Akuzat publike, Llalla: Manjani do të thirret për të dëshmuar në Prokurori

3 Shkurt 2017, 08:49Politika TEMA

Kreu i akuzës, Adriatik Llalla, sonte, ka deklaruar në studion e Opinion, se do të thërrasë ish-ministrin Ylli Manjani për të dëshmuar në lidhje me akuzat e bëra publike për disa ministra të qeverisë Rama.

Llalla tha se kemi pasur një bashkëpunim shumë të frytshëm me z.Manjani gjatë gjithë kohës kur ai ishte në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Ai bëri me dije se Manjani ka shprehur vullnetin e tij për të ardhur në çdo kohë për t’u bërë pjesë e hetimit.

Llalla: Institucioni i Prokurorisë ka marrëdhënie tepër korrekte, bashkëpunuese, me të gjithë institucionet e tjera në vend, më së tepërmi me Ministrinë e Drejtësisë baqshkëpunimi ynë lidhet shumë. Përmes kësaj Ministrie përcillet i gjithë dokumentacioni që ne kërkojmë të dhëna në zyra homologe, ashtu siç i kërkojnë dhe ato prej nesh. Kemi pasur një bashkëpunim shumë të frytshëm me zotin Manjani gjatë gjithë kohës që ka qenë në krye të Ministrisë.

Do thirret Manjani të dëshmojë për akuzat e tij?

Llalla: Natyrisht, Manjani ka shprehur vullnetin e tij për të ardhur në çdo kohë për t’u bërë pjesë e hetimit që do të kryejmë.

Ju do ta thërrisni?

Llalla: Natyrisht.

Nëse në dëshmitë e tij implikohen persona të fuqishëm dhe me pushtet do ketë kurajo Prokuroria e Përgjithshme të dënojë zyrtarë dhe funksionarë të lartë politik?

Llalla: Në asnjë rast Prokuroria nuk është treguar e dobët apo e frikësuar.

Nuk ka bilanc, nuk ka asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion.

Llalla: Zyrtarët nuk i dënoj unë, i dënojnë provat, i dënon ligji.

Provat duhet ti gjeni ju.

Llalla: Patjetër. Kemi detyrimin për të kërkuar mbledhjen e provave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje