Erdogan: Me Trump president, zgjidhje problemeve

9 Janar 2017, 16:32Bota TEMA

Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan tha të hënën se beson se marrëdhëniet me Washingtonin do të përmirësoheshin gjatë presidencës së Trumpit dhe se dy aleatet e NATO-s do të arrinin konsensus më lehtë për problemet rajonale.

Marrëdhëniet midis dy shteteve janë përkeqësuar pas gushtit të dështuar ushtarak në Turqi.

Erdogani dhe qeveria e tij fajësojnë Fethullah Gulen-in, klerikun që jeton në Pensilvani që nga viti 1999 dhe kërkon ekstradimin e tij. Gulen mohon përfshirjen në grushtin e shtetit.

Ankaraja është zemëruar me SHBA-në edhe për ndihmën qe kjo e fundit i ka dhënë një grupi kurd për luftën ndaj ISIS.

“Besoj se do ta shtojmë dialogun kur Z. Trump të fillojë detyren”, deklaron Erdogan.

Presidenti turk beson se SHBA, me Trump në krye nuk do bëjë të njëjtat gabime që ka bërë gjatë presidencës Obama.

Konspiracionet

Disa nacionalistë dhe islamike besojnë se SHBA ka dhënë ndihmën e saj si udhëzuese për komplote ndaj Turqisë. Këto teori konspirative forcohen edhe më shumë kur ka edhe zyrtarë që mendojne  në mënyrë të tillë.

Por duket se deklarata të tilla të Erdoganit për administratën e re te Trump nuk do të vazhdojnë më .

Zyrtare amerikanë e kanë bërë të qartë se ekstradimi i Gulen është çështje e drejtësisë, jo e politikës dhe ky proçes kërkon vite kohë.

1 komente në “Erdogan: Me Trump president, zgjidhje problemeve”

  1. BK says:

    O ERDO, vështirë të merresh vesh me Trampin, se ai ndërron humorin disa herë brenda ditës.
    Avash!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje