U kthyen “Lulellëqet”

6 Janar 2017, 20:52Politika TEMA

Nga Erjon Braçe

U kthye!

Askujt nuk i mungoi fizikisht, ndaj prezenca e tij fizike nuk thote gje.

Por gjithkujt i munguan “lulelleqet”.

I afte qe cdo gje ta ktheje ne politike dhe, politiken ta ktheje ne “lulellek”, Lulzim Basha u kthye sot plotesisht nga Holanda, mbase.

Tani po shoh se, pune per te sot, ka qene te shkoje ne nje shtepi dhimbjeje-nuk ka dhimbje me te madhe per nje familje se sa te humbe femijen, per te thene se humbja e djalit te tyre eshte “krim shteteror”.

Do them ne fund se c’eshte nje krim shteteror.

Por gjithkujt i duhet e verteta.

Sic thote Turi, Lulzim Basha eshte jurist ekselent.

Mbase ai eshte i vetmi qe e pranon kete.

Lulzim Basha eshte i pari qe me ato qe thote apo ben, gris cdo leter qe e tregon si jurist.

E thjeshte;

Dikush duhet ta riktheje ne shkolle-natyrisht jo Grida Duma, per ti kujtuar se, ne burg nuk te fut policia.

Kurre.

Policia te shoqeron, gjithnje ne baze te ligjit penal.

Te arreston prokuroria dhe vlereson arrestin gjykata.

Nese gjykata e vlereson te ligjshem arrestin, po, mbetesh ne burg.

Ne nje tjeter akt, eshte prokuroria qe ngre akuzen, ajo dhe jo i akuzuari duhet ta provoje ate para nje gjykate dhe, vetem gjykata vendos fajesine apo pafajsine.

Gjithnje ne baze te ligjit penal dhe atij procedural penal.

Por Lulzim Bashes kjo e vertete nuk i duhet;

Ai kontrollon lehtesisht prokurorine dhe gjykatat ne kete vend, ndaj policia-institucioni jashte kontrollit te tij, madje shenjester politike e lehte, duhet akuzuar.

Ne ane tjeter, Lulzim Basha nuk ka as mend e as thelb te perballet me problemin.

Ne rastin e lendes narkotike-qofte edhe per perdorim personal, ligji ne fuqi-edhe ne kohen e pushtetit te tij, denon, kedo, per cilendo sasi dhe cdo lloj lende narkotike.

Gjithnje vendos gjykata per kete. Kurre policia.

Kjo eshte arsyeja qe Lulzim Basha nuk mban e as udheton, nuk konsumon ne Shqiperi, lende narkotike, qofte kjo edhe e mbledhur ne nje cigare qe ai te mund ta thithe.

Ne Holande eshte ndryshe, me ligj.

Ne raste te tilla fatkeqe, si ai i djalit qe humbi jeten-jane shume raste te tilla, ligji eshte problemi dhe ligji duhet te ndryshoje.

E di, Lulzim Basha nuk ka te ndenjura ta thote kete.

Une mbetem nje nga qytetaret e ketij vendi qe jam kunder kultivimit, trafikimit, tregtimit te lendeve narkotike, edhe kanabisit.

Jam qartesisht kunder konsumimit, vecanerisht si fundi i nje veprimtarie kriminale qe duhet goditur me rrenje.

Por pertej kesaj, kriminalizimi i konsumit me te tilla pasoja-burg nje here, burg dy here deri ne humbje te jetes, ka nje cmim shume te rende, sic edhe rasti fatkeq.

Une nuk jam ekspert i fushes;

Ata qe po shqyrtojne ndryshimet ne kodin penal ta analizojne kete problematike dhe ti japin nje zgjidhje te drejte dhe qe nuk e zgjeron fenomenin, as nuk legalizon konsumin.

Sic e shihni, ligji eshte ai qe parasheh ndalimin, arrestin, denimin.

Policia, por posacerisht prokuroria e gjykata qe vendosin, pjese e shtetit jane, por jo pjese e ndonje krimi shteteror kur zbatojne ligjin.

Aaaaa po, kur vendosin qe per qellime politike apo perfitimesh te paligjshme te tejkalojne ligjin, duke shfrytezuar gra e femije te mitur ne nje aktivitet ilegal demontimi te predhave per perfitime te medha por te paligjshme-sic ne Gerdec;

Duke urdheruar ushtare, police apo gardiste, te pushkatojne kundershtaret e tu politike ne mes te nje proteste politike-sic ne 21 Janar, ne Bulevard;

Pooooo, është krim shtetëror.

Ti je pjese e qarte e ketij krimi, Lulzim.

Kjo eshte e vertete, jo “lulellek”, kids!

4 komente në “U kthyen “Lulellëqet””

  1. KORCARI USA says:

    Mos nderhyrje me qellim per te mos cenuar interesar e oligarkeve dhe ato personale te deputetit te zones e kryetarit te tij ne te gjithe zonat naftembajtese ku grykesia e pa pare detyron banoret te jetojne ne tmeret e ferrit e femijet e tyre te thithin gazin sulfuror Po Po Brace eshte KRIM SHTETEROR,Po Po ..Z Prokuror eshte krim shteteror.

  2. Kola says:

    Bravo Erjon! Puna eshte se SHQUPIT i jane errur syte aq shume sa e kane humbur cdo kontakt miqesor me ligjin. Akoma me keq do shkoje puna derisa tu plasin syte fare, pasi shqiptaret e moren vesh te verteten antishqiptare te kopileve te Serbise qe akoma kerkojne rremuje e destabilizim.

  3. astrit says:

    Per hir te se vertetes Erjon, Lulashi dje nuk ka shkuar vetem tek familja e atij te ndjerit, por ka bere edhe nje bisede shume te rendesishme me bashkeshorten e Haradinajt, ndersa sot, sipas News 24, me burim nga selia e SHQUP, hollandezo-shqiptari Lul, do te kete nje bisede konfidenciale me zotin Ver Llapa.

  4. Demokrat says:

    Ke Te drejte,o shoku Brace,Po ka vajtur TEK S’MBAN ME KESHTU QE I BIE ,ME MRE LE t’a ARRESTOJE POLICIA SALIUN,se Po Te presim: ” PRIT GOMAR TE MBIJE BAR!” aha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje