I dashur Donald, edhe juve ju pret fati i Berlusconi-t

20 Janar 2017, 18:53Politika TEMA

Nga Paolo Guzzanti

I dashur zoti Trump

Ajo që po ju ndodh juve është mjaft zbavitëse. Unë ju flas si një italian që ka jetuar të gjithë periudhën epike berluskoniane që më sjell ndër mend disa ligje thelbësore, të cilat po i lejoj vetes t’i kujtoj.

E para është që bota e së majtës, që ju e quani liberale, ka një fuqi vdekjeprurëse në reputacionin e personave dhe praktikon me skrupuj vrasjen e personalitetit që ju e quani “character assassination”.

Këtu bëhet fjalë për një procedurë të lehtë dhe fitimprurëse. Nëse një si ju apo Berluskoni kërkon dhe merr mandadin nga populli i tij duke ardhur nga bota që prodhon pasuri në vend që ta harxhojë, lind akuza numër një nga një paketë specifike, që përmban edhe përçmimin për vetë pasurinë që në botën katolike konsdierohet si “jashtëqitje e Djallit”.

Përçmimi për të pasurinë private sepse ndërtuesi i komplekseve të banimit klasifikohet si ndërtues  i vogël banesash ose diktator  i medias, ashtu siç i ndodhi Berluskonit, i cili zotëron tri rrjete komerciale që janë politikisht neutrale sepse shesin publicitet për të gjthë blerësit.

Ju  ashtu si edhe dikur Berlusconi, sot akuzoheni se jeni një tip problematik, i korruptuar dhe korruptues, me një të kaluar të paqartë të projektuar në një të ardhme djallëzore.

Pastaj të dy akuzoheni se dashuroni pa u përmbajtur gratë.

Unë kam një vajzë 15 vjeçe e cila ka lindur në Itali, por që është bërë amerikane dhe studion në shkollat publike të SHBA-ve.

Kur unë e pyeta nëse ndihej në siklet që ju përkrahte ju zoti Trump, pas përhapjes së batutave tuaja erotike nga regjistrime të vjetra, vajza mu përgjigj: “Të gjithë meshkujt të çfarëdolloj niveli, herët apo vonë e shfaqin një gjendje të tillë. Por një president gjykohet nga vendet e punës që prodhon dhe nga niveli i taksave që vendos. Unë nuk kam përse shqetësohem për atë që thotë brenda katër mureve të shtëpisë së tij”.

Unë pashë se me sa zili, shkumë të dalë nga goja, senatorët demokratë, por edhe ndonjë republikan si Marco Rubio kanë në pyetjet e tyre që më pas reduktohen në vetëm një: Ju a na siguroni që mendoni të kundërtën e asaj që mendon Donald Trump?

Kjo shfaqej njësoj sikur pyetej: A hiqni dorë nga Satanai dhe nga ligësitë e tij?

Andej nga ju, ashtu si këtej nga ne, para së gjithash kërkohet përgënjeshrimi.

Ne në Itali nuk kemi një senat që të mund t’ju bëjë kontrolle të tilla, pasi te ne dhoma e lartë është fotokopje e dhomës së ulët, edhe pse ish kryeminsitri Renzi dëshironte që ta transformonte në një park Montessori për kryebashkiakët.

Ajo që të bën përshtypje është ligësia, shkuma në gojë që shfaqet kur përmendet emri juaj.

Gazetarët,  në veçaneti ato femra amerikane por edhe italiane, përfshirë këtu ato të njohura dhe prezantueset e stigmatizuara të programeve të pasdites kanë mësuar ta shqiptojnë emrin tuaj duke ndjellur të keqen, me përpjekje, duke shtrembëruar sytë nëse duhet t’ju përmendin.

E njëjta gjë ndodhte edhe me Silvio Berlusconi-n, atë që nuk duhej të përmendej, të neveritshmin.

Për ju, e për ata si ju është detyrim që të thuhet se jeni vulgarë.

Finesa dhe eleganca janë mjete matëse që kurrë nuk janë vendour në Muzen e Peshave dhe Muzeun Sèvres (aty ku mbahen metri eprfekt, litra perfekte etj),  duke qenë se shkurtohen apo zgjaten sipas interesit politik.

Pastaj ju pas krahëve keni edhe gazetarët dhe nuk harroni pa theksuar se gjatë drejtimit tuaj, korrespondentët nga Shtëpia e Bardhë nuk do të jenë më si kandidatët për dhëndër në shtëpinë e Penelopës, por duhet që të lodhen shumë që të bëjnë punën e tyre.

Kurrë këtë gjë nuk e ka bërë Berlusconi e prapë është linçuar nga shtypi si njeri mizor, që ndërsa e shkelte, bërtiste për kërcënimin e lirisë së shtypit.

Tani do të doja t’ju kujtoja zoti Trump që liberalët, ose të majtët i binden një ligji të hekurt.

Ata që janë masakruar nga të tyrët nw qeverisje, për shembull Ronald Reagan nga anët e tua dhe Bettino Craxi nga tonat, sapo dalin nga skena shndërrohen brenda një dekade në statikë lehtësisht të dallueshëm, për të ardhur keq.

Në Itali duken shenjat dalluese të 20 vjeçarit të famshëm të Berlusconi-t, e sigurisht për Reagan-in dhe për të dy është detyrim që sot të thuhet që u kthyen në njerëz statikë.

Kur të vijë radha juaj, kështu do t’ju ndodhë. Janë mekanizma të thjeshtë, binarë Euklidianë të bezdisshëm, pasi janë të parashikueshëm.

E majta ka dhuntinë  e banalitetit e jeton për këtë në tmerrin e cilitdo që del nga grupi dhe nga dogmat.

Përshtati në shqip: Irgis Hysenaj-TemA

13 komente në “I dashur Donald, edhe juve ju pret fati i Berlusconi-t”

  1. Moisi Golemi says:

    Shkrim i tipit A. Bushati. Pa palce.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Pjeserisht e vertete…

  3. sokol says:

    jo. eshte shkrim qe i pelqen rames, sidomos sot, qe trump filloi presidencen. 4 vjet ai do beje ligjin. te shohim si do dale, por ne ballkan do ndihet fort. dhe rama me te do kete probleme. pastaj, berlusconi, i zoti ishte. sa per grate…

  4. Jimi says:

    Ose shkrimi eshte perkthyer ne menyre mekanike, jo shqiperuar! ose ne qe e lexuam dhe nuk e kuptuam, nuk kemi nivelin e mjaftueshem intelektual!

    1. Beni says:

      Eshte per tu shqetesuar kjo gje….. Eshte me se e qarte. A e njihni apo e keni degjuar Paolo Guzzanti?… Ne se Jo eshte e kote qe komentoni….. sic ndodh shesh ketu

  5. Centrale says:

    100 % dakort

  6. T.T says:

    Ikni pirdhuni tani,shkoni e puthni byth anej ka arabet,

  7. grer says:

    Or so(kol), lere Ramen , ai te pakten eshte artist! Kurse ky trampi(hesapi tregtar shit e ble) eshte tmerresisht vulgar!
    Koli shih psh sa i zoti me femrat (prostitutat ne fakt), ky fare milinieri? Nuke di problemi qe shtron ky italiani me duket mjafte i rendesishem per kohen? Jemi ne shekullin 21? ku shkenca ka filluar te kontrolloj(informacioni) boten? Ku planeti ka filluar dhe kerkon perspektiven e te ardhmes? E h Amarika eshte ne krye(deri tani) dh pa pritmas ne krye te saj vjen nje ronxhoponxho qe tregon dhe perdor histori vulgaresh donzhuani (kurvaresh) ne zgjedhje dhe ky filton. Shiko cfare njeriu i poshter duket: Ne 45 Europa e mbeshtetur nga Amerika shkaterroi nazizmin. Amerika dhe Rusia i premtuan kontinentit te lavdishem te palanetit, qe pas kesaj nuk kishte nevoj te kishte frike dhe te mbrohej. Amerikanet krijuan Nato- kryesisht per Europen. Ishte fjale edhene e amerikes Europeane ne shpirt per te mbrojtur nene e tij. E tash ky plehra vulgare e Amerikes, ka harruar gjithcka, dhe e pret ne bese, po kerkon ta lere zbuluar, perball Rusise? Nuk e di por une te paktene jam dakort me klete italianin! Pra zoti e bekofte Ameriken, Zoti e mbajte ne gji Europen! Sa me shpejte trap i Amerike s te largohet aqe me mire per planetin! Dikush tjeter i duhet Amerikes! Hillary, sigurisht JO!

  8. Rimi says:

    Po ik o italiano se nuk te pjerdh njeri as ty dhe as vendin tend…mire qe keni keta italo-amerikanet qe Usa e di ku bini se ndryshe jeni thjesht mje vend i dores se dyte per amerikanet.

  9. baba nga durrsi says:

    Paolo Guzzanti eshte nje pseudogazetar dhe nje njeri pa bosht. Ka bredhur sa nga krahu i majte, ne krahun e djathte te politikes italiane ne 20 vjecarin e fundit, nga PSI (Partia Socialiste Italiane)-tek AN (Aleanza Nazionale, e se djathtes fashiste) deri sa perfundimisht e zbythen nga FI (Forza Italia) e Berluskonit e me pas doli i pavarur!
    Problemi i ketij pseudogazetari eshte sepse i mat gjerat me metrin italian, ne kete rast situatat dhe politiken amerikane i mat me metrin italian, dhe natyrisht nuk ka asnje lidhje dhe vertetsi, dhe krahasimi qe ben eshte i palogjikshem!
    Ajo qe nuk thote ky debili, eshte qe ne rradhe te pare mentaliteti amerikan eshte komplet ndryshe nga ai italian, pra nuk ka krahasim. Modeli i demokracise USA eshte krejt tjeter lloj nga ai Italian, pra s’ka krahasim as ketu.
    E dyta eshte qe ky tronglli duhet ta dije shume mire, qe Presidenti i USA eshte njeri nga figurat me te rendesishme te globit, dhe natyrisht vendimarrjet e tij kane pasoja apo benefite per mbare boten, ndersa Berlusconi ishte thjesht figure kombetare dhe folkloristike ne arenen Europiane. qe rrinte duke luajtur -ku:ku:ku- me Angela Merkel. Nga ky pozicion, vlen te thuhet qe cdo president i USA vertet ka shume fuqi dhe pushtet ne duart e tij por ama ata nuk marrin asnje vendim pa u konsultuar me keshilltaret e tyre, me stafin pergjegjes, dhe ne pergjithsi me administraten shteterore te instancave te larta te zgjedhur prej tyre, ne ndryshim nga Berlusconi i cili qeveriste ne nje sistem drejtesie te korruptuar, qe cfaqte thellesisht simptoma megallomanie dhe kulti individi (ndjenja e UN-it, jam vetem UNE, e di vetem UNE, e kam bere UNE, etj etj etj.. ) dhe ku politika italiane ishte e zhytur ne nje llum te papare, ne ndryshim nga ajo amerikane e cila eshte shume me e paster! Si perfundim mund te thuhet qe nuk eshte Politically Correct ky krahasim qe ben P.Guzzanti! Nga ana tjeter, pra ajo njerezore dhe jo politike, nuk besoj qe Trump te rreshqase ne nivele te ulta dhe te pista si Berlusconi qe organizonte festa Bunga-Bunga me kurva, apo me jevga marochine si Ruby duke i prezantuar ato si mbesa e Hosni Mubarak ish presidenti Egjyptit, apo me minorenen napolitane qe e therriste Papi! Urime mr.President per detyren! Guzzantet le te lehin….JU ecni perpara!

  10. sokol g says:

    Ik ha ndonje pjate makarona e lani ato 3 trilion borxhe qe keni o breshkaxhi e mos bej parashikime.Italise sja ka fajin Berluskoni po mentaliteti italian menyra e organizimit te shtetit dhe qeverisjes.Populli e vitoi Trampin se i ka shkuar thika ne fyt prej lloj lloj rracash e pislliku.Dhe ju te gazetes tema qe botoni keto lloj artikujsh pacavure jam kurioz derikur derisa ta ktheni pllaken si shqiptare lypes bythlepires qe jemi e ti beni lajka amerikes se trampit

  11. durresi says:

    Paolo Guzzanti. Mendova qe me kaiimin e viteve do te ishe pjekur dhe do te kishe ndryshuar per mire po4 me sa duket gaboja. Paske ngel koqe njelloj ashtu sic ke qene.

  12. ABC says:

    Irgis Hysenaj…..e ke qare gazo….as qe je lodhur fare per ta pershtatur sic shkruan ne fund……mbase ke qene me nxitim se e Premte sot dhe duhet te pergatitesh per fundjaven. Desha te dinja…a ka njeri qe ju kontrollon se c’fare shkruani dhe botoni apo pershtatni sic thua ti apo i zene dhe ai/ajo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje