Afera e CEZ, Komisioni i Hetimit thërret Shkëlzen Berishën!

30 Janar 2017, 14:33Politika TEMA

Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha është thirrur te dëshmoje ne Komisionin Hetimor per CEZ pasditen e 1 shkurtit.

Me votat e maxhorances, Komisioni i drejtuar nga Taulant Balla vendosi qe djali i ish-kryeministrit te japë sqarimet e tij per lidhjet me Nuel Kalaj dhe te gjithë historinë e privatizimit te OSSHE.

Po te mërkurën Komisioni do te dëgjoje edhe Nuel Kalajn, i cili nuk u paraqit mbledhjen e sotme.

Ndërkohe qe iu kërkuar policisë qe te sillet para komisionit edhe ish-drejtori i pastrimit te parave Arben Doci, i cili gjithashtu nuk u paraqit para komisionit per te dëshmuar.

5 komente në “Afera e CEZ, Komisioni i Hetimit thërret Shkëlzen Berishën!”

  1. Argita_B says:

    Ish drejtori i pastimit te parave!!! Kete titull gazeta Tema ku e keni gjetur? Nese Arben Doci eshte denuar si ish drejtor i pastrimit te parave sot ai duhet te ndodhej ne burg! Komisioni per hetimin e privatizimit te OSSH-se nga CEZ eshte nje farse et vertete. Me mjaftoj vetem nje here ta ndjek, kur Sali Berisha u pyet si deshmitar dhe kryetari i komisionit tregoi dilentantizmin e tij ne live; Si mundet nje deshmitar ti drejtohet ne menyre vullgare kryetarit te nje koisioni hetimor parlamentar, per nje çeshtje kaq madhore, dhe te mos kete asnje mase!! Si mundet qe ne Shqiperi te denojme nje pensionist qe ka vjedhur 250 mije leke energji elektrike, dhe te lejohen te ofendojne institucionet dhe perfaqesuesit e popullit njerz qe akuzohen per vjedhje dhjetra milione euro!!
    Rama, dhe pse sistemi i ngritur nga Sali Berisha me pare, po tregon se nuk ka nivelin e duhur per te nxjerre vendin nga korrupsioni ne te cilin eshte zhytur. Nuk mund te luftosh Sali Berishen per korrupsionin dhe krimet e tij duke bere aleance e mbushur parlamentin me kriminele, trafikaante, te korruptuar.

  2. Qytetar says:

    Në qeli të gjithë,aty e kanë vëndin ata që vodhën dhe vranë shqiptarët për 25 vjet.

  3. loreta says:

    Mos u merzit Argita B, do ti pastrojme, por duro pak se ti ke duruar gjithe ato gjera, apo jo? Keshille nga shoqja jote.

  4. Berti says:

    Ke ka thirrur djalin e satrapit….. Bythoren thuaj, Xen suma ha ha ha….. A zgjeru shoqata, dhe nderu me personalitete të reja si ky sumaxhiu i Berishajve. FAMILJE PERVERSE.

  5. Tedi says:

    I gjithe ky komisjon eshte nje farse mediatike,
    Dhe ta dini te gjithe ju qe keta plera ne fillim dalin dhe flasin para kamerave si ne show.
    Keta nuk sjellin dot ne komisjon njeriun pergjegjes?
    Kush eshte ai shtet qe nuk ka force per kete?
    Po nuk duan.
    Duan te dalin mire para kamerave, ti hedhin sy qytetareve.
    E dini ju zoterinj qe ky Z. Arben Doci, Nuk eshte thirur ne asnje forme nga ky komisjon, dhe sot del njefare palaco po tamam palaco
    dhe thote te dergojme policine qe ta sjelle.
    Genjeshtra dhe vetem shpifje.
    Na shpifet Shqiperine, nuk jetohet ne kete forme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje