Tramexani: Sadikun e kërkojnë në Angli, Itali e Gjermani!

22 Dhjetor 2016, 10:57Sport TEMA

Lugano lufton për mbijetesën në Zvicër dhe Paolo Tramexani ka shkuar te klubi zviceran pikërisht për të garantuar qëndrimin në elitë. Për ta bërë një gjë të tillë, ish-ndihmësi i De Biazit sheh edhe nga merkatoja, për të afruar futbollistë sa më cilësorë. Natyrshëm që të gjithë e pyesin të njëjtën gjë: A do të marrë futbollistë shqiptarë në klub?

Emri më i diskutuar në Zvicër është padyshim ai i Armando Sadikut, një lojtar që njeh mirë Luganon pasi ka luajtur aty në të kaluarën dhe i cili me golat e tij një vit më parë shpëtoi Vaduzin nga rënia. Tramexani e sheh të vështirë realizimin e kalimit të sulmuesit nga Zyrih te Lugano, pasi për të interesohen klube shumë më të mëdha.

“A mund të favorizojë raporti im me Sadikun një rikthim në Lugano? Armandon e njoh shumë mirë por nuk besoj se kjo mund të konkretizohet… edhe pse kurrë nuk duhet thënë kurrë. Por është e vërtetë gjithashtu që Sadiku kishte mundësinë të shkonte në Serinë A, në Bundësligë dhe Angli”, deklaroi Tramexani për mediat zvicerane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje