Intervista e rrallë e Ismail Qemalit në gazetën franceze "Le Figaro" në 1912, para se "të merrte në duar fatin e atdheut"

7 Janar 2017, 10:26Dossier TEMA

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Janar 2017

Ismail Qemali ka dhënë një intervistë të shkurtër, por me vlerë, për gazetën prestigjoze franceze « Le Figaro », botuar në numrin e saj 194-të, më 12 korrik 1912. Shqipëria gjendej ende në sundimin turk. Asaj i duhej të priste deri më 28 nëntor të po atij viti për të qenë e pavarur.

Ndërkohë, Ismail Qemali i është përgjigjur gazetarit francez, André Duboscq, në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhej vendi ynë dhe Turqia. Në vijim, rrëfimi i francezit dhe intervista e themeluesit të shtetit modern shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

« Unë kam patur fatin të bashkëbisedoj me Ismail Bej Qemalin, patriotin shqiptar për të cilin i njohim aftësinë për gjithçka që prek jetën politike të Turqisë dhe influencën e madhe të tij në Shqipëri. Ngjarjet e rënda që po ndodhin në këtë moment në këtë pjesë të perandorisë osmane dhe për të cilat Ismail Bej Qemali ka dashur të më flasë, u japin një rëndësi të veçantë deklaratave të tij.

 Ismail Qemali : Situata në Turqi është e përkeqësuar sipas të gjitha pikëpamjeve. Në përgjithësi, mund të themi se gabimi është i qeverisë. Po ju them se nuk kam asgjë për të fshehur, asgjë për të shtuar ; sinqerisht, kështu mendojnë shqiptarët. Unë jam shqiptar, dhe për këtë arsye, i njoh dëshirat e atdhetarëve të mi. Ata nuk do të dorëzojnë armët derisa kërkesat e tyre nuk do të jenë plotësuar, por megjithatë ata nuk kërkojnë të ndahen nga Turqia…

André Duboscq : Është folur për 28 korrikun, ditën e përvjetorit të Kushtetutës, si pikënisje e kryengritjes në të gjithë Shqipërinë ?

Ismail Qemali : Në politikë, ajo që parashikohet nuk ndodh kurrë, por mund të ju them se ngjarje shumë të rënda mund të ndodhin në dy javët në vijim.

André Duboscq : Atëherë, çfarë duhet të shpresojmë ?

Ismail Qemali : Si fillim, rrethi i Sulltanit dhe drejtuesit të largohen menjëherë. Nuk ka më në Turqi as sovranitet sulltanor dhe as sovranitet kombëtar. Dhoma e deputetëve, gjë që ju nuk dyshoni, është formuar gjatë zgjedhjeve sipas vullnetit të Komitetit. Shpërbërja e saj është domosdoshme. Në vazhdim, duhet që ushtria të luajë rolin për të cilin ajo është krijuar ; domethënë mbrojtjen e territorit dhe jo atë të politikës. Më në fund, duhet që ministrat e emëruar të dijnë realisht të qeverisin dhe të ngjallin besim në të gjithë shtetin.

André Duboscq : A është e vërtetë se Qamil Pasha ka mundësi (shans) të rikthehet përsëri në pushtet ?

Ismail Qemali : Sigurisht, Qamil Pasha është i vetmi politikan i zoti të mbledhë rreth tij elementë për të formuar një qeveri serioze dhe të aftë. Pavarësisht moshës, angazhimi i tij është i habitshëm. Qamil Pasha ka qenë gjithmonë i mprehtë dhe i vëmendshëm. Po, i uroj vendit tim një njeri të tillë (Në fakt, ky njeri i tillë do të jetë vetë ai)

Me këtë fjalë, u ndava prej Ismail Bej Qemalit dhe e falenderova duke i uruar një udhëtim të mbarë, sepse ai po largohet nga Parisi ku ka shumë miq, për të shkuar larg prej këtu me qëllim për të takuar të tjerë dhe të bisedojë me ta për fatin e atdheut të tij. »

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin  e  informacionit si në vijim – Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : https://www.darsiani.com/la-gazette/korrik-1912-intervista-e-rralle-e-ismail-qemalit-ne-gazeten-franceze-le-figaro/

13 komente në “Intervista e rrallë e Ismail Qemalit në gazetën franceze “Le Figaro” në 1912, para se “të merrte në duar fatin e atdheut””

  1. Na bashkoj kenga popullore says:

    Bravo gazetarit

    1. Grigor says:

      Pikërisht bravo gazetarit. Por çfarë t’u bësh ketyre analfabeteve qe shkruajne komente me poshtë?
      Disa të mjerë qe kane mbaruar shkollen e Sali Berishes, tani na dikërkan shkrim e këndim dhe kërkojne edhe te komentojnë nje intervistë të dhene para më shumë se 100 vjetësh. Nuk marrin parasysh as periudhe kur u zhvillua intervista, as rrethanat dhe konjukturat politike të asaj kohe dhe as pjekurine politike te Ismail Qemal Vlorës, nje politikan me eksperience, dhe deputet i parlamentit turk.
      Ne vend që të bëni komente, lexoni dhe mos bëni zë. Te pakten te tjeret nuk do ta kuptojne sa te trashe jeni.
      Ismail Qemalit dhe Shqiperise nuk i leverdiste nje luftë me Turqine, dhe nuk kishte pse i tregonte nje gazetari francez se çfarë kishte ndër mend te bente.
      Ismail Qemali ishte figura politike e luftes per pavaresi, por prapa tij qendronte truri I vertete, Eqerem Vlora qe punonte me diplomaci ne Viene per te bere aleate Austro-Hungarine. Dhe e beri.

      Edhe Lufta Amerikane per pavaresi nuk filloi si e tille. Uashingtoni dhe Franklini as nuk e mendonin Fillimisht te ndaheshin nga Mbreteria Britanike. Ideaja e pavarësise Lindi me vone, mbasi mbreti idiot I Anglisë degjoi keshillat po idiote te admiraleve te tij, dhe nuk u dha amerikaneve te drejtat qe kishin kërkuar per administrim taksash dhe perfaqeson ne parlament.

      Pra, ne Korrik 1912, Ismail Qemal Vlora nuk kishte pse I tregonte kembet dhe te dilte si idiot me shpate te madhe dhe te thoshte qe ne duam pavaresi.
      Shqiperia nuk ishte shtet dhe nuk kishte ushtri te mbrohej. Ushtri kishte vetem Turqia dhe vendet e tjera fqinje qe kerkonin copa nga Shqiperia. Ja,keta greket qe shkruajne ketu poshte, donin tani te ishin pjese e Greqise dhe Jo ne nje shtet shqipetar.

      Duhej ruajtur statuskuoja me Turqine, e cila mirë nuk të bente, por dëm te shkaktonte po te donte sepse garnizonet turke akoma ne Shqiperi ishin. Nuk kishin marre urdher per zhvendosje.
      Kur je I dobet ushtarakisht do t’i besh punet nën rrogoz, derisa te forcohesh.

      Por disa komente ketu Jane me shume per te qarë se per te qeshur. Megjithate me kujtojne nje gallate nga koha e Enverit. Ne nje klase te shkolles se mbremjes ne oren e historise, mesuesi pyet nxenesit, qe ishin burra te rritur: “Çfare do te ndodhte nëse Spartaku do kishte fituar ne kryengritjen kunder Romës?”
      Dikush tha qe “do kishte marre fund skllaveria”, qe ishte budallallek, por kulmin e arriti nje komunist me shkolle nate: “Shoku mesues, po te kishte fituar Spartaku, do kishte ndertuar socializmin.”

      Kaq tru kane edhe ata qe mundohen te gjykojne Ismail Qemal Vloren nga nje intervistë me nje gazetar. Sepse ne shume mire mund të themi qe: “Ismail Qemali duhej te kishte formuar Partine Demokratike ne 1912, dhe ne do ishim demokraci qe atehere.”
      Ç’na gjeti me këta ekspertët e politikës.

      1. .. says:

        80% e Arnautave jane te pa shkolle dhe udhehiqen nga 20% Hipokrita….
        Perse o gazetare nuk publikoni Intervisten SHOKUESE qe jep Ismail Qemal (Turkmeni), ne Uashington Post. Lexoni ne Internet te plote “ISMAIL QEMALI, BESNIK I PERANDORISË OTOMANE, PËRPLASET ME ITALINË”.

        Lexoni disa fragmente Shokuese per Turkmenin “baba te Kombit”

        Gazeta amerikane sjell intervistën e Qemalit për “The Morning Post”.

        Mbrojtja që ai i bën regjimit të vjetër dhe akuzat ndaj xhonturqve
        LONDËR – Ismail bej Qemali, tri herë guvernator i Tripolit nën regjimin hamidian (Abdul Hamid). Në bisedën me një përfaqësues të “The Morning Post”, Ismail Qemali hodhi poshtë me përzemërsi sugjerimin e udhëheqësve xhonturqë se shqiptarët janë pasiv në besnikërinë e tyre ndaj kauzës otomane.
        Kritika për Italinë
        1-“Si një otoman patriot, unë protestoj me gjithë zemër kundër sjelljes së qartë të Italisë. Ajo është një fyerje e integritetit të Perandorisë Otomane. …….
        2- Sigurisht, unë mund ta them këtë: Shqiptarët myslimanë, pavarësisht shumë vuajtjeve të rënda të shkaktuara nga ata gjatë një apo dy viteve të fundit, nuk do të rrinë duke pritur nëse është e nevojshme për t’u ngritur dhe do të bien në llogoren e fundit për mbajtjen e perandorisë, nëse do të jetë e nevojshme.
        3- “Por, nëse unë e ndiej aq fuqishëm sa çdo otoman tjetër, në drejtim të çdo sulmi të bërë ndaj Perandorisë, jam i verbër ta arsyetoj ngjarjen në tërësi. Unë jam aq i sigurt aq sa mund të jem, se qeveria turke nuk ka humbur besimin te popujt e saj, me gjithë veprimet e çmendura të xhonturqve dhe Italia kurrë nuk do të ëndërrojë tentativën për një goditje të tillë.
        4- Paraja i kishte dalldisur dhe Perandoria u tkurr nga trazirat në luftën kundër të ashtuquajturve armiq të brendshëm. Shpërbërja u pasua me armiqësi të brendshme kudo. Personat që i bënë këto gabime kërkojnë ndëshkimin e merituar.
        Unë nuk kam hezituar të them se nëse Komiteti vazhdon të ekzistojë si pushtet suprem, asnjë element që përbën Perandorinë, apo Fuqitë, nuk do të jetë në gjendje të ketë besim në qenien si qeveri ligjore dhe me siguri që do të vijë një përplasje.
        Perandoria Otomane nuk mund të qëndrojë e vetme; ajo ka nevojë për mbështetjen e aleatëve dhe unë mendoj se çështja mund të ishte zgjidhur në ato linja….
        Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 30 nëntor 1912
        Titujt janë redaksionalë

        1. xxx says:

          zt Amerika para LDB nuk ka patur qasje ne Europ,ktu kan qene Franca,Britanija,Austrohungarija,Turqija dhe Rust.Per fatin e shqiptarve ka vendos Franca,sepse me 1878 tana shtetet ishin takord qe Serbija ti takon Bullgarise,po kembngulse per shtetsi ishte Franca dhe ashtu ndodhi,at histori qe e din ti dheze kaftorrin,kurse Amerika tek pas perfundimit te LDB vjen ne Europ.

          1. .. says:

            Ju kame DHIER baban e Kombit dhe Pmvaresine

  2. F.K says:

    Po mire i ismail bej ,po si zinte kolltuku në rehat kur një popull i tere shtypej pa mëshirë dhe nuk i lejoheshin dy gërma në shqip ,,,pastaj me sa po kuptoj me shume se gjysma na paskeshin qene me idenë e të bashkuarit rreth turqisë.Po si shpjegohet atehere që sot na ulerasin për padrejtësi kur fqinjet na rropen tokat kur në vete konsideroheshim akoma në ndergjegje territor osman?hajde gezuar diten a pavarësisë thone njerezit ,,gallatë mesjetare

  3. Murati i xv says:

    O daku na i dhjeve “panvarsine” ar tu mbyllte !!!!! Po pse nuk e fshive ate pjesen aty citoj (Ismailin) : por megjithate ata nuk kerkojne te ndahen nga turqia !!!!!!!!!!!!!!!! Hajde gafe hajde po zoti Ismail beu nuk na thote se vete ku bente pjese tek ata (shqiptaret qe nuk donin te ndaheshin nga baba Turqia) apo tek “keta” te dirigjuarit nga babe sulltani per te krijuar ne fshehtesi vasalin e vogel te Turkies si shtet te “panvarur” nen hyqmin e osmanllinjve ????!!!!!! Mos harrojme qe intervista eshte dhene korrik 1912 pra kater muaj para ngritjes se flamurit dhe asnje prenoncim i Ismail Kemalit se nge do ja jepte “vrapit” , pak si e çuditeshme asnje plan asnje ide keshtu per tre muaj ndryshuan gjerat ( nuk kishte as internet qe te thuash qe i bene shpejt e shpejt me ane te facebukut) !!!!!!!!!!!!!!

  4. ti je muslimon,mos luaj ''evropianin'',vendi yt eshte ne keli..........allah uakbar! says:

    nje Ismael do te merrte fatin[pasi e la baba Sulltani] e vatanit ne duar………….!!!!
    vazhdojne sunitoshqipfolesit pseudoistoriane te deformojne faktet istorike duke nxjerre ne drite ”patriotizmin” sunite kur dihet qe ata nder shekuj kane nxjerre vec tradhetare e bithlepires te turkut,ptuuuuuuuuu vrromoarapides!
    Kacorri[Ismaelit]:”……..hajde ketu more turk,ngri flamurin e masandaj largohu drejt Turkye-s…………….”

  5. Bomba says:

    Nuk duhet te ndahemi nga Turqia? Kjo ishte mendimi I ndyresise karrieriste Turke qe quhej Ismail Qemuti.O zot faleminderit prej Austrise dhe kryengritjes se Kosoves qe morem Indipendencen sepse po te ishte per Hyzmeqaret e Sulltaneve e Qamilave e shqiperia do te ishte ndare ne favor te ndyresirave Sllavo-Greke dhe nuk do te ekzistonim me si komb.Ah….I madhi Faik Konica qe i demaskoj maskaralleqet e Ismail Mutit qe ishte spekullator per spaleta dhe jo atdhetar pa interesa p[ersonale.Kerkonte Autonomi nen sundimin e Turqise dhe jo Pamvaresi?ky ishte ai “Babai” I Kombit ,nje mut muti nga Laberia si te gjith halet e tjera te Laberise (Enver kapul Muti,Hysni Muti, Mehmet Muti , Kadri Muti dhe Fecorr haleja).Rrofte Sali Berisha e keto halet e Laberise gjithmone kan pas qene mercenaet e te huajve.Lexoni Historine e shqiperise;Enver haleja me banden e tij u bene vasale te Serbise(Jugosllavise se Titos) ,ju bene vasale te Rusise Sllave (bashkimit Sumllastik)dhe me vone edhe njerezve dhempire Kinezeve dhe pastaj me 1991 hoqen breket fare dhe ja dhane Bythen te tjereve.

  6. ded gjo luli says:

    ha!
    shqiptaret!
    s paskan dasht me u nda prej turqelije.
    vec kur turqelija ra dhe si mbante dot me I tha,epo ikni dhe ju tashti se s kam mo pare me ju pagu,dhe shqiptart “shpallen pavarsin” me nje flamur portative,flamur I cili u prodhu artizance partizance ..
    cer turpi
    shtet si ato komunitetet e jevgjve t breglumit.
    kan nji prijs,jevgun me t madh,dhe merren me tregtin e gamorve dhe mushkave.. si dhe thurin kanistra..
    kjo ishte shqipnija e is qemal myslimanit dhe kjo esht shqipnija e sal trap talibanit.

  7. 17nentori says:

    i jeni perveshur fjaleve ka thene Ismaili me mentalitet monist, bardh e zi, ose me armikun ose kunder nesh.
    Ismaili e kishte kuptuar shume mire lojen qe benin fqinjet tane. Nxisnin kryengritje demek te pavarura qe pasi te perzinin turqit te vinin dhe ta ndanin si donin vete.
    Ne mes te kesaj loje tw hidhur, te kerkoje pavaresi me kobure ne dore, te conte uje tek mulliri i fqinjeve tane te “dashur”.
    Keshtu qe pa mbeshtetjen e nje fuqie te madhe, garantuese te shqiptareve dhe territorit, ai bente me te miren e mundshme qe mos te conte ujin aty ku nuk duhej!!!
    Kur austro-hungarezet dolen shkoqur qe do ta mbronin nje shqiperi te pavarur akoma edhe me force, dhe kete ja thane me fjale dhe me shkrim, ai atehere beri ate qe duhej.
    Pavaresi nuk do te thote qe njerezit u zgjuan nga osmane ne shqiptare. Ndergjegjja mori shume, shume kohe qe te alterohej pak e nga pak. Akoma edhe sot, po te mos ishte BE-ja, do ta mbanim frymen tek Turqia.

    1. .. says:

      80% e Arnautave jane te pa shkolle dhe udhehiqen nga 20% Hipokrita….
      Perse o gazetare nuk publikoni Intervisten SHOKUESE qe jep Ismail Qemal (Turkmeni), ne Uashington Post. Lexoni ne Internet te plote “ISMAIL QEMALI, BESNIK I PERANDORISË OTOMANE, PËRPLASET ME ITALINË”.

      Lexoni disa fragmente Shokuese per Turkmenin “baba te Kombit”

      Gazeta amerikane sjell intervistën e Qemalit për “The Morning Post”.

      Mbrojtja që ai i bën regjimit të vjetër dhe akuzat ndaj xhonturqve
      LONDËR – Ismail bej Qemali, tri herë guvernator i Tripolit nën regjimin hamidian (Abdul Hamid). Në bisedën me një përfaqësues të “The Morning Post”, Ismail Qemali hodhi poshtë me përzemërsi sugjerimin e udhëheqësve xhonturqë se shqiptarët janë pasiv në besnikërinë e tyre ndaj kauzës otomane.
      Kritika për Italinë
      1-“Si një otoman patriot, unë protestoj me gjithë zemër kundër sjelljes së qartë të Italisë. Ajo është një fyerje e integritetit të Perandorisë Otomane. …….
      2- Sigurisht, unë mund ta them këtë: Shqiptarët myslimanë, pavarësisht shumë vuajtjeve të rënda të shkaktuara nga ata gjatë një apo dy viteve të fundit, nuk do të rrinë duke pritur nëse është e nevojshme për t’u ngritur dhe do të bien në llogoren e fundit për mbajtjen e perandorisë, nëse do të jetë e nevojshme.
      3- “Por, nëse unë e ndiej aq fuqishëm sa çdo otoman tjetër, në drejtim të çdo sulmi të bërë ndaj Perandorisë, jam i verbër ta arsyetoj ngjarjen në tërësi. Unë jam aq i sigurt aq sa mund të jem, se qeveria turke nuk ka humbur besimin te popujt e saj, me gjithë veprimet e çmendura të xhonturqve dhe Italia kurrë nuk do të ëndërrojë tentativën për një goditje të tillë.
      4- Paraja i kishte dalldisur dhe Perandoria u tkurr nga trazirat në luftën kundër të ashtuquajturve armiq të brendshëm. Shpërbërja u pasua me armiqësi të brendshme kudo. Personat që i bënë këto gabime kërkojnë ndëshkimin e merituar.
      Unë nuk kam hezituar të them se nëse Komiteti vazhdon të ekzistojë si pushtet suprem, asnjë element që përbën Perandorinë, apo Fuqitë, nuk do të jetë në gjendje të ketë besim në qenien si qeveri ligjore dhe me siguri që do të vijë një përplasje.
      Perandoria Otomane nuk mund të qëndrojë e vetme; ajo ka nevojë për mbështetjen e aleatëve dhe unë mendoj se çështja mund të ishte zgjidhur në ato linja….
      Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 30 nëntor 1912
      Titujt janë redaksionalë..

  8. F.K says:

    Atë pra po themi edhe ne,aq ishte futur koka shqiptare tek bytha e turkutsa se herë qe hidhnim një fishekzjarr do ta merrnin për akt lufte .E dinte babai i kombit kete edhe me perpara së këto te ndodhnin por si gjithmonë në më aleatët e gabuara gjithë historine e saj ,asnjëherë në krahun e duhur në momentin e duhur .Se mos kujton qe e kam vetëm me ismailin e kam edhe me naimin ,samiun ,abdylin qe i këndonin shqipërisë këngë e poezi nga minaret e stambollit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje