Rama takim me krerët e partive shqiptare në Maqedoni

29 Dhjetor 2016, 20:15Rajoni TEMA

Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoni.

Në takim ishte kreu i BDI­së, Ali Ahmeti, ai i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe drejtuesi i Lëvizjes BESA Bilal Kasami.

Mësohet se në qendër të diskutimeve mes krerëve të partive politike shqiptare ka qenë krijimi i qeverisë së re dhe situata politike në Maqedoni, duke qënë se ditën e nesërme do të mblidhet për herë të parë Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 11 Dhjetorit.

Në këtë seancë do të hidhet për votim zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit.

Gjithashtu mësohet se Rama u ka dorëzuar krerëve të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, një dokument këshillues për ruajtjen e interesit të shqiptarëve në Maqedoni.

Takimi mes krerëve të partive politike shqiptare në Maqedoni u zhvillua pa praninë e mediave, ndërkohë ka qenë vetë kryeministri Rama që ka bërë të ditur lajmin në një postimi në Facebook nëpërmjet një fotoje ku shkruan ” Vëllazërisht”.

Ndërkohë kreu i BDI­së, Ali Ahmeti ka takuar edhe kreun e shtetit Bujar Nishanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje