Ekzekutimi i ambasadorit rus në Turqi, mes të plagosurve edhe dy shqiptarë

19 Dhjetor 2016, 23:25Bota TEMA

Pas ekzekutimit të ambasadorit rus në Ankara, i cili u vra nga një ish polic i shkarkuar nga detyra pas tentativës së grushtit të shtetit në korrik, detaje te reja dalin në dritë.

Sipas ‘Anadoly Agency’, gjatë ekzekutimit te ambasadorit Andrei Karlov nga autori i identifikuar si Mevlut Mert Altintas janë plagosur dhe 3 persona të tjerë, mes tyre edhe një shqiptare me nënshtetësi turke e identifikuar si Leyla Gundogan.

Gjithashtu janë plagosur dhe Anastas Zimbirikali, edhe ky shqiptar dhe Anil Deger të cilët janë dërguar të 3 në spitalin e Guven për të marrë trajtim mjekësor.

Autori u vra disa minuta më vonë pasi kreu ekzekutimin e ambasadorit rus gjatë një fjalimi në një galeri artesh në Ankara.

1 komente në “Ekzekutimi i ambasadorit rus në Turqi, mes të plagosurve edhe dy shqiptarë”

  1. Krio says:

    Anastasi eshte nga Ndroqi thot gazeta tema. Kur vjen ne Ndroq quhet Adem. Ne Turqi Anastas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje