben qytetarit.

Vettingu është një hap që nuk ka kthim pas, pavarësisht rezistencës që në frontin e të keqes nuk duan që në këtë vend të ketë drejtësi. Ne jemi të vendosur të bëjmë atë që na kanë besuar qytetarët”, deklaroi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

1 komente në “Tahiri: “Vetting”-u një hap që s’ka kthim pas, pavarësisht rezistencës nga fronti i së keqes”

  1. ALBAN DEGA says:

    Fakte jo opinione

    MOS I MERRNI SERIOZISHT !

    – Ata rrejne edhe babain e rrenave
    Nastradinin

    – Fakte e jo genjeshtra o Shqiperi-
    rrenuesit e Saladinit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pas nje mali me rrena pa fund e pa ane nga
    PD-ja per ankimimin e Ligjit te Vetingut, kamikazi i Berishes Oerd Bylykbashi, nenkryetar i Komisionit per Reformen ne Drejtesi e cila u votua unanimisht nga Kuvendit i Shqiperise sulmoi sot perseri shpirtin e saj.
    Vetingu eshte bere tabela e qitjes e krejt shpures se gjykatesve te korruptuar dhe shtabit te tyre politik te SHQUP-it me kapterr Nishanin ne prapaskene dhe Mareshallin Berisha ne komande.
    Eshte nje lufte per jete a vdekje midis ligjit dhe antiligjit, midis drejtesise dhe padrejtesise, midis shtetit dhe antishtetit ligjor, midis 95 per qind te shqiptareve qe e perkrahin dhe me pak se 5 per qind e antishqiptareve qe e vonojne, e sulmojne, e anatemojne, e sakatojne ne cdo mjet e me cdo menyre….
    Genjeshtrat, rrenat, mashtrimet, jane bere shpata e kesaj bande kusaresh e vrastaresh per ta vonuar, per ta percudnuar, per ta tjetersuar, per ta sabotuar e minuar shpirtin e Reformes ne Drejtesi, Vetingun, sic minuan e rrenuan per cerek shekulli nje popull e shtet te tere.

    Rrena, mashtrimi, spekullimi, korrupsioni, krimi, ligesia, pandeshkueshmeria, poshtersia, tradhetia, atdheshitja …. nuk ka te lige ne fytyre te kesaj toke qe nuk ia kane bere ketij populli e vendi tone te bukur ne keto 25 vjet.
    As hordhite e Chinchizkhanit, as nacalniket e Beogradit, as zervistet e Athines, as barbaret e Pashicit, Rankovicit, Milloshevicit nuk ua kane bere shqiptareve si popull e komb cfare ia beri kjo ” Bande e gangstereve” ( The Times e Londres) kjo “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ( The New York Times- mbreti i shtypit amerikan e boteror )
    Cfare i dini shqiptaret o ju hora sterhorash te Sali Karaxhicit !?
    Ku i kini provat e perkthimit te keq te Ligjit te Vetingut !?
    Cila fjale, cila fjali, cili paragraf, cila faqe, cili kapitull eshte perkthyer keq nga Euroliasi apo kushdo qofte !?
    Botoni versionin shqip dhe anglisht te tyre qe lexuesi dhe mjeshtrit shqiptare dhe te huaj te shohin dhe japin mendimin e tyre profesional qe tu besojme megjithese kemi plot 21 vjet qe shohim e dime se nuk nxirrni fjale e deklarate nga goja pa rre…
    Fakte jo pallavra! Prova jo rrena o fatkeqesi e shqiptareve e vrases te Shqiperise demokratike!
    Ishte barbar, ishte vrases, ishte despot … Enver Hoxha e katrahura e tij komuniste por nuk ishin edhe kusare si puna juaj!
    Si mund ta dini ju injorantet e shqipes me mire anglishten se specialistet e Euraliusit e ata amerikane qe e kane ate gjuhe nene!
    Sidomos ky Oerd Bylykbashi qe disa here ka shprehur publikisht urrejtjen primitive ndaj gjuhes angleze, qe e flet po aq bukur sa ce foli bosi i tij Sali Berisha italishten nga podiumi i altarit shqiptar te demokracise para dy javesh…
    Na e coi tugen per bythe, do te thoshte babai im i mencur po te ishte gjalle…. !
    Gerdi! Krupe… Neveri…. Po me vjen me vjelle nga prapanica…. !
    Keta e genjejne edhe babain e rrenave Nastradininin…
    Tash 25 vjet ai ka nderruar edhe emrin. E ka bere Saladin!
    Nuk nxjerr fjale nga goja pa rre, themi andej nga vendlindja e perbashket, Malesia e Gjakoves !
    Ndaj mos i merrni seriozisht rrenat e tyre.
    Fakte, prova! Jo pallavra e rrena pa fund!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje