Gjergj Bojaxhi thumbon PD-në: Po bën teatër me reformën, kishte kohë boll të bënte propozimet e saj

16 Janar 2017, 16:33Politika TEMA

Gjergj Bojaxhi i partisë Sfida për Shqipërinë është shprehur se partitë shqiptare janë përfshirë në një debat jo serioz, teksa ka komentuar debatin për reformimin e kodit zgjedhor, votimin dhe numërimin elektronik.

Partitë e këtij sistemi po luajnë teatër para shqiptarëve duke rikthyer në fokus reformën zgjedhore vetëm pak muaj para zgjedhjeve.

Nëse do të kishte vullnet politik të sinqertë këto propozime do të ishin bërë në kohë të mjaftueshme që ndryshimet të realizoheshin.

Pavarësisht rëndësisë së procesit për ruajtjen dhe transparencën e votës, partitë e mëdha duket se e përkrahin atë vetëm kur janë në opozitë dhe e kundërshtojnë kur janë në mazhorancë,” thotë Bojaxhi.

Anëtari themelues i partisë Sfida për Shqipërinë vijon duke thënë se partia e tij ka dorëzuar muaj më parë propozimet e veta që synojnë ruajtjen e votës.

“Sfida për Shqipërinë kërkon përfshirje të plotë në procesin e mbikëqyrjes së zgjedhjeve sipas ligjit, për të mos lejuar tjetërsim të vullnetit të qytetarëve.

Nuk kemi ende infrastrukturën bazë për votimin elektronik dhe mosrealizimi më herët i projekteve pilot demostron mungesën e vullnetit pozitiv ndaj këtij procesi.

Në këto rrethana, ajo që duhet garantuar është respektimi i votës me mjetet e parashikuara nga ligji ekzistues,” shprehet Gjergj Bojaxhi.

Sipas tij, aplikimi i teknologjisë gjatë votimit dhe numërimit kërkon fillimisht tryeza diskutimi, dakordësim të të gjithë aktorëve dhe më pas të vijë ndërhyrja në Kodin Elektoral duke respektuar afatet kohore.

Bojaxhi thotë se ky është procesi që Partia Sfida për Shqipërinë do të mbështeste, “një proçes demokratik dhe i rregullt.”

Por, duke iu referuar edhe deklaratave të OSBE/ODIHR, Bojaxhi thotë se është tepër vonë që kjo procedurë të realizohet për zgjedhjet e 2017-ës. Partitë shqiptare sipas tij duhet të bëhen serioze dhe në vend që të luajnë teatër, duhet të angazhohen për të garantuar respektimin e votës, me të gjitha partitë si vëzhguese gjatë procesit të numërimit.

2 komente në “Gjergj Bojaxhi thumbon PD-në: Po bën teatër me reformën, kishte kohë boll të bënte propozimet e saj”

  1. kastriot says:

    Kerko me pare falje nga populli shqiptar se dhe i atij kanali je

    1. tradita says:

      Z. BOJAXHI proozimet ePd jane qe ne 17 maj 2016.A mund te besohet ty , kur mashtron sy per sy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje