Rama prezanton Paketën e Solidaritetit të Fundvitit. Fondi më i lartë në 26 vite

14 Dhjetor 2016, 13:38Sociale TEMA

Në prezantimin e Paketës së Solidaritetit të Fundvitit, kryeministri Rama tregoi kategoritë përfituese prej fondit më të lartë që është vënë ndonjëherë në shërbim të qytetarëve në nevojë. Ky fond shkon në të njëjtën linjë me rritjen e konsiderueshme të pagave dhe pensioneve që do të nisin që prej marsit të vitit që vjen.

Qeveria vë në dispozicion për pensionistët fondin më të madh të 26 viteve, duke i dhënë 643 mijë pensionistëve 60 mijë lekë shpërblim.  Gjithashtu, për herë të parë këtë vit, do të shpërblehen me 20 mijë lekë edhe kategoria e personave me aftësi të kufizuar dhe familjet në nevojë.

Një fond i veçantë i është dedikuar edhe dëmshpërblimit të plotë të 2498 familjeve të përmbytura në 8 qarqe dhe 18 bashki. Janë 6.8 milionë lekë për familje, deri në 110 mijë lekë, përshkallëzuar sipas dëmeve dhe kërkesave të bashkive respektive.

Janë përkatësisht 594 familje në Tiranë, 513 familje në Fier, 508 familje në Elbasan, 498 familje në Durrës, ku përfshihen edhe familjet e përmbytura në zonën e Krujës, 92 familje në Berat, 120 familje në Lezhë, 175 familje në Vlorë dhe 7 familje në Korçë përfitues të këtij fondi vënë në dispozicion të tyre.

3 milionë dollarë është fondi i vënë në dispozicion të fermerëve të prekur ekonomikisht për shkak të epidemisë vdekjeprurëse të lopëve. Me anë të këtij fondi do të mbulohet kompensimi për çdo lopë të humbur në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

2 komente në “Rama prezanton Paketën e Solidaritetit të Fundvitit. Fondi më i lartë në 26 vite”

  1. maximus says:

    per te gjitha jam dakort , perveç ketyre te permbyterve, sepse nuk ju tha njeri te ndertojne shtepite neper fusha dhe rafsh me nivelin e ujit, perse duhet te paguhen keta nga taksat e shqiptareve, kur kjo gje ne te gjithe boten eshte zgjidhur nga siguracionet, biles edhe kur ta sigurosh shtepine vijne ekspertet te cilet vendosin se duhet siguruar apo jo, gabim i madh te shperblesh zaptuesit e tokes bujqesore qe kane ndertuar shtepi mbi to

  2. kombi says:

    Bravooooo qeveria me e mire e kohrave , megjithese nuk kane shume lek ,por perseri po ben gjithshka per shtetin dhe popullin . VOTA IME ESHTE PER RAMEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje