Rama, akuza të forta gjyqtarëve për pronat: Çfarë keni bërë ju, nuk e ka bërë asnjë pushtues dhe armik

19 Dhjetor 2016, 12:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer gjyqtarët në lidhje me abuzimin që është bërë me pronën ndër vite.

Për të, reforma në drejtësi është kusht themelor për zgjidhjen e problemit të vazhdueshëm të pronës.

Ai thotë se zgjidhja e kësaj çështjeje shumë vjeçare ka marrë bekimin nga Komisioni i Venecias, por është Gjykata Kushtetuese ajo që po mban peng zgjidhjen e këtij problemi madhor.

“Reforma që ne morëm përsipër është një nga më të vështirat dhe një nga reformat që në pamje të parë nuk jep një zgjidhje mjaftueshmërisht të drejtë sepse nuk ekziston një zgjidhje ideale. E vërteta është që ligji që fut në procesin e zbatimit reformën tonë të pronës jep një zgjidhje përfundimtare për të gjithë.

Një zgjidhje që ka marrë bekimin Komisionit të Venecias por që ende duhet të marrë edhe vulën e Kushtetueses që me një vendim të hatashëm e cenoi vendimin e Komisionit të Vencias. Me zbardhjene vendimit kemi shpresë që nuk do krijohen pasiguri të reja’, u shpreh Rama.

Sipas kreut të qeverisë reforma në drejtësi lidhet direkt me pronat pasi gjykatat me vendime të padrejta kanë shkaktuar më shumë padrejtësi se çdo pushtues në këtë vend.

“Nëse ka një temë që lidhet drejtpërdrejt me reformën në drejtësi është ajo e pronës. Nëpërmjet reformës në drejtësi do t’i jepet fund padrejtësisë për të drejtën e pronës. Çka i kanë bërë pronës gjykatat e këtij vendi nuk ja ka bërë asnjë pushtues këtij vendi.

Reforma është pa diskutim një kusht themelor për një Shqipëri Europiane dhe nuk është aspak e rastësishme që në të gjitha raportet problemi i pronës mbetet një nga problemet më të mëdha”, tha Rama. Kryeministri theksoi se problematika që lidhet me pronat është e akumuluar nga vitet e shkuara ku palët s’bënë asgjë tjetër veçse u polarizuan pa dhënë asnjë zgjidhje konkrete për pronarët.

“E gjithë prapambetja e trashëguar në këto vite lidhet në radhë të parë me pronën. Me pronën që dimë të gjithë se si u abuzua, transformua dhe u propagandua në të shkuarën si një arsye për t’i ndarë palët me ata që ishin me pronarët dhe kundër tyre.

Kushdo foli në emër të pronarëve e bëri vetëm me fjalë ndërsa me vepra i la në baltë. Ligji i 2004 për kthimin e pronave pësoi ndryshime të vazhdueshme dhe në legjislacion e pronës më në fund ne vendosëm etiketat e së ardhmes pasi pësuam një numër të madh kontradiktash që kundërshtonin haptazi njëra­tjetrën”, deklaroi kryeministri Rama.

2 komente në “Rama, akuza të forta gjyqtarëve për pronat: Çfarë keni bërë ju, nuk e ka bërë asnjë pushtues dhe armik”

  1. Leone-53 says:

    Kur flet ti zotri per PRONAT, vija e ndarjes midis komunizmit tend dhe kapitalizmit me kujtohet thenia jote sapo hipe ne ate karrige ne shtator 2013 kur bere viziten e pare ne Frakull te Fierit kur the:
    Ligji 7503 eshte BUSULLA JONE REFYESE!…
    Phuuu. njeri i peshtire laje gojen kur te flasesh per PRONEN e shqiptarve.

  2. emigrant says:

    Z. Edi Rama
    “Cfare keni bere ju gjykates me pronen e shqiptareve asnje pushtues apo armik nuk e ka bere”
    Ke vene ne dukje nje te vertete aq te madhe sa kete qe ke thene sot do te ta konsideroj si shprehjen me te sakte qe ke thene gjate gjithe viteve qe merresh me politike ne Shqiperi. Sepse per te tjerat Z.Rama me vjen keq por ke lene shume per te deshiruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje