Zotërinj kriminelë… ju lutem ftesën!

22 Janar 2017, 12:31Politika TEMA

Nga Anri Bala

Jo se nuk ishte për të qeshur, por është më shumë për të qarë, kur mburracak dhe të pafytyrët që drejtojnë politikën shqiptare gënjejnë ditën për diell… e natën në errësirë… për gjëra që për ne nuk kanë asnjë rëndësi.

Kur them për ne, për qytetarët me këmbë në tokë, që Bushin apo Obamën, Klintonin edhe Trumpin e zgjedhur, do i shikojnë gjithmonë si ish-drejtues të Amerikës, por që Shqipëria për ta, nuk do të thotë asgjë veçse një pikë strategjike në horizontin e largët. Ka një veçanti të rëndësishme që nuk e gjen askund në botë: “Është e gatshme të bëjë çdo gjë, sepse kombi i këtij vendi, kur ndjehet borxhli, nuk rri pa ta kthyer borxhin.”

Ky është konkluzioni im dhe i mijëra shqiptarëve… e turpërisht nuk është dhe i zullumqarëve. Atyre që i kanë bërë gjëmën këtij vendi edhe me marrëdhëniet me Amerikën e tyre “të dashur”, duke bashkëpunuar me pjesën e errët të botës amerikane.

Ndaj sot ndjehem i shokuar me guximin dhe paturpësinë e tyre, kur akoma dalin duke na u mburrur nëpër tavolina qebaptoresh politike, ku qoftexhiu i presidentit i’u jep dorën.

A thoni se vërtetë presidenti amerikan ka ftuar ortakun e qeshur të Devirolit, vërtetë mendoni se ka ftuar dhe “vrasësin” e ngërdheshur të “21 Janarit”, pasi s’mund ta besojë se  Amerika e “largët” nuk i njeh këto personazhe?! Nëse nuk është kështu, atëherë si janë ftuar këta të panjohur?! Zoti e di, por e di dhe “shejtani” Ndocaj dhe një “dreq” gazetar i VOA-së, që nuk të lënë të gënjesh kollaj.

“Vrasësi që qesh”, duke e ngatërruar VOA-n me studion e Fevziut, deklaroi se ishte i ftuar… ndërsa gazetari, e ironizoi duke i’a plotësuar fjalinë: “…me ftesat që shiten në rrugë, sepse ftesa të tjera nuk ka pasur për askënd, përjashtuar ambasadorët.”

Mirëpo vesi vdes me shpirtin thojnë, ndaj mashtruesit tonë për pak sa nuk i doli shpirti… nga gënjeshtrat! I ftuar nga senator kongresmen imagjinar, e “turli farë titujsh”… për “askushin” kjo ishte gënjeshtra e radhës, njësoj sikur po fliste për shurdhë memecët e tij të SHQUP-it.

Qesharaku që qesh me vete e për veten, edhe kur duhet të qajë, ndërseu “bandat” e tij të deklaronin nxitimthi morin e ftesave që kishin marrë nga kongresmen dhe senator, madje këta të fundit i kishin kontaktuar të “lebetitur”: “Aman ejani, se po nuk erdhët ju “zotërinj të veçantë” në llojin tuaj, Trumpit nuk i….!” Po mashtruesi jonë e ngatërroi “ftesën”, e në vend që të takonte Trump, takoi kundërshtarin e tij Ted Cruz!

Keq e kanë menduar, sepse unë si qytetarë nuk i ha mariftet që i prezantojnë nëpër kuplarat e tyre mediatike. Unë nuk kam pretendime, unë jam pa shumë kërkesa, nuk dua asgjë, vetëm një kopje të ftesës me vulë dhe me firmë nga DASH, sepse DASH nuk është presidenca e Nishanit, ku mund të shkosh dhe me ftesën e Gjergj Lezhja.

Asgjë nuk po i’u kërkoj, por me mirësjellje po i’u drejtohem: “Ju lutem një kopje të ftesës dhe do besoj duke i’u kërkuar falje, jo se keni të drejtë, por të paktën justifikoni udhëtimin si vizitor, për të mos fyer ftuesin z.Trump.

Ju mashtrues nuk keni asgjë, sepse po të kishit, do na kishit nxjerr sytë vendit duke bërtitur: Na plasi sytë o gazetar i poshtër i kazanit dhe nuk do ta lejonit Eduardin t’ju pshurrte në fytyrë duke i’u sfiduar, se edhe ai ishte i ftuar, si ju, por me biletë… me paratë e tij!

Ndaj, zotërinj kriminelë, ju lutem më tregoni ftesën!

Sigurisht e dua të shkruar dhe vulosur, sepse nuk besoj se ekzistojnë më ftesa me telefon dhe jehona! Përndryshe heshtni dhe fshihuni diku, sepse tashmë keni dal zbuluar… cullak… pa brekë… prej gënjeshtravee tuaja. Koha juaj mbaroi dhe unë nuk dua asgjë prej qeverisë së vëndit tim: Pak transparencë për qokat tuaja për pordhë!

Ligji, i pa përligjur i këtij shtetit, duhet të deklaroi para shqiptarëve, se kush është pagatori i këtyre mashtruesave, unë populli, ai shtet, apo ata nga xhepi.

Nuk më intereson fare qoka, më intereson gjoba që po paguaj. Fjala, se është punë e drejtësisë, nuk pi ujë në këtë vend, ku drejtësia është një bordello me shumë pronar!

Prokurorë e parlamentar, që rastësisht apo gabimisht jeni aty, gjoja në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë, duhet ta zbardhni këtë mashtrim.

Nuk mund, që vrasësi edhe të na vrasë… edhe të na përqeshë… edhe të na grabis. Ndaj një kërkesë të thjeshtë kam që të qetësohem: “Zotërinj kriminelë, ju lutem më tregoni ftesën!”

26 komente në “Zotërinj kriminelë… ju lutem ftesën!”

  1. Flamur says:

    Nuk I heqe asnje presje ketij shkrimi. Te lumt dora.

    1. Bushi says:

      Po Flamur! Edhe une nuk i heq asnje presje ketij shkrimi.Keta te pd-ke e kane ne edukat nga sali Berisha.Edhe Sali Berisha kur shkonte ne Amerike,genjente kur kthehej ne shqiperi,duke thene se takova kete e ate.Por populli i kupton dhe nuk ja hedh dot.Genjeshtra edhe Lulezim Basha t’i mbaj per vehete.Ai ne amerik nuk takoi asnje se nuk e pjerdj njeri atje.Edhe ftesa nuk kishte.

  2. kombi says:

    LULZIMJA ESHTE TEPER, TEPER QESHARAK NE SY TE GJITHE SHQIPETAREVE .TE GJITHE ATA QYTETAR QE KUR BASHA FLET DHE PREMTON FUQISHEM ,ME QELLIM ,VETEM TE BUDALLALLOSI KETE POPULL TE MJERE , DUHET TE BINDEN PLOTESISHT QE AI GENJEN ,MASHTRON PA PIKEN E TURPIT . KETA JANE TE REGJUR ,E KANE FYTYREN SHOLLE , MENDOJNE VETEM SI TE GENJEJNE . KY ESHTE TURPI I SHQIPERISE .
    SKANDALOZ !!!

  3. Al banistan em i dashtun says:

    per aq kohe sa do jemi ne mjerim dhe varferi si komb e shtet, per aq kohe sa qeveria nuk punon ne interes te popullit do detyroje popullin te kerkoje zgjidhjen te Robin Hood e shoke…..

    prandaj mos cuditemi kur votojme kriminelet lulzim bisha e ilir meta, hajdutet dhe psikot, rama e ruci, elvis rrosh e tom dosh etjetjetj

  4. Qytetar says:

    Ata duhet të zbresin me pranga në duar nga avjoni,ose më mir lus zotin që ai avjon të mos vijë kurr në Shqipëri,i lutem zotit që në këtë vënd të ketë dy kriminela të pandëshkuar më pak.

  5. Kangur says:

    Hej, po Trumpi i çoi ftese ketyre halabakeve tane, dhe la pa ftuar Merkelin, Hollande etj…etj?!
    Eh keta jane monstra!!!

  6. naivi says:

    i njejti shkrim vlen dhe per dyshen Vasili-Meta ?

    flm

    1. elona says:

      gjithashtu dhe per Ervin Bushatin dhe Blendi Klosin

  7. artan says:

    Bravo Andri! Keshtu e duan keto plehra.

  8. shqiptar says:

    Stamposin ne fytyre nje ngerdheshje prej kodoshesh apo paponesh ,me ane te se ciles duan te fshehin ndjenjen e inferioritetit qe kane mes atyre njerzve aty .
    Ketu te ne fryhen si gjela deti ,po aty ne Amerike per cdo dhenie dore ,foto apo buzeqeshje duhet ta paguajn si “frengu pulen”me dollare e me nenshtrim prej servilash te peshtire. pthu…. fare e keqe, na i neveritet politiken !

  9. Bena says:

    Shume e vertet,keta fytyra te poshtra na kane mashtruar dikur,Po tani jo me. Bravo per shkrimin

  10. Kellira says:

    Ketyre edhe pak do t’iu ngrije buzeqeshja dhe do duken sikur po dhjesin.
    Trump eshte deklaruar antiislamik dhe Luli i Vocerr megjithe baben e tij Sali, ai qe na futi ne Konference Islamike, ka shanse te futen tek ndonje bllok i zi i Trumpit.
    Te shofim

  11. Njengapopulli says:

    Shume i goditur shkrimi!Bravo Anri! Pena jote eshte me e forte se gjithe “ksehasjet” ramiane te ngjashme me ramisjanet. Sera juaj duhet te marre frenat e vendit. Ju beni thirrje te rinjve qe jane shkolluar jashte te kthehen dhe se bashku me ju te futen ne administrim te puneve publike, pse jo dhe ne fushen e policise e drejtesise! Te hiqen derdimenet, te paaftet e lepepeqet e administrates se sotme!

  12. Lennard says:

    Po per Like Floririn nuk ke folur ama!!.Dhe Ai eshte pjese e Menderes Korruptive

  13. Labi says:

    Mash trusa Te pa fytyre bashke me ata Te lsi qe ka paradisen si kokoshi ne maje Te plehut.

  14. Gora says:

    I lumte bytha bashes e kujt do tjetr, gjejn qorra dhe na buzeqeshin dhe ne urra urrrrrra……fitoreeeeeeeeee….

  15. Tirona says:

    Ky shkrim eshte per te gjithe ata “zoterijne” qe shkuan ne ceremonin e
    Presidentit te45 SHBA.Ata duhet te jetohen per te gjitha shpenzimet e bera edhe per kapelet dhe mushamat e shiut duhet tju kerkohet fatura(se mos jane te vjedhura) gjate qendrimit ne SHBA.⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️.

  16. muco says:

    sesi qeshin kta shqiptaret. si bythqima.sepse njeriu ii ndershem qesh hijshem,si njeri,kurse bythqimi qesh si shkerdhat sepse esht I q!

  17. joel shkodra says:

    Nje shkrim plot me gabime gjuhesore. Ky djalosh qe “shkruan” shqip, duhet me pare te mesoje shqipen (te pakten ate te shkruaren, se kete lexojme ne; ndoshta e flet me mire se ne te tjeret,; nuk e di). Ne te gjitha shkrimet e tija ka gabime te panumerta. Nese nuk arrin dot ta mesoje shqipen e shkruar, te pakten, para se ta botoje, t’ia jape shkrimin ndonje redaktori per ta qortuar. Kete duhet t’ia kerkoje edhe redaksia e gazetes. Por … redaksia e ka hallin vetem te permbajtja. C’na duhet gjuha e sakte!

    1. Blendi says:

      Shkuan te gjitha plehrat ne usa dhe ngelen plot plehra te tjere pas vajtur,iken mafiozet dhe lane shoket e tyre mafioze pa’vajtur

  18. Kadri Kadiu USA says:

    Më të lumtë ajo penë o Anri Bala! Sa për “ftesat” e këtyre dy kriminelëve dhe atë të Like Floririt, unë po të them se në ceremoninë e inagurimit nuk u pa asnjë President, Kancelar apo Kryeministër i shteteve të huaja, dhe kjo për arësyen e thjeshtë se nga Departamenti i Shtetit dhe nga Stafi i Trumpit nuk u bë asnjë ftesë për personalitetet e huaja. Na broçkullisën këta kriminela vrasës se qenkan ftuar nga dias kongresmenë.
    O Anri; edhe unë, me që jam qytetar amerikan, e ftova krushkun tim nga Shqipëria që të vinte këtu për ta ndjekur ceremoninë e inagurimit të Trumpit, dhe ai erdhi para disa ditëve.

  19. Zamo says:

    Bravo per shkrimin.kriminelet dhe hajdutet nuk mashtrojm me dot.para drejtuse e kan vendin

  20. . says:

    te lumte bala.kur shkruhet e verteta,populli ndergjegjsohet dhe di si ti beje balla genjeshtrave te shtrigave ,apo djajeve.ndesa kur thuhen genjeshta nga keta komedjan politikan apo agjenta,populli tkurret,humbe besimin.

  21. AjolaMasturbatorja says:

    Po gruas të Bilalit që bashkë si çift takuan Obamën pse sja ke kërkuar ftesën o Bilush Vërr-vërra?!

  22. Ehhhhh says:

    Te lumte pena Anri

  23. tomorri says:

    O Lulézime : Po behu more dreq nje here te vetme burre dhe tregoje nje here ate te shkrete FTESE qe ke marre nga DASH dhe vertete do te besoje nje here populli.Ti kete nuk ke mkundesi ta beshe dhe prandaj duhet te largohesh shume shpejte per ne HOLLANDE se ketu nuk ke me vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje