Përplaja e ashpër e Adriatik Llallës me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka befasuar çdokend.
Diheshin përplasjet e tyre për reformën në drejtësi, por askush nuk e kishte menduar se Adriatik Llalla do të dilte dhe të fliste me atë gjuhe kundër ambasadorit amerikan në Tiranë.
Nëse e dëgjoje në emisionin “Opinion”, ai dukej se fliste si politikan (kuptohet, brenda kapacitetit që ai zotëron), dhe jo si kryeprokuror i këtij vendi.
Ai akuzoi ambasadorin Donald Lu se i kishte kërkuar të mbyllte dosjen e “Bankers” dhe arrestimin e disa nga zyrtarëve apo ish-zyrtarëve më të lartë në vend.
Por nuk u ndal këtu.
Akuzoi edhe ish-ambasadorin Uidhers se i kishte kërkuar që të mos verifikonte pasuritë e kryeministrit Edi Rama.
Disa analistë shprehen se prapa tij qendron dikush tjetër më i fuqishëm, që është nga politika.
Dhe për këtë arsye, orët e fundit ka pasur aludime se Adriatik Llalla ka dalë hapur kundër ambasadorit Lu, pasi ka vendosur të hyjë në politikë.
Thuhet se edhe i është ofruar një vend në listat për deputet.
Nuk dihet sa e vërtetë është kjo, por një shembull të tillë tashmë e kemi në politikë.
Ai është Arben Ristani.
Pasi u përdor në KQZ dhe i vodhi mandatin e kryebashkiakut Edi Ramës, ai u katapultua në politikë, për të qenë i mbrojtur.
sum ebukur
KRYEPLEHU DO TE RRIJE NE KAZANIN E PLEHRAVE,SIGURISHT