Basha mërzitet nga shkarkimi i Manjanit: Meta i është nënshtruar Ramës!

30 Janar 2017, 17:39Politika TEMA

Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp për të reaguar lidhur me shkarkimin e Ylli Manjanit si ministër i Drejtësisë.

Basha deklaroi se “Manjani u shkarkua pasi denoncoi krimet e qeverisë dhe i tha Ramës të vërtetën në sy”.

“Meta iu nënshtrua Ramës për shkarkimin e Manjanit”, tha Basha.

Ai shtoi se e vetmja rrugë është largimi i kësaj qeverie.

“Ministri Manjani u shkarkua sepse foli hapur për krimin që ka marrë peng qeverinë, për drogë, për Balilin për urdhërimin me telefon të gjyqtarëve nga Rama. Manjani theu kodin e heshtjes. Manjani theu omertan që Rama i ka imponuar një qeverie të zhytur në krim drogë dhe korrupsion. Deklarata e Manjanit është tjetër konfirmim i të vërtetave që opozita ka denoncuar. Propaganda qeveritare nuk i mbulon dot më këto të vërteta.

Sot Edi Rama nuk ka më nevojë për asnjë aleat politik. Ai ka ngritur dhe fuqizuar një aleancë interesash private dhe kriminale. Pushtetin e tij e mban në këmbë me anë të krimit. Me shkarkimin e Manjanit u provua se Edi Rama është peng i krimit dhe Ilir Meta është peng i tij. Zgjidhja është largimi i tyre”, u shpreh kryetari i PD Lulzim Basha.

4 komente në “Basha mërzitet nga shkarkimi i Manjanit: Meta i është nënshtruar Ramës!”

  1. Toni says:

    ohahahaha flet ky per nenshtrim,ky qe sali berisha i ka veshur tanga grashe ore lyl basha mos ndoshta edhe ti je dylber i xenit apo ai i yti,ikore servil berishian i stazhinur ben edhe diversion ti,do zbythesh mire tek keto votime do ta shohesh..

  2. Labi Vlore says:

    Normal. Manjani ishte sabotatori i Reformes ne Drejtesi dhe informatori i SHQUP-it nga brenda qeverise. Prandaj eshte merzitur Marjoneta e Saliut, Lulzime Esat Pashic.

  3. Sarandjoti says:

    Ti qen bir qeni mos u hidh dege me dege por pergjigju pse ja ke dhuruar ate pasuri te popullit Shqiptar nje mafjozi dhe banditi si Balili. Clidhje ke me te?. Cpjese ke ti ne ate privatizim?.

  4. harillaqi says:

    Lulezim Basha mos ha m…t shume se te bene deme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje