Pas festës, pllakos “zia”: Donald Lu nuk largohet nga Tirana…

31 Janar 2017, 16:29Politika TEMA

Pak para marrjes së detyrës së presidentit, “New York Times” raportoi se Donald Trump kishte lëshuar një urdhër që u kërkonte ambasadorëve të emëruar politikisht të linin postet e tyre menjëherë pas ditës së inaugurimit të tij si president.

Kaq u desh, që në Tiranë, mediat pranë PD-së dhe sidomos ato të financuara personalisht nga Shkëlzen Berisha, të shpërthenin në “festë”.

Me tituj të madh, ato lajmëronin largimin e Donald Lu nga Tirana.

Gjë që nuk kishte asnjë mundësi të ndodhte, pasi Donald Lu nuk është i emëruar politik, por një diplomat karriere.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga agjencia europeanwesternbalkans.com, e cila shkruan se asnjë ambasador amerikan në Ballkan, përfshi edhe Donald Lu, nuk do të largohet nga detyra para kohe.

Arsyeja është pikërisht fakti se ata janë diplomatë karriere.

Të gjithë ata janë konfirmuar nga Senati amerikan në fund të vitit 2014 dhe kanë marrë postet e tyre në fillim të vitit 2015.

Në raport me Ballkanin, politika amerikane duket se nuk do të ndryshojë, nisur edhe nga raporti i sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Matis, që konfirmoi se reduktimi i trupave amerikane në Kosovë mund të ndodhë vetëm nëse Forca e Sigurisë së Kosovës fiton të drejtën Kushtetuese për të mbrojtur integritetin territorial të vendit.

Ata që festonin për largimin e parakohshëm të Donald Lu, duket se kanë mbetur me “gisht në gojë”.

Siç mbetën edhe kur përhapën lajmin për largimin e paraardhësit të Lu, ambasadorit Arvizu, i cili, si për inat të tyre, qendroi edhe një vit më shumë se sa i takonte.

https://europeanwesternbalkans.com/2017/01/31/us-ambassadors-in-the-west…

9 komente në “Pas festës, pllakos “zia”: Donald Lu nuk largohet nga Tirana…”

  1. Al says:

    Mos mer se na merzitet Qim peken qe edhe artikujt i ben si koka e vet…tekstualisht!

    1. Edkari says:

      Donald Lu duhej te kishte ikur vete.
      Kodi moral i nje politikani nuk te lejon te vihesh ne sherbim te atij qe te ka thene qe duhet te ikesh.
      Donald Lu mund te jete perseri ambasador i SHBA-ve por nuk eshte me moralin e Donald Lu-se tjeter.

  2. Qytetari says:

    I nderuari z. Donald Lu, do ta coje deri ne fund detyren e rendesishme qe ka marre, duke e futur Shqiperine, ne shinat e drejtesise. Ky do te jete njeriu qe ka per te hyre ne Historin e Shqiperise,si njeriu qe i ndryshoi te ardhmen dhe i ktheu fytyren Shqiperise nga Perendimi. Se deri tani vetem me llafe jemi nga perendimi, ste le saliu,

  3. ben says:

    S’ ka rendesi…rendesi ka qe politiken do ta beje ndryshe tani, perndryshe njelloj si zv prokurorja e Shba, qe e hoqi…cefesht..

  4. geno says:

    gisht ne goje the gisht ne by…e

  5. sdgsgsg says:

    O gazeta tema gazete leshi akoma propagandoni se e keqja e vendit na qenka PD,po nuk u lodhet duke hedhur vrer ne kete vend o te mjere????
    Me te vertete kujtoni qe Amerika eshte partiake,e sidomos me kte partine e pushtave pjelle e ripjelljes rilindase?????
    Njerez te shitur,njerez te pavlere qe shisni bythen per dy para o njerez te qelbur….E keqja me e madhe vjen nga njerez si puna juaj qe u hidhni hi syve njerezve te thjeshte me ato pallavra qe shkruani…ka 4 vjet qe eshte Ripjellja komuniste ne pushtet e Zero te arrestuar e na beni gam gam ktu neper portale per dy ofiqe me shume…mallkoj qe kam lindur ne kte vend me pederasta si puna juaj,.

  6. gbfhbf says:

    Gazete e shitur…gazete e pavlere…ahhhh krimba te ketij vendi.

  7. ali vlora says:

    Toni mos fole me per sote. Je iperpikte ne ate qe ke shkruar. Tung.

  8. ali vlora says:

    Toni mos fole me per sote. Je iperpikte ne ate qe ke shkruar. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje