Koço Kokëdhima: Unë meritoj të jem më shumë se deputet. Rama më kërcënoi për Krishtlindje…

12 Janar 2017, 21:16Politika TEMA

Në një intervistë për TV Apollon të Fierit, Koço Kokëdhima thotë se Edi Rama kak vjedhur PS-në.

Sipas tij, Rama e kundërshtoi projektin e propozuar pasi nuk e do pushtetin e bazës.

Sepse nuk ka respekt për këtë partinë e bazës, prandaj. Se nuk e do këtë partinë e bazës. Se e shfrytëzon këtë partinë e bazës. Se e përdor këtë partinë e bazës. Se nuk e dëgjon këtë partinë e bazës. Ja, për këto arsye.

Dhe sepse e ka vjedhur këtë partinë e bazës. I ka marrë kompetencat kësaj partisë bazë dhe i ka marrë për vete ato kompetenca. Kur flas për kryetarët, flas për të gjithë kryetarët, përfshirë edhe Ramën. Çfarë problemi ka Rama në qoftë se i zgjedhin deputetët, qytetarët e Shqipërisë dhe socialistët e bazës? Ku i prishet puna Ramës?

Ç’problem ka ai që të ketë demokraci në Partinë Socialiste, të ketë demokraci siç ka çdo parti demokratike sot në botë? Çfarë problemi ka këtu në qoftë se në Shqipëri do të ketë primare, do të ketë zgjedhje paraprake siç ka në të gjithë vendet demokratike. Çfarë problemi ka Rama me këtë? Ku hyn Rama në këtë histori?” – thotë Kokëdhima.

Ai thotë se Rama nuk i ka bërë asnjë nder në karrierën politike, ku ka merituar më shumë se një vend si deputet.

Unë e kam shpjeguar dhe po e shpjegoj përsëri këtë çështje. Unë nuk dua të jem deputet përpara askujt që meriton më shumë se unë që të jetë deputet.

Asnjë favor nuk më ka bërë Edi Rama mua, asnjë të vetmin. Asnjë favor dhe asnjë nder nuk i di unë atij për këtë çështje.

Unë meritoj të jem deputet dhe më shumë se deputet. Dhe unë do të bëj në politikë karrierën time, pavarësisht Edi Ramës dhe kujtdo tjetri” – tha Kokëdhima.

Unë kam punuar të ishte partia e të gjithve. Të ishte një parti ku të dëgjoheshin të gjithë. Në qoftë se mua më thonë se je “Pashai i jugut”, sepse i dhashë gjithë vëmendjen e nevojshme dhe gjithë pushtetin që unë kisha njerëzve të thjeshtë të atij rajoni, të asaj zone. jam shumë i lumtur që ma thonë këtë gjë” – tha Kokëdhima që zbulon edhe një përplasje me Ramën.

Ai thotë se Rama e ka kërcënuar ditën e Krishtlindjes, duke i thënë, “o unë, o ti në PS”.

“S’ka sjellje më të shëmtuar se ajo që bëri ky zotëria natën e Krishtlindjeve në 2016, kur tha: “O unë, o ti në parti”. Këto mund të thuhen “o unë o ti” në shtëpinë time, në një drekë, në një gjë që e vendos ti, por jo në një parti politike” – tha ish-deputeti i PS-së.

6 komente në “Koço Kokëdhima: Unë meritoj të jem më shumë se deputet. Rama më kërcënoi për Krishtlindje…”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Koco, te kam mbrojtur disi por e shof qe paske rreshqitur nga trute e kokes. Po del shume dhe me I qarte se me sa para kishe, gradualisht do ja kishe bere gropen Rames me thike pas shpine. Sistemi I Rames te beri deputet sepse ai te futi ne liste.. Tani thua p’se te zgjedhi kryesocjalisti. Sistemi qe zgjedh baza, eshte nje sistem korruptues. Dhe jam kunder atij sistemi. E di pse ?!?! Dilka e qarte se ti per politike e pushtet qeke shume hilacak. Asnje llaf nuk ka thene Rama per ty qe me ter mend te dha pushtet te pakufijt ne Jug. Bere c’te doje ne Jug.. Te dha gjithshka.. Gjykata Kushtetuese te beri fajtor.. C’fare prisje te bente Rama sipas teje ?!?! Madje jo vetem ty, por edhe 2 deputete te tij te tjere I la para ligjit.. Po e dhjet fare Koco dhe kisha nje fare rezervimi te mire per ty, por po dilke me I keq se Blushi.. Shpresoj ta mbyllesh gojen se do dalesh qesharak ne zgjedhje se nuk rri ti per te pasur kontroll.. Politika nuk eshte biznes mor mik prandaj bej ate qe ben me mire.. Edhe nje keshille: Pago punetoret se po te isha Rama, do te kisha gjobitur si kompani (dhe kur them gjobitur, te te merreshin mend qe ti shisje ato kepucet e krokodilit)..

  2. nora says:

    Ha nje mut te madh o Koco Kokedhima dhe tu befte mire.

  3. 123 says:

    Ta paska dhjere, or Koqe!
    Ai mbeti dhe ty fa futi!

  4. ceni says:

    tamam si sekretar rinie ke folur o Koqe hajduti

  5. Emi says:

    Nuk me pelqen ky zoteria fare. Madje, tani qe po e mendoj, nuk me ka pelqyer asnjehere te vetme.

  6. kelo, exp.4 says:

    po ti s’ke as din as iman o Koqo, as ke pasur ndonjehere,
    ti edhe kur thua te verteten genjen o Koqo
    mbylle me mire se do telendisesh
    te njoh qe nga 1985 o Koqo, e di mire cfare surogati je

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje