Ndihej i përndjekur nga Berisha, kur Mehdin Zhega kërkonte strehim politik në Gjermani

15 Janar 2017, 10:31Politika TEMA

E kush nuk e mban mend Din Zhegën e futbollit, shkodran e shqiptar; një legjendë e fushës si lojtar dhe e pankinës si trajner. Por jo të gjithë e dinë si shkodrani fisnik, ishte jo vetëm pak i majtë – pra kundër rrymës dominuese politike të qytetit të tij –  por mbi të gjitha dhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e 22 marsit ’92. I kujt do thoni? I PS-së, sigurisht. Dhe ky do përbënte një telash për të.

Një artikull i botuar në gazetën “Aleanca” e korrikut të vitit 1993, flet për problemet me të cilat po ndeshej Din legjenda.  Në artikull shpjegohet se ai ishte ndjerë i kërcënuar nga pushteti i kohës, (ishte koha kur Berisha kishte nisur revanshin ndaj socilaistëve nën petkun e  antikomunizmit).

Nënkryetari i PS-së  së vitit 1993, Namik Dokle, shpjegon pse Medin Zhega kishte gati një vit që mungonte në sallën e Kuvendit dhe cilat ishin arsyet që e kishin çuar atë drejt kërkesës për strehim politik në Gjermani.

Lexoni artikullin e shkruar nga gazetari Lorenc Vangjeli:

E martë 27 korrik 1993

Ka kërkuar strehim politik deputeti socialist Medin Zhega?

Namik Dokle: Edhe në se ka kërkuar, e ka bërë sepse nuk ka ndjerë veten të sigurt.

Nga: Lorenc Vangjeli

Deputeti socialist Medin Zhega, ka më tepër se një vit që është larguar nga jeta parlamentare.  Në fillim ai mori leje për vetëm një muaj i cili do të shërbente, sipas Zhegës, për një specializim të natyrës së sportit.  Që prej asaj kohe ne nuk kemi marrë asnjë njoftim për të”, deklaron për “Aleancën”, nënkryetari i PS-së Namik Dokle, i cili nuk mund të saktësojë kohëne  largimit të zotit Zhega. Të tjerë deputetë socialiste nuk pranojnë të identifikohen, deklarojnë se z.Medin Zhega, ka kërkuar strehim politik në Gjermani dhe se tashmë ai jeton me “djersën” e azilantit politik. “Nuk e  mbaj mënd mirë se kush por njëri nga deputetët tanë, më duket se Ndre Legisi, më ka thënë para tre katër ditëve që zoti Zhega ka kërkuar strehim politik, madje dhe se ka dhënë intervistë në një gazetë gjermane”, – thotë përsëri Dokle; i cili shton se: “edhe në se e ka kërkuar strehimin politik, e ka kërkuar sepse nuke  ka ndjerë veten të sigurt”. Duke bërë më pas njëe paralalezimë  të largët me ikjen e Kadaresë në tetorine  1990 në Francë. Sipas Dokles, ky është njëri varjant i mundshëm që shpjegon largimine zotit Zhega, varjanti tjetër, “ndoshta, -thotë ai- duhet kërkuar në motive ekonomike”. I pyetur mbi faktin se çdo të bëjë grupi socialist për problemin Zhega, Dokle thotë se ai vetë nuke  ka të qartë se si duhet vepruar sepse rregullorja e parlamentit nuk e parashikon rastin kur një deputet kërkon strehim politik, por Dokle nga ana tjetër pohon se ka pasur presione direkte dhe indirekte të rradhës për zëvëndësimine Zhegës. Një deputet i PS-së që nuk pranon të identifikohet shprehet se zëvëndësimi i Zhegës, s’do të bëhet, të paktën tani shpejt.  Sipas tij, udhëheqja e PS-së, nuk poi  hap dritën jeshile futjes në parlament të deputetit të Radhës.  Një gjë e tillë është më e komplikuar se sa kapërcimi i një pune rutinore,- thotë ai.

Ajo ka të bëjë me faktin se deputeti i rradhës është një eurosocialist, zoti Alfred Trebicka.

19 vite më pas, Medin Zhega ndërroi jetë. Ishte korriku i vitit 2012. Një ndër ata që e vlerësuan maksimalisht ato ditë figurën e  Zhegës ishte padyshim edhe Sali Berisha, në atë kohë kryeministër i Shqipërisë. Ja mesazhi:

“Është vështirë sot të shpreh me fjalë dhimbjen dhe pikëllimin tim për këtë humbje të madhe për sportin shqiptar. Gjate karrierës se tij si sportist dhe trajner, Mehdini, ish-futbollisti yll i Vllaznisë, Dinamos dhe ekipit kombëtar që na beri të përjetojmë momente të paharruara me lojën, talentin dhe kompetencën e tij. Në drejtimin e kombëtares shqiptare Mehdini, me mjeshtërinë e tij, organizimin, disiplinën ja doli qe ekipi ynë të luaj ndeshje të shkëlqyera që mbahen gjithnjë mend nga simpatizantët e saj në Shqipëri dhe jashtë saj. Në këto çaste dhimbje, unë ndaj me ju familjarë të nderuar, që ishit mbështetja dhe burimi kryesor i suksesit te tij, dhimbjen për humbjen e njeriut tuaj të dashur, trashëgimia çmuar e të cilit do ta mbajë atë përjetë mes nesh”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kryeministrit Berisha. /tesheshi.com/

8 komente në “Ndihej i përndjekur nga Berisha, kur Mehdin Zhega kërkonte strehim politik në Gjermani”

  1. BARDHYL MYFTIU says:

    PROTOTIPI I KRIMINELIT QE TE VRET NATEN E TE QANE DITEN
    BARDHI

  2. Spartaku says:

    Nuk do kete hipokrit me te madhe se Sali Berisha.Ai per krimet qe ka bere kundra kombit shqipetar,edhe varja ne litar publikisht ne Tirane, eshte pak.

  3. vojo kushi says:

    Berisha I ndiqte komunistet me keshillat e Mero Bazes ne ate kohe.

  4. joel shkodra says:

    Nuk e di se ku del ne kete shkrim “perndjekja” e Zheges nga Berisha, apo pse paska thene nje fjale Dokle. Po Zhega vete a ka thene ndonje fjale per kete “perndjekje”? Nese po, duhet ta shkruani ne kete lajm. Kur te shkruani te tilla lajme, duhet te jene te bazuara.

    1. e di ti says:

      Na e zbulo ti qe je shkodran!!!

  5. Lexues i TemA says:

    . -…Zhega, me kokë…(!!)…dhe GOL!

    Vdiq idhulli i rinisë sportive të Shkodrës të viteve ’70 e më tej, Medin Zhega i paharruar.
    Emri i tij, është pjesë e lavdisë historike të Shkodrës sonë të dashur.
    Pastë dritë ne at’ botë, Ai që na dha me dekada të tera aq gëzime e krenari,aq frymëzim e patriotizem, “Dini” i papërsëritshëm.
    Me qindra here, edhe tani e tutje, do na vijnë nëpër mend transmetimet e Ismet Belloves:
    -…Zhega, me kokë…(!!)…dhe GOL!
    Ngushellimet më të dhimshme familjes së tij dhe futbollit shkodran e atij Kombëtar.
    I qofte i lehtë dheu i shkodërloces, që e deshi aq fort e që i dha aq shumë krenari.
    NJ, USA, 12 qershor 2012
    ——————————
    -Nga libri “Sportit i mbeta borxh” te auttorit Zeqir Lushaj-

  6. Na bashkoj kenga popullore says:

    ktu nuk ka gje per tu habitur kjo ndoll dhe sot me Salehin,kjo ka qene taktika numer nji e Salehit duke perndjekur kundershtaret e tij mbajti pushtetin trembedhjet vite dhe po mban peng Demokracin Shqiptare per 25 vite deri me sot,respekt per te madhin Zhega

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje