Rrëzimi i Soros: Hungaria "spastron" njerëzit e tij

11 Janar 2017, 17:21Bota TEMA

Hungaria ka nisur të marrë masa drastike për të spastruar grupe të financuara nga donatori George Soros në prag të fitores së zgjedhjeve në SHBA nga Donald Trump.

Kryeministri Viktor Orban deklaroi se do të përdorë të gjitha mjetet për të ndaluar organizatat jo qeveritare të investitorit hungarez.

Soros është bërë një nga financuesit më të mëdhenj të Partisë Demokratike në SHBA, pas milionave të hedhura në fushatën e Hillary Clinton.

Kjo nuk është hera e parë që kryeminstri hungarez, i cili e ka shfaqur hapur mbështetjen ndaj Trump, sulmon Soros-in dhe njerëzit e tij

Nga ana tjetër, miliarderi hungarez deklaroi se do të investonte 400 milionë paund në biznese të nisura nga emigrantët , për të rregulluar dështimet e qeverisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje