Frikë në Gjermani, evakuohet Augsburgu prej bombës së Luftës së Dytë Botërore

25 Dhjetor 2016, 12:45Bota TEMA

Më shumë se 54.000 banorë të qytetit gjerman Augsburg po evakuohen për shkak të një bombe. Nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist, por për një bombë që qëndron nën qytet që prej Luftës së Dytë Botërore. Largimi i banorëve po bëhet në mënyrë që autoritetet të çaktivizojnë mjetin shpërthyes.

Evakuime të ngjashme janë bërë në të kaluarën edhe në qytete të tjera gjermane, por ky është më i madhi që prej fundit të luftës. Bomba britanike prej 1.8 tonësh mendohet se u lëshua nga një avion britanik gjatë një bombardimi masiv në vitin 1944, që shkatërroi qytetin.

Bomba u zbulua gjatë punimeve për hapjen e themeleve të një ndërtese të re dhe policia njoftoi se nuk e di sesa kohë do të duhet për çaktivizimin e saj. Sidoqoftë, autoritetet nuk duan të rrezikojnë dhe kanë evakuar këdo në një rreze prej 1.5 km nga bomba.

E ndërsa shumë prej banorëve do të qëndrojnë te të afërmit, autoritetet kanë hapur shkolla dhe palestra për të strehuar njerëzit që kanë nevojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje