Banka Botërore: Më shumë se gjysma e 15-vjeçarëve në Shqipëri, janë analfabetë

8 Shkurt 2017, 09:38Sociale TEMA

Teksa teknologjia dhe përdorimi i saj është në themel të kërkesave që kanë punëmarrësit në të gjithë boten, vende të tilla si Shqipëria e kanë të vështirë ti përshtaten nevojave të reja që paraqet tregu i punës, sipas një raporti të posaçëm “Zhvillimi Botëror 2016”.

“Nga Libani, Peruja dhe Vietnami, punëdhënësit janë në kërkim të stafeve që të punojnë në ekipe, të  mund të zgjidhin probleme, të mendojnë në mënyrë kritike. Megjithatë, në shumë vende, sistemet arsimore dështojnë për të siguruar edhe njohuritë bazë, si të lexuarit dhe numëruarit. Më shumë se gjysma e 15-vjeçarëve janë funksionalisht analfabetë në vendet me të ardhura mesatare të tilla si Shqipëria, Indonezia, Jordani, Kazakistan, Malajzia, dhe Peru”, konstaton Banka Botërore.

Institucioni financiar ndërkombëtar vë në dukje se sistemet e sotme të arsimit dhe trajnimit kanë dështuar, raporton Monitor.

Përdorimi i dixhital i teknologjive kërkon aftësi themelore njohëse, të tilla si leximi dhe numërimi. Por, një punëtor i mirë-arsimuar në shekullin e 21-të gjithashtu ka nevojë për aftësi që të jenë lehtësisht të transferueshme nëpër vende pune dhe profesione dhe të jenë fleksibël ndaj kërkesave të tregut të punës. Kjo shumëllojshmëri e aftësive gjithmonë ka qenë e rëndësishme, por tani është e domosdoshme, këshillon Banka.

Në Poloni dhe Republikën Sllovake një e pesta e të rriturve nuk mund të përdornin një kompjuter.

Në Maqedoni, 43 për qind e kompanive thonë se  aftësitë e teknologjisë së informacionit (TIK) janë shumë të rëndësishme për punëtorët, por më shumë se 20 për qind thonë se punëtorët nuk i kanë këto aftësi.

Gjithnjë e më shumë punëtorë edhe pse të kualifikuar në disa drejtime nuk mund të integrohen në tregun e punës, pasi nuk dinë të përdorin kompjuterin dhe internetin.

Por shumë qeveri në vendet në zhvillim janë duke nxitur disa shërbime publike nëpërmjet TIK.  Shërbimet  e-qeverisje janë portale të ankesave që ftojnë qytetarët të raportojnë probleme të shërbimit, ose ( “proaktive”) .

Portalet e ankesave dhe qendrat e thirrjes për reagime qytetare janë përhapur me shpejtësi në të gjithë vendet në zhvillim, por gjithësi ky reagim i shoqërisë është në një numër shume të kufizuar në  Shqipëri dhe Pakistan, thotë raporti i bankës.

9 komente në “Banka Botërore: Më shumë se gjysma e 15-vjeçarëve në Shqipëri, janë analfabetë”

  1. Albanistan em i dashtun says:

    Shume e sakte, shume e vertete. Une personalisht i referohem analfabeteve nga Veriu ne vecanti si brezi i arsimuar nen qeverisjen e Sali Berishes dhe Bandes PD qe nuk mjaftuan me terapine e shokut ne ekononomi por gjithashtu akoma dhe me keq ne art , arsim e kulture. –

    Eshte pikrerisht ky analfabetizem I papare qysh nga mbarimi i luftes qe behet shkak apo gjen shprehi ne shplarjen e trurit nga feja apo pamundesia per punesim.

    As qeveria e Edvin Rames nuk ka treguar se e ka seriozisht kete te keqe per te ardhmen e brezave.

  2. ca po thu o Shabono says:

    Pordha me rigon ?

  3. Diamond says:

    This is a MIRACLE of Sali bythshkerdhymi nga Vicidoli

  4. Elton Juca says:

    I keshilloj BB qw krahas studimit mbi intelektin te bej dhe nje studim mbi shkallwn intuitive te shoqerise Shqiptare.

  5. Albania1 says:

    Eshte gabim kjo statistik. Mare shkas nga qyteti ime i lindjes Fier qe si qark eshte i dyti per nga shkollat e mesme ( Private & Shtetrore ) dhe sipas llogjikes se thjesht nxenes ka !!
    Nuk pajohem ne kete drejtim. Nqs do thuhej ne raport me shkollimin profesional ath OK. Por te thuash qe 50% e moshes 15 jane analfabet Jooooooo !!

  6. shekulli says:

    Mendoj se jane me shume , Shqiperine Saliu e don te pazhvilluar , sepse mendon sa me shume injorant aq me shume dy gishta lart , protesta ,duke prishur pllakat e tretuareve ,per te fituar perseri SALIZIU.
    IDIOTET SHQIPETARE NUK BEJNE, AS KURSE KUALIFIKIMI. , POR ULEN NEPER LOKALE DHE THONE NUK KEMI PUNE , KUSH I MERR IDIOT NE PUNE ,KETA MESJETAR QE KANE ARDHUR NGA MALET ,NGA FSHATRAT , ME KOBURE NE BREZ ????

  7. AGIM ANASTASI says:

    NJE PERGJIGJE PER BANKEN BOTERORE. ESHTE E VERTETE ,ME SE E VERTETE. QE KUR U VENDOS SISTEMI QE PUNON PER TY SI BANKE DHE JU PUNONI PER NE, NJERZIT NUK KANE INTERES ME ,PER SCHULE APO PER LIBRIN. TE GJITHE GJEMOJNE PARANE ,E PO KESHTU TE GJITHE KUR JU THUA MIREMENGJEZ , TE PERGJIGJEN PARA. SIÇ SHIHET INTERESI PER SHKOLLE NUK QENDRON ME. AI QE KA PARANE THUHET I KA TE GJITHA, BEN DHE TE DITURUN. NE FUND TE FUNDIT DHE ATA QE KANE MBARUAR SHKOLLEN KETEJ ,KU JU SI BANKE PUNONI, MESOJNE TE SHKRUAJNE DHE SE SI FUTET DORA TE FLOKET,PER TE QETHUR. NE SE DO PYESES NJE STUDENT PERSE 1+1 BEJNE 3 DHE JO 2, NGREJNE SUPET. POR ME E RENDE ESHTE SITUATA KUR PYET NJE QYTETAR SE KUSH ESHTE BALZAKU APO HYGOI,MENDELEJEVI APO AISHTANI, NGRE SUPET I HABITUUR. NESE SHOQERIA KU JETOJME, VERTET DO TE KERKONTE DIJE, NUK DO TE ARINTE DERI NE VOTIMIN E NJE PRESIDENTI QE TERE JETEN ,NATEN E DITEN ,KA FOLUR VETEM PER PARA. AJO QE BANKA AFRON ESHTE INTELIGJENCA ARTIFICIALE QE DO SHKATEROI NJERZIMIN.

  8. Xhemi says:

    Ooo te dhjefsha BB-ne, qe n’a paska bo studim!!!!!
    Per studime dhe per shkaterrime i merrni leket ju. Po kur e moret ne dore Shqiperine ju mbas 90-tes, e moret “qilibar”. Me popullsi te mirearsimuar prej sistemit “diktatorial” dhe me anafalbetizem 0000!!!!
    Vete e shkaterruat, tani po n’a boni edhe studim me leket tona. Sikur nuk e di populli gjendjen se ku n’a cuat ju, oooo BB, USA, BE ….etc etc.

  9. Dorina says:

    A mundet qe BB te beje nje studim per shkallen e analfabetizmin ne radhet e deputeteve shqiptare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje