Çfarë tregon sherri Top Channel - Basha?

5 Shkurt 2017, 10:08Politika TEMA

Kryetari i opozitës i është vërsulur të shtunën televizionit më të madh në vend për një lajm që sipas tij ishte thjeshtë mashtrim. “Fake News”, që kishte prodhuar Top Channel konsistonte në një përllogaritje që e nxirrte fituese PS edhe në rast se LSI nuk bënte aleancë paraelektorale me të.

Nuk ka diskutim se lajmi i Top-it ishte një spekulim i ngjashëm me shumë të tjerë përpara tij, që po propogandohen nga zyra e kryeministrit.

Nuk ka diskutim që ai nuk qe as serioz dhe as i provueshëm shkencërisht,  sepse elektorati i katër viteve më parë nuk mund të merret për bazë mekanikisht, kur bëhen hesapet e sotme për partitë.

Nuk ka diskutim se ai ishte brenda së njëjtës klimë të cilës po i fryjnë mbarë mediat  tradicionale, të cilat duan t’i bëjnë presion Metës për të mos e lënë koalicionin , sepse e gjithë kasta dominuese e vendit nuk do andrralla pas 18 qershorit.

Ndaj duket sikur në pamje të parë Lulzim Basha ka të gjitha të drejtat e botës të revoltohet dhe të vërë kujën se Top Channel po i shërben Ramës, se fsheh realitetin dhe prodhon gënjeshtra.

Por, po të përpiqesh të kuptosh më tej, vëren se gjërat janë pak më ndryshe.

Gjithnjë në Shqipëri ka pasur përpjekje manipulimi në favor të pushtetit, më anë të sondazheve, llogarive, apo mjedisit që krijohet. Por, sa herë është vënë në punë kjo lloj makinerie fallciteti, qëllimi ka qenë që t’i lartësohej imazhi qeverisë dhe t’i zbehej opozitës. T’i rriteshin pikët të parës dhe ti zvogëloheshin të dytës.

Ndërsa këtë herë, po të shohim sondazhin që revoltoi Bashën, disa të ngjashëm me të, klimën e debatit që po nxitet dhe frymën që po krijohet, vëren me habi se ato të gjitha po gëlojnë rreth pikëpyetjes nëse Rama fiton dot i vetëm, apo i duhet dhe LSI për të bërë qeverinë.

Pra e gjithë enigma e 18 qershorit paraqitet si një lojë ekulibrash mes dy krerëve të së majtës.

Opozita duket e përjashtuar nga ky pazëll. Ajo ngjan se e kanë harruar, se nuk e përfill njeri, se nuk i trembet askush, se e kanë nxjrë nga libri i llogarive.

Ky është në fakt “lajmi” kryesor që duhet të shqetësonte Lulzim Bashën. Duke u nisur nga prezumimi se edhe përmes manipulimit të kundërshtarëve, mund të lexohet qëllimi i vërtetë i tyre, ky duhej të qe sinjali i alarmit.

Pse zyra e propogandës e Ramës është vënë në punë për të manipuluar në dëm të LSI-së dhe pse tregohet pothuajse moskokëçarëse për PD?

Pse po krijohet klima sikur demokratët nuk kanë asnjë shans?

Pse makineria e ‘Fake news”, ndryshe nga ç‘ndodhte më parë, as nuk denjon të harxhojë fishekë kundër tyre?

Kjo klimë, sikur zgjedhjet e verës së ardhshme nuk do të zhvillohen për të vendosur vazhdimësinë e pushtetit apo rotacionin e tij, por vetëm për të zgjidhur raportet mes Ramës dhe Metës, po instalohet përditë e më shumë.

Dhe anomalia e parëndësisë së opozitës, e cila po shfaqet për herë të parë kaq përdhunshëm në mjedisin tonë politik, i ka disa arsye.

Në radhë ta parë ato lidhen me pushtetin. Ato lidhen me një qeverisje që ka blerë të gjitha mediat e mëdha (siç e tregoi edhe rasti i fundit), që kontrollon gjithë lobet e fuqishme financiare (pagatorët e fushatave),  që ka rekrutuar për llogari të saj trafikantët e hashashit dhe që i ka dhënë imunitet politik  të inkriminuarve?

Ndaj dhe pyetja është: A mund të ketë fuqi një opozitë në këto kushte? A mund të ketë ajo shpresë për fitore? A mund të bëjë ajo më shumë sesa opozitat që veprojnë në kushte të ngjashme, si ato kundër Putinit apo Erdoganit?

Po t’i shtosh kësaj pamjeje të zymtë edhe vetë mëkatet e PD, panorama bëhet edhe më e pashpresë. Lulzim Basha nuk u distancua nga pesha e së shkuarës, por e shndërroi partinë në një llogore ku të strehoheshin politikanët që populli i dënoi me votë. Ai shpesh pati iluzionin se mund t’i bënte për vete mediat që dihej se do të binin në prehrin e Ramës (si në rastin kur tentoi ta joshte Topin me parkingjet dhe Klanin me pallatet). Ai shpesh hezitoi të godasë klientët më pranë kryeministrit, me shpresën se ata do ia njihnin “nderin” një ditë.

Dhe në fund gjithë kjo mungesë parimësie në të bërin opozitë, por mbi të gjitha, e theksoj mbi të gjitha, kapja e tmerrshme që Rama i ka bërë sistemit, kanë instaluar idenë se gara e 18 qershorit është e mbyllur. Ato kanë përforcuar përshtypjen se loja është luajtur në avancë dhe se opozita nuk ka pothuajse asnjë shans.

Ndaj sado e përligjur që të duket revolta e Lulzim Bashës kundër Top Channelit, tani ajo është jo vetëm e vonuar, por edhe e kotë. Në pikën ku kanë arritur gjërat, denoncimi i elementëve të veçantë, të rëndësishën apo periferikë qofshin, është i pafrytshëm.

Tani nuk ka më rëndësi të thuash se kush janë mediat që i shërbejnë Ramës. Atë të gjithë e dinë.

Tani nuk ka më rëndësi të thuash se me kë ndan koncesionet dhe tenderat kryeministri. Ata të gjithë i njohin.

Tani nuk ka më rëndësi të tregosh se cilët janë kriminelët që përdor. Ata janë të damkosur.

Pra në pikën ku kanë arritur gjërat, roli historik i Lulzim Bashës nuk është më ky, por mënyra se si do t’i përgjigjet një pyetjeje: A është ai i gatshëm ta fusë opozitën në një palë zgjedhje, rezultati i të cilave dihet që më parë? A është ai i gatshëm të veshë kostumin e shëmtuar të një kukulle që shërben vetëm për të ruajtur fasadën e demokracisë? A mos është më mirë të tërhiqet paraparakisht nga një betejë e humbur, për ta lënë Ramën të vetëm përballë shqiptarëve?(Lapsi.al)

27 komente në “Çfarë tregon sherri Top Channel – Basha?”

  1. Fredi FR says:

    Nuk ka diskutim qe ky shkrim eshte propagande si lajmi Topit.
    Nuk ka diskutim qe ti dhe Kapsi.hal jeni FAKE NEWS cdo dite te javes.
    Nuk ka diskutim o Bushat Shkullak qe ti je turpi i gazetarise.

    D

    1. Meri says:

      Po eshte e vertete qe ps kto zgjedhje i fiton e vetme dhe pa bere fushate elektorale. Po qe se shqipetaret nuk e kane kuptuar akoma se kush fshihet pas PD dhe lsi .

  2. fcb says:

    pse prisnim gje tjeter nga Bushati ? ky klysh komunisti ?

  3. Moisi Golemi says:

    Tregon trute e tua te 10ra. O Byt*shat.

  4. Shqupisti says:

    Fitorja e Edi Rames ne zgjedhjet e Qershorit eshte e sigurt, jo nga korrupsioni e Banditet e tu imagjinar, as nga mbeshtetja e medieve , pjelle e imagjinates tende, porse eshte i pari kryeminister i ketyre 25 vjeteve, qe solli shpresen per te bere shtet e bere shqiperine. Doni apo sdoni ti e lulushania, aq i ben popullit shqiptar.

  5. Analisti says:

    Shume i fusni siklet vetes dhe mundoheni te qorolepsni me shkrimet tuaja opinionin,sikur ketu tek ne po bahet nami dhe nuk thoni ca te verteta te vertetuara ne kohe se rrotacioni i pushtetit tek ne ,gati,gati eshte normuar qe te behet njehere ne tete vjet.Ketu nuk behet analiza e qeverisjes se dy formacioneve te medha politike,sidomos P.D,ku sic dihet nga te gjithe,ne qeverisjen e pare shteti i degradoi plotsisht dhe gjendja shkoi drejt nje lufte civile,faktet per keto ngjarje jane te dokumentuara me ze,me figure dhe me deshmi konkrete,te cilat njihen ne detaje,po ashtu dhe autoret.Qeverisja e dyte e opozites se sotme,eshte e ngulitur thelle ne memorjen qytetare me krimet shtetrore,Gerdecin dhe 21 janarin,pa folur per korrupsionin,drogen dhe shume ngjarje te tjera,te cilat jane te fiksuara.Duke u nisur nga kjo pasqyre e shkurter e dy qeverisjeve si dhe rezultatet e zgjedhjeve pas 2013 ,eshte me se e qarte,se opozita jo vetem qe do humbi,po perseri do humbi thelle,prandaj ketu nuk pi uje asnje alibi e ngritur nga opozita e sotme dhe anal~istet afer saj per rezultatin e zgjjedhjeve.

  6. Husniu says:

    Si gjithmone ia ke fut kot plako. Kesaj i thone: “Pordhe me rigon”.Si nuk tu lodh ANALI yt i “analizave”?!

  7. nasi says:

    skuptoj perse nuk thone per bashen vrases i fjales te mire !!!

  8. saliu says:

    O Bushat, po ik o idiot, si nuk u ngope nje here duke te te share.

  9. Treviso says:

    Zoti Bushati, analizae Juaj eshte ereale, por PS-ja e ka te drejten qe te hece perpara e vetme, dhe e sigurte. Prostituta qe ju ngjit PS e demaskoj vetveten, gjate qeverisjes. Tani nuk ka me vend te te vazhdoje rrugen e qeverisjes. Une i trembem dhe eleminimit si parti. Persa i perket opozites se sotme, ajo eshte duke dhene shpirte. Per te shpetuar partine Demokratike duhet te dalin ne skene demokratet e vertete dhe te marrin situaten ne dore. Ato me duket se nuk duan ta bejne kete, se presin momentin qe ti dorzohet ne tavoline, Dhe kjo munde te ndodhe, duke pare ngjarjet qe po rrjedhin ne vend. Situata ne vend eshte krijuar e atille sa shume politikane te rrangut te larte nuk dine se çfar te bejne dhe pa dashje tregojne se kush jane ne te vertete. Kete e verteti zoti Ilir Meta, qe doli hapur kunder zotit Donalt Lu.
    Medjat e sotme kan luajtur lojen qe ka luajtur partia e zotit Ilir Meta. Medjat kan luajtur siç ka luajtur sistemi i drejtesise. SIç ka personazhe te pa implikuar ne drejtesi ashtu ka dhe ne medja. Perzonazhet ne medja arrij ti kuptoj se kushjane, se demostrimi i punens se tyre eshte me i lehte, per ne qe jetojme jasht, por i drejtesise eshte me i veshtire, per ti seleksionuar, kur per fat nuk kemi probleme me ta.

  10. Ylli says:

    Ju zoteri harroni gjene me kyesore qe kjo opozite aresyja me kryesore qe do te humb ne zgjedhjet e 18 qershorit eshte se u rreshtua me shume egersi kunder reformes ne drejtesi duke sulmuar SHBA dhe ambasadorin e saj per mbeshtetjen qe i dhane reformes. Valle ju mendoni se do tja falim kete veprim ? Jo se aresyetqe thoni nuk qendrojne por reforma ne drejtesi eshte aresye mbi aresyet

  11. shushica says:

    Qe ti Andush je nje zero profesionale ne gazetari dallohet menjehere ….Nuk kam qene , nuk jam dhe nuk do te jem kurre ndjekes i te djathtes , thjesht sepse sido qofte e majta te pakten formalisht eshte ne favor te shumices , pra te klases se mesme dhe te atyre qe nuk kane asnje ze ..Por .me shkrimin tend ti thjesht perpiqesh te risjellesh ne pushtet banden anarko fashisre anadollake te Berishes…Pra kuptoje Andush kjo bande nuk eshte e djathte , eshte thjesht parafashiste , sepse fashiste nuk ka kushte nderkombetare qe te jete ….Pra perfaqsuese e ekstremit te djathte oligark …E djathta oligarke parafashiste eshte nje dukuri eurolindore , por vetem ne Shqiperi ka arritur ne pushtet…Pasojat dihen , katastrofe totale …manifestuar me shkaterrimin absolut te 97..es..E pra ti Andush je zedhenes i ketyre bandave ….Sepse , pavaresisht nga problemet e medha , Rama te pakten po perpiqet ta drejtoje Shqiperine nga anarko fashizmi drejt nje shteti me disa parametra normale …Natyrisht rruga eshte e gjate dhe praktikisht une jam qe Rama mund ti lere vendin nje personaliteti te ri , me majtas , me te vendosur , me te lidhur me milionat e njerezve te thjeshte….Por gjithesesi mendoj se Rama ne nje mandat te dyte do te beje nje kthese te forte drejt te majtes moderne , nen ndikimin e Sanders , Korby, te leviszeve italiane , spanjolle.. .dhe me apo pa Meten , fitoren e ka te sigurte .Edhe per nje aresye qe ti perpiqesh ta gjesh , por nuk mund ta kuptosh , pasi ti jeton rreth vehtes , nuk ke kulture politike …E djathta ne Shqiperi mund te behet nje force qeverisese vetem ne se rikrijon nga themelet PD …ose nje parti te re .Kjo do te thote fshirje totale e klases politike berishiste me Berishen ne krye , riorganizim i borgjezise produktive , jo asaj oligarkike .
    Ideimi i nje platforme moderne te qendres se djathte sipas modeleve europiane , premtimi pr ndertimin e nje administrate meritokratike , larg shitblerjes te posteve publike , perkrahja pa kushte e rformes ne drejtesi , goditja e monopoleve oligark shtet dhe nxitja e konkurences se lire……pra ka shume çeshtje qe personalisht mendoj se aktualisht askush nuk mund ti perballoje ….Bojaxhi qe ka disa ide te tilla , duke qene i implikuar me te kaluaren , nuk mund te kete sukses …E pra Andush , Luli jot nuk ka asnje shanc , shqiptsret e dine ai i perket te kaluares , korrupsionit , vjedhjeve , vrasjeve , tradhetive , dembelizmit …pra Luli , pavaresisht shtetsise hollandeze , nuk ka asnje hollandeze apo europiane …Luli , i akuzuar per vjedhjen e milionave do te ishte shume inteligjent ne se do te kerkonte strehim diku ne vendet ku iterpoli nuk ka fuqi vepruese ….

  12. Drejtësia says:

    Ik ore bajgëëë

  13. Angjelini says:

    Ky hypkorit ne njeren ane e pranon se qeverin e kaluar e largoj vota e popullit nga pakenaqesia por nuk mendon se kete qeveri mund ta largoj vota nese qendrojne ato cfare thote. Pra sipas analizes se tij, vrasesit, spiunit dhe hajdutit Basha duhet ti dhurohet pushteti. Ashtu siq ju dhuru Bashkia e Tiranes dhe te gjithe e kemi pare se si e shkatrroj qytetin. Cfare shkerrdhat gezetari.

  14. delete says:

    Qe niveli analitik i ketij te ashtuquajturi gazetar shkon pertej amatorizmit kjo gje dihej. Por qe te dalesh ne mbrojtje te gjoja nje “te djathte” qe njihet haptasi nga shqiptaret jo si klase politike por si nje bande kriminelesh ordiner me nje axhend specifike per rrenimin e kombit shqiptar, atehere kjo do te thote or nipi shokut Hysni qe ti dhe te tere elementet e injorances plepisto-komuniste qe ti parfaqeson, akoma nuk e keni kutpuar qe e vetmja aresye qe ju mbetet ne fuqi pas 90-s nuk ishin kalkulimet dhe levizjet e zgjuara politike qe klika juaj bete per te bindur popullin shqiptar qe tu ndiqte, por thjesht mbeshtetja e pakuptueshme qe patet nga nderkombetaret per 25 vite rresht. Tani qe teli i korentit filloi tu pritet nga amasada lu-se fale ndikimit rus ne ballkan, tani po e shikon me te vertete qe edhe pse te veshur me kostume firmato pervec se te vidhni kotecat e komshiut naten e t’fshini qyrret me menge nuk keni aftesi tjeter.

  15. nikaja says:

    E TURPEROVE HYSNIUN ME KETO BUDALLEQE

  16. Jimi says:

    O nipce po akoma te ura ti!? Po nxe” nje cike a derezi, se nuk i biet murit me koke !
    Ne kete Shqiperin tone hallemadhe vec teje e Lules nuk i eshte mbushur mendja qe PS fiton zgjedhjet dhe nga forcat politike, eshte me progresistja! Sa per peralla me mbret te tuat apo te Lules , ato te qoftelargut jane me pikante, ne netet e gjata te dimrit diku prane zjarrit meqe nuk do te keni cfare te beni tregojuani ciliminjeve te lagjes apo te fshatit , se do ti kenaqni shume!
    Ti o nipce ke nje te mire se vete flet e vet degjon. Hajde mirupafshim ne 18 qershor.

  17. per delete komentuesin rrafsh nga truri says:

    po me vika fort keq me ty komentuso!

  18. Agim says:

    Artikulli me kot qe kam lexuar,nje fallsitet fallso e pa nivel,besoj se ja kane paguar pk para artikullshkruesit sa me pi nje kafe,analiste fallso pa nivel,keqardhje qe merr fryme nga b….

  19. eli says:

    Bushat!Je komplet “ORGAN” i pavarur!?

  20. Dike Mullai says:

    Gaz-TORI Andushka Bushati:- Pse nuk permend PRESIONIN e Ilir-FLORIRIT:-“Ne se PS siguron 71 Deputete, Ai kalon ne OPOZITE (?!) Qe Ai eshte Bythe-levizur , ka dhene prova ne 2009, 2013 ! Rama foli pas kesaj Deklarate te I.FLORIRIT !

  21. Poppulli says:

    O Andi fshij Qyrret sei ike hip nji karroce me nji kale gerdalle e po then qafen me te o gazetar injorant………..

  22. Poppulli says:

    O Andi fshij Qyrret sei ike hip nji karroce me nji kale gerdalle e po then qafen me te o gazetar injorant………..

  23. Palaqo says:

    KUR ZEHEN AHTLLART SHQELMAT I HANE GOMART

  24. Palaqo says:

    KUR ZEHEN AHTLLART SHQELMAT I HANE GOMART

  25. Palaqo says:

    KUR ZEHEN AHTLLART SHQELMAT I HANE GOMART

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje